Arratisja, Gruevski hyri në Shqipëri nga kufi tokësor i veshur si grua?

November 15, 2018 10:13

Arratisja, Gruevski hyri në Shqipëri nga kufi tokësor i veshur si grua?

Pas shumë debateve dhe thashetheme, vetë ministri i brendshëm, Oliver Spasovski ka thënë se familja e të arratisurit Nikolla Gruevski është në Maqedoni.

“Bashkëshortja e tij ka qenë në shtëpi dhe i ka mundësuar pjesëtarëve të MPB-së të kryejnë kontrolle. Kjo është bërë edhe në shtëpinë e nënës së tij”, ka theksuar ministri Spasovski në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal5.

Të hënën kur kishte skaduar afati për të ndërmarrë masat për ndalimin e Gruevskit, policia pas urdhrit të gjykatës, ka shkuar në shtëpinë e ish-kryeministrit, por nuk ka gjetur asnjë pjesëtarë brenda shtëpisë, shkruan INA.

Ministri Spasovski ka thënë se Gruevski nuk ka ikur në rrugë ajrore, por ka shfrytëzuar kalime të “gjelbërta” në disa zona kufitare që nuk mund të mbyllen hermetikisht. Në  Maqedoni  ka spekulime të ndryshme  për mënyrën se si është arratisur ish-kryeministri drejt Hungarisë aty ku kërkoi edhe azil .

Mediat maqedonase raportojnë se ka qenë i maskuar si grua, duke përdorur pasaportë bullgare, ndërsa arratisjen drejt Hungarisë e ka bërë përmes një makine diplomatike të shtetit ku kërkoi strehim për arsye sigurie.

Ndërsa mediat serbe shkruajnë se Nikolla Gruevski ka ikur ne Hungari permes linjes se Tiranes, duke kaluar kufirin maqedonas-shqiptar me pasaporte te rreme.

“Politika” shkruan se ish-kryeministri maqedonas me një pasaportë false ka ikur drejt Hungarise duke u strehuar nje nate ne Ambasaden hungareze ne Tirane, duke u nisur me pas ne mengjes heret me avion drejt Hungarise permes linjes ajrore te kompanise se ketij vendi.

Gruevski është dënuar me dy vjet burg në Maqedoni, për shkak të një tenderi korruptiv për blerjen e një Benzi 600 mijë dollarë, kur ai ishte kryeministër.

Por, në momentet e fundit ai vendosi të arratisej drejt Hungarisë, tek miku i tij Viktor Orban.

l.h/ dita

November 15, 2018 10:13
Komento

7 Komente

  1. MET ALLKURTI November 15, 10:55

    kur do te vje dita qe te iki edhe Saliu e Iliri si ky

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku November 15, 15:23

      Iku Gramoz Ruci nga Shqiperia i veshur si grua, po u kthye perseri.

      Reply to this comment
      • Tani November 15, 17:26

        Po pastaj? Po edhe mund te kete ikur permes Shqiperise, ose jo. Kur ka ikur ka qene i lire dhe nuk ka pasur urdher arresti nderkombetar per arrestimin e tij. Kur botohet nje lajm i tille duhet te kesh fakte. A ka fakte per kete lajm. Mund te jete nje lajm i rreme i perhapur nga esadistet. Gruevski ka qene mik i te tjereve por jo i Rames. Madje Ramen e ka sulmuar keqazi per nderhyrje ne punet e brendeshme te Maqedonise kur Rama thirri ne mbledhje kreret e partive shqiptare. A mendoni kur botoni lajme te tilla. Jane mashtrime dhe genjeshtra. Duhet te keni fakte perpara se ti botoni. Jo kopjoni dhe ngjisni ketu.

        Reply to this comment
      • Valon Tarrasi November 15, 19:37

        Kush ta tha qe Gramozi iku i veshur si grua vajza jote plaku qe punon ne troruaret e Italise. Se gojet e liga duan te thone qe Mozi kontaktin e pare e beri me tet bije. Se qe ha shume ti plak kjo dihet dhe ti nuk ha kot

        Reply to this comment
        • Plaku Xhuxhumaku November 15, 22:59

          Kete punen e Gramozit qe iku ne 1992 me bisht ne shale i veshur si grua e di gjithe dynjaja or ti Valon Tarasi, po ti si duket ke lindur ne vitin 1995 dhe nuk ka pase kohe mami me ta tregue ty ket histori. Sa per te hogmen, ti ha sa per shtate se e nderron si shume shpesh kete Tarrasin me te valume e pa te valume.

          Reply to this comment
  2. Alban November 15, 11:47

    Uroj që kjo mundësi t’ju jepet dhe politikanëve tanë,në mënyrë që dhe ata të veshin fustanin e preferuar!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*