Grupi Balfin shpall fituesin e edicionit të III “Ideja Jote për Biznes”, ja projekti inovator që ia doli mbanë

January 18, 2019 12:00

Grupi Balfin shpall fituesin e edicionit të III “Ideja Jote për Biznes”, ja projekti inovator që ia doli mbanë

 

EdmondMarku, me projektin e“KompaktoritEkologjik”, u shpall fituesi i edicionit të tretë të konkursit “Ideja Jote për Biznes”, të kthyer në një traditë tashmë në Grupin Balfin.

Marku arriti që të shpallej fitues ndërmjet 25 konkurrentëve që ishin kualifikuar në fazën e parë nga qindra aplikues dhe tashmë, përveç njësuporti financiar, do të ketë edhe konsulencën e vazhdueshme tëekspertëve të Grupit Balfin, për të ndërtuar një plan ambicioz biznesi dhe për ta vënë në jetë projektin e tij.

Një pjesë e mirë e aplikuesve dhe të kualifikuarve për këtë vit kishin ardhur nga Kosova dhe Maqedonia, duke shënuar një rritje me rreth 20% tëaplikuesve, në krahasim me një vit më parë.

Idetë për biznes, në këtë edicion të tretë të zhvillimit të konkursit, e kishin kryesisht fokusin në fusha si IT (Aplikacione, Softwareetj), Ndërtim, Turizëm, Ndërmjetësim, Riciklim, Edukim, Shërbime, Siguri, etj.

Ideja fituese, pra ajo e “KompaktoritEkologjik”, konsiston në riciklimin e lehtë të mbeturinave, falë kombinimit të prakticitetit me dobinë e riciklimit. Kompaktori ekologjik është një makineri që kombinon më së miri këto dy karakteristika. Përveç ruajtjes së mjedisit, kjo iniciativë inkurajon qytetarin që të riciklojë përmes një sistemi nxitjeje. Në vetëm pak hapa, duke vendosur kanaçet, shishet plastike dhe shishet e qelqit në hapsirat përkatëse të makinerisë, qytetari mund të marrë kuponin që mund ta përdorë për blerje në biznese të ndryshme.

Çfarë është “Ideja Jote për Biznes”?

Programi “Ideja jote për Biznes” identifikon sipërmarrësit me idetë më premtuese përmes një procesi konkurrues, duke ofruar shpërblime për fituesit dhe ndihmë intensive follow-up.

“Ideja jote për Biznes” është një program që shndërron ide të mëdha në biznese të mëdha. Përmes një tradite të përvitshme, ky program ndihmon sipërmarrësit shqiptarë që kanë një ide biznesi, që të ndërtojnë një biznes të mirëfilltë.

Fitues i edicionit të vjetëm u shpall Enea Jorgo me projektin e tij “SelectApp”. Bëhet fjalë për një platfomëdixhitale e cila operon si B2B ndërmjet furnitorëve dhe bizneseve të pakicës. Kjo platformë dixhitale përfshin një aplikacion për IOS /Android si dhe Web.

l.h/ dita

January 18, 2019 12:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim