“Grupi i deputetëve”, Koçi Xoxe dhe diversantët

November 10, 2017 12:38

“Grupi i deputetëve”, Koçi Xoxe dhe diversantët

Nëse plani anglo-jugosllav e grek, nuk do të dështonte, nëqoftëse agjenturat e huaja, bandat dhe organizatat e tyre diversioniste e terroriste nuk do të dështonin, në Shqipëri do të ndodhte e paimagjinueshmja, më tronditëse e kohërave: Shqipëria do të shuhej nga harta e shteteve…

Nga Mexhit Demiri*

(Vijon nga numri i kaluar)

Gjatë fushatës së zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese, grupet ilegale të organizatës “Bashkimi Demokratik” nuk mundën të dilnin si opozitë legale e të konkurronin në përputhje me ligjin, pasi nuk arritën mbështetjen e duhur.

Fitorja e kandidatëve të Frontit, në zgjedhjet e 2 dhjetorit, i shqetësoi pa masëorganizatat dhe grupet klandestine. Krerët e organizatës “Bashkimi Demokratik”, veç terrorit të egër e vrasjeve që kishte bërë si përgjegjësin e rinisë antifashiste të Krujës, ushtarakun e lartë të Iballës në Pukë, përgjegjësin e arsimit të Shpalit, kryetarin e komitetit të Kurveleshit e shumë pjesëmarrës të luftës antifashiste, pas zgjedhjeve, nisën përgatitjet për rrëzimin me dhunë të rendit kushtetues, në bashkërendim edhe me grupet e tjera klandestine dhe me të arratisurit, brenda e jashtë vendit.25 Në vazhdim të përgatitjes, gjatë muajve janar-shkurt 1946, anëtarët e organizatës u zbuluan, u arrestuan dhe në qershor u gjykuan si terroristë. Nga këta, 9 veta morën dënime kapitale.

Zbulimi dhe dënimi i këtij grupi ishte një goditje për mbeturinat e tjera të fashizmit e të reaksionit, që ishin inkuadruar ose po inkuadroheshin në organizatat e tjera klandestine, në atë të “Grupit të deputetëve”, si dhe për të gjithë kriminelët e luftës, të cilët kishin shpresa të mëdha tek organizata “Bashkimi Demokratik” për ndryshimin e gjëndjes në Shqipëri. Pas likujdimit të kësaj organizate, organet e mbrojtjes së popullit, shtinë në dorë edhe degët e tjera të kësaj organizate, në qarqe e rrethe si në Peshkopi, Zerqan, Mat, Krujë, Korçë, Tiranë dhe në ndonjë rreth tjetër, të cilët dhanë llogari në gjyqet e popullit dhe morrën dënimin e merituar.26 Në këtë mënyrë, organizata u godit në të gjitha hallkat e saj.

Një organizatë tjetër klandestine që u formua dhe veproi pothuajse në të njëjtën kohë me “Bashkimin Demokratik” e në lidhje me të ishte organizata “Bashkimi Shqiptar”, në Shkodër nën drejtimin e Gjon Shllakut. Në këtë organizatë bënte pjesë Xh. Fausti, Mark Çuni, D. Dajani dhe Llesh Marashi. Platforma politike e kësaj organizate synonte“Përmbysjen me forcë, pushtetin popullor e për të vendosur në Shqipëri regjimin e vjetër monarkist”.

Për arritjen e këtij qëllimi krerët e organizatës u lidhën nëpërmjet Riza Danit e Gjergj Kokoshit, që kishin mundur të zinin poste në pushtet e në front, me organizatën klandestine “Bashkimi Demokratik” në Tiranë dhe me bandat e çetnikëve të Mihajloviçit në Jugosllavi. Gjithashtu lidhje të vazhdueshme kishin siguruar edhe me të arratisurit, me Pashuk e Pal Bib Miraka në Pukë, Mark Gjon Marku në Mirditë, Gjelosh Luli në Dukagjin, Ded Çoku në Lezhë si dhe me ata të Kukësit, Dibrës, Krujës. Mark Gjon Marku i kishte informuar këto grupime klandestine se ishte në lidhje me reaksionin jugosllav, me çetat e Mihailoviçit dhe se kishte në plan të hynte në Shkodër me forca të shumta. Anëtarët e organizatës dhe të grupeve të tjera propagandonin kundër pushtetit dhe reformave të tij. Në mënyrë të veçantë ata u aktivizuan gjatë fushatës për zgjedhjet e dhjetorit që t`i sabotonin. Në traktet që hidhnin i bënin thirrje popullit për rrëzimin e pushtetit me dhunë.

Organizata klandestine “Bashkimi Shqiptar” që synonte rrëzimin me dhunë të rendit kushtetues, u zbulua dhe u shkatërua në fillim të janarit 1946, megjithë këtë, situata e deriatëhershme e vendit, kishte treguar se reaksioni i brendshëm dhe i jashtëm nuk pushonin të kurdisnin plane kundër pushtetit popullor, kundër lirisë e pavarsisë së atdheut. Krahas këtyre grupeve që u sipërpërmendën, veproi dhe një organizatë tjetër, ndër më kryesoret, që pati një aktivitet më të gjerë politik, siç ishte organizata “Nacional- Demokratike” ose siç u quajt më vonë “Grupi i Deputetëve”.

 

Tirane 4 Shtator 1947. Gjyqi kunder grupit te Deputeteve. Foto: Atsh

 

Organizata “Nacional-Demokratike” u formua fillimisht me elementë që bënin pjesë në Frontin Nacionalçlirimtar. Madje, njëri nga organizatorët e saj, Shefqet Beja, mbante dhe postin e nënkryetarit të Frontit të Tiranës. Pas mbledhjes së dytë të KANÇ, në tetor të vitit 1944 në Berat, shqetësimi i tyre u rrit, për shkak të rritjes së peshës së Partisë Komuniste në Front dhe të pushtetit që po ngrihej. Për rrjedhojë, pas mbledhjes filluan takimet e bisedat individuale dhe në grupe, me qëllim që, në një kohë më të përshtatshme, të formonin një subjekt politik. Në shkurt të 1945, Shefqet Beja sëbashku me Enver Sazanin, Selaudin Toton, Kolë Kuqali, Hysen Shehun, u mblodhën në një shtëpi të Tiranës dhe formuan organizatën ilegale “Nacional-Demokratike” me kryetar Shefqet Beja (tregtar nga Durrësi, me arsim fillor), i cili, pasi u tregoi të pranishmëve se cilët ishin qëllimet e vërteta që kishin hyrë në Frontin Nacionalçlirimtar, shtroi nevojën e formimit të një organizate klandestine. “Gjendja në të cilën jemi – u tha ai të pranishmëve – shtron detyra të rëndësishme dhe urgjente… jemi mbledhur këtu – përfundoi ai – që të bisedojmë e të vendosim krijimin e një organizate nacionaliste ilegale kundër partisë komuniste”.

Gjatë muajve shkurt-prill organizata u zgjerua me elementë të tjerë dhe krijoi komitete në disa qytete të Shqipërisë. Ajo u lidh me organizatën “Bashkimi Demokratik” dhe “Bashkimi Shqiptar”. U lidh me Ballin Kombëtar të riorganizuar në mars të 1945 me porosi të Mit’hat Frashërit, ish kryetar i Ballit gjatë luftës, i cili në fillim të vitit 1945 me anë të misioneve angloamerikane, u dërgonte elementëve të Ballit nga Italia në Shqipëri një letër, me të cilën i vinte në dijeni se “në Itali ishte formuar Komiteti Qëndror i Ballit Kombëtar”, i cili ishte “siguruar” nga shërbimet anglezese brenda dy-tre muajve do të zbarkonin ushtarakisht në Shqipëri. Prandaj të gjithë elementët e Ballit që kishin qëndruar në Shqipëri, bënte thirrje, të organizoheshin e të fillonin veprimtarinë e tyre në mënyrë që, në rastin e zbarkimit të forcave angleze, të gjendej një fuqi e organizuar e Ballit Kombëtar. Anëtarët e organizatës “Nacionaldemokratike” vendosën gjithashtu lidhje me kriminelët e luftës brenda e jashtë vendit, me mbeturinat e Ballit e të Legalitetit, me bejlerë e tregtarë të prekur nga pushteti popullor. Organizata në mbledhjen e prillit zgjodhi dhe një të ashtuquajtur “komitet” prej 21 anëtarësh, ku u vendos që të vihej në lidhje me të arratisurit shqiptarë në Greqi edhe me monarko-fashistët grek, detyrë që iu ngarkua Kostandin Boshnjakut, ish drejtor i Bankës së Shqipërisë.

Duke vënë në krye të organizatave ilegale të ashtuquajturit “komitete”, e “nënkomitete qarkore”, reaksioni synonte të krijonte përshtypjen se gjoja organizatat kishin bazë të gjerë shoqërore. Në të vërtetë këto synime të reaksionit nuk mund të bëheshin dhe nuk u bënë realitet. Agjentët e shitur, mbeturinat e Ballit e të Legalitetit, thuhet në dokumente nuk i dëgjonte asnjë veç tregtarëve, pronarëve të mëdhenj, të armiqësuar me pushtetin e popullit, sepse kishin humbur pushtetin politik dhe me shndërrimet e para ekonomike po humbisnin edhe sundimin ekonomik.

Gjatë muajve në vazhdim korrik-gusht 1945 aktiviteti i organizatës dhe i anëtarëve të saj u përqëndrua në qëndrimin që duhej mbajtur ndaj zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese që do të zhvilloheshin më 2 dhjetor të atij viti. Pasi bënë të gjitha përpjekjet për t`i sabotuar ato, në përfundim ata vendosën që të mos dilnin me kandidatë jashtë Frontit por t`i paraqitnin kandidatët si përfaqësues të tyre dhe, pasi të fitonin, në momentet e përshtatshme që mund të krijoheshin pas zgjedhjeve, të formonin një grup ose parti opozitare brenda Asamblesë Kushtetuese.

Në këtë mënyrë, gjatë fushatës elektorale ata i paraqitën përfaqësuesit e tyre si kandidat të Frontit Demokratik dhe në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 disa prej tyre si Shefqet Beja, Enver Sazani, Riza Dani, Kolë Kuqali, Kostandin Boshnjaku, Sheh Ibrahim Karbunara, Irfan Majuni, Selaudin Tota u zgjodhën deputetë në Asamblenë Kushtetuese. Asnjëri nga këta nuk bënin pjesë në parti politike, madje disa prej tyre mbanin poste të rëndësishme në Front dhe në administratën shtetërore.

Pas zgjedhjes, në Asamblenë Kushtetuese, ata nuk vepruan si grup legal, por si individë, me shpresë se në të ardhmen rrethi i tyre do të zgjerohej dhe kështu do të krijohej mundësia për t’u legalizuar e për të vepruar si fraksion brenda asanblesë. Mirëpo kjo veprimtari e tyre u kuptua se në gjirin e Asamblesë po kristalizohej një grup opozitar, në kundështim me statutin e asanblesë. Në pararojë të këtij grupi ishte deputeti Riza Dani që në fillim kundërshtoi listën e presidiumit të Asamblesë, rregulloren për çështjen e imunitetit dhe të mandatit të deputetit si dhe projektstatutin e Republikës Popullore të Shqipërisë, i cili, sipas tij, përshkohej nga ideologjia komuniste. Ai u shpreh hapur për një demokraci liberale. Deputeti Nako Spiru, në emër të shumicës së deputetëve e cilësoi Riza Danin si pararojë të reaksionit, kurse lirinë dhe demokracinë që kërkonte, si liri dhe demokraci për kriminelët. Nga ky moment deputetët opozitarë vendosën të mos dilnin hapur, por të punonin në klandestinitet për të kundërshtuar ligjet dhe reformat që do të ndërmerreshin.

Me reformat që nisën të zbatoheshin nuk qenë dakord dhe pronarët e mëdhenj të tokave dhe të fabrikave, madje nisën të kundërshtonin hapur. Këtë situatë u përpoqën ta shfrytëzonin deputetët opozitarë, për të shtuar rradhët e organizatës së tyre të fshehtë dhe për intensifikuar veprimtarinë e tyre duke kundërshtuar reformat që binin ndesh me interesat e tyre. Organizata “Nacional-Demokratike”, si përfaqësuese e shtresës së pasur, që ishin prekur nga reformat demokratike, kundërshtoi hapur ligjin për tatimin e jashtëzakonshëm mbi fitimet e luftës dhe udhëzonin tregtarët e fajdexhinjtë të rezistonin e të mos e paguanin atë.39 Ajo u shpreh hapur kundër reformës agrare që prekeshin pronarët e mëdhenj të tokave, madje u bëri thirrje fshatarëve që të mos e punonin tokën e dhënë nga reforma. Ndërkohë krerët e organizatës u lidhën dhe me të arratisurit politik dhe i nxitën ata të ndërmerrnin veprime të armatosura kundër komiteteve të fshatarëve të varfër. Ata kundërshtuan reformën arsimore që bënte të mundur arsimin e detyrueshëm dhe falas për të gjithë shtresat.

Veprimtaria e organizatës mbështetej e nxitej nga agjenturat e huaja, të cilat ishin të interesuara për ndryshimin e situatës politike. Në gusht 1946 krerët e organizatës bënë një mbledhje të fshehtë, në të cilën u diskutua gjëndja në vend. Mbledhja arriti në përfundimin se “ishin pjekur kushtet” për të goditur me armë pushtetin popullor.

Pas mbledhjes Gjergj Kokoshi dhe Riza Dani, krerë të organizatës, shkuan në Shkodër dhe në korrik të 1946 ngritën një të ashtuquajtur “komitet të përkohshëm”, i cili vendosi që nga zonat fshatare të Postribës, të ndërrmerrej goditja e Shkodrës, me shpresë se kështu do të nxitej ndërhyrja nga jashtë vendit që do të çonte në rrëzimin e qeverisë së Tiranës. Komiteti u lidh dhe me të arratisurit politik, ndër ta dhe me Jup Kazazin. Pasi grumbulluan rreth 300-450 vetë, në të gdhirë të 9 shtatorit 1946, ata sulmuan Shkodrën në tre drejtime. Sapo u dëgjuan të shtënat e para, repartet e garnizonit të Shkodrës kundërvepruan me ashpërsi. Në këto rrethana forcat kryengritëse pasi lanë disa të vrarë u tërhoqën me qëllim që t`i shpëtonin goditjes. Megjithatë organizatorët kryesorë u kapën dhe iu dhanë gjyqit ushatarak. Para trupit gjykues ata deklaruan se nxitësi kryesor kishte qenë R. Dani. Për këtë arsye në dhjetor 1946 atij iu hoq imuniteti dhe u arrestua. Në maj 1947 u arrestuan dhe anëtarë të tjerë të organizatës. Në shtator 1947 u zhvillua gjyqi kundër tyre. Ata u akuzuan si elementë terroristë që kishin dashur të përmbysnin me dhunë pushtetin, duke shpresuar dhe në ndihmën e anglo-amerikanëve. U akuzuan se ishin lidhur me Sillogun Vorio – Epiriot në Greqi, nga të cilët merrnin udhëzime dhe ndihma në të holla. Në përgjithësi akuza u pranua nga të pandehurit, madje kreu i kësaj organizate, Shefqet Beja deklaroi hapur se “kam qenë dhe jam armik i pushtetit të sotëm në Shqipëri…se kishte qenë i prekur nga tatim fitimet e luftës nëdy milion franga ari dhe nga shtetëzimi i një objekti që kishte pasur me 290 aksione, nga 100 franga secili”. Trupi gjykues dha për 21 veta dënime kapitale dhe për të tjerët dënime të ndryshme. Pas këtij proçesi, organizata hyri në histori si “Grupi i Deputetëve”.

Është e nevojshme të theksohet se gjykatat dhe gjygjet e zhvilluara në vitet e para pas çlirimit, në situata të ″acarta″ politike, nuk mund të mos kenë patur dhe anësitë e tyre subjektive që në lartësinë e viteve shihen në tjetër këndvështrim. Megjithatë historia na mëson se ngjarjet dhe fenomenet merren të lidhura ngushtësisht me kohën dhe rrethanat, në të cilat ato ndodhin. Gjykimet dhe dënimet e dhëna ndaj bashkëpunëtorëve të nazifashizmit synonin të afirmonin vlerat e LANÇ dhe të ruanin e të mbronin vazhdimësinë e pushtetit të popullit të dalë nga lufta çlirimtare.

Shkatërrimi i bandave terroriste

Dështimi i planit për ndarjen territoriale të Shqipërisë

Në vitet e para, pas çlirimit të vendit, veç organizatave klandestine, vepronin edhe një numër bandash të armatosura, në arrati. Sipas një raporti të Ministrisë së Punëve të Brendshme, qershor 1946 ky numër arrinte mbi 600 banda, siç ishte ajo e Gjon Markut në Mirditë (ish ministër i brendshëm i periudhës së luftës), biri i Bajraktarit Gjon Marka Gjonit, i arratisur jashtë shtetit, banda e Muharrem Bajraktarit në zonën e Kukësit që bashkëpunonte me Drazha Mihajlloviçin, kreun e çetnikëve serb (dënuar në Beograd për tradhëti të lartë), sipas dëshmisë së këtij të fundit në gjyq, Cen Elezi në Dibër, bajraktari i Pukës, të cilët bashkëpunonin në mënyrë permanente me reaksionin e jashtëm, me bandat diversioniste që hidheshin nga toka, ajri e deti për të përmbysur rendin kushtetues.Vetem gjate viteve 1945-1954 u hodhën në Shqipëri rreth 900 banda të armatosura që përbënin një numër të madh mercenarësh, nga të cilët u shkatërruan mbi 4.000 diversantëtë arratisur si dhe qindra grupe, agjent e bashkëpunëtorë të tyre, me 3000 pjesmarrës, shumica e të cilëve i përkisnin UDB-ës Jugusllave.

Banda e diversionistë mercenarë që përgatiteshin e stimuloheshin nga shtetet ku ata vepronin, kryesisht në Itali (Maltë), Greqi, financoheshin nga terrorizmi ndërkombëtar, në kundërshtim me normat e miratuara nga vetë këto shtete. Pas vitit 1948 Jugosllavia ishte bërë bazë kryesore ku organizoheshin veprimtaritë e zbulimeve jugosllave, angleze e greke kundër regjimit të Tiranës.Ndërkohe, legata Jugosllave në vend ishte bërë çerdhe e UDB-së. Ajo nxiste pakënaqësi në masat punonjëse, rekrutonte elemente të pakënaqur e kundërshtarë të pushtetit.

Bënte sabotime në ekonomi duke i shkaktuar asaj dëme të pallogaritshme, incidente kufitare, provokacione të shumta ushtarake në rreth 5000 të tilla, nga ajri e toka, që organizonte qeveria e Beogradit me monarko–fashistët Grek. Këto të fundit, me bandat e Napoleon Zervos, masakruan, në mbarim të luftës popullsinë çame, mbi 30.000 burra, gra e fëmijë dhe shpërngulën nga vatrat e tyre, mijëra të tjerë.

“Vetëm në vitin 1950-shovinistët grek-dërguan 56 banda me 294 vetë si ajo e G. Priftit, H. Matjanit, P. Milecit, me detyra propagandistike, nxitje arratisjesh, organizim të rrjetit agjenturor, kryerje aktesh terrori e diversioni etj“. Provokacionet dhe hedhja e bandave diversioniste ishin parapërgatitje për një intervencion të hapur në Shqipëri, i planifikuar dhe i nxitur nga shërbimet sekrete angleze, jugosllave e greke.

Në një raport të shërbimit sekret amerikan i vjeshtës së vitit 1949, shkruhet për një plan bashkëpunimi anglo-jugosllav e grek sipas të cilit Shqipëria duhej ndarë në tre pjesë: Veriu t‘i shkojë Jugosllavisë, Jugu t‘i shkojë Greqisë dhe ajo që mbetet, Shqipërisë (marrëveshje top sekret, dt. 15 shtator 1949). Plani për ndarjen e Shqipërisë, ishte dakordësuar në bashkëpunim të plotë me liderët e emigracionit shqiptar “Shqipëria e Lirë“, Mit‘hat Frashëri, Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Seit Kryeziu, Gani Kryeziu. Ky i fundit ishte angazhuar se do të sulmonte Shqipërinë e Veriut, me forcat që dispononte. Në takimet e tyre me emisarët e Titos, në Trieste, më 19 tetor 1949 u nënshkrua, ajo që u quajt “Marreveshja e Liderëve Shqiptar me Titon“, ku u ra dakord, që influenca italiane të përjashtohej që Shqipëria të mos kishte më pretendime territoriale për Kosovën.

Nëse plani anglo-jugosllav e grek i sipërpërmendur, nuk do të dështonte kundër Shqipërisë, nëqoftese agjenturat e huaja, bandat dhe organizatat e tyre, diversioniste e terroriste nuk do të dështonin, siç dështuan me disfatë të plotë, gjë që e ka konfirmuar edhe kryeministri anglez Toni Bler, në Shqipëri do të ndodhte e paimagjinueshmja, më tronditëse e kohërave. Shqipëria do të shuhej nga harta e shteteve. Veteranët e luftës, partizanët e lirisë, shqiptarët patriot e mëmëdhetarë, do të shkonin në plumb ose do të dergjeshin nëpër burgje dhe Shqipëria do të ripushtoheje do të sundohej nga kolaboracionistët nazi-fashistë, të cilët të mbështetur nga ato shtete që do t’i sillnin në krye të vendit, njëherësh mercenarë të tyre, do të ushtronin diktaturën më barbare të kohës moderne. Por kjo nuk ndodhi. Merita i takon popullit shqiptar, udhëheqjes së urtë e dinjitoze, që e shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi territorial, jo më pak, por dy herë. Një herë, me Luftën Nacional Çlirimtare që bënë kundër okupatorëve nazi-fashistë dhe arritjen e çlirimit të vendit, me sakrifica të panumërta, deri në sublim e dëme te shumta materiale. Herën e dytë, me asgjesimin, pas çlirimit të vendit, të planeve djallzore si ai për copëtimin territorial të Shqipërisë nga shovinistët e shteteve fqinje, të hedhjes së bandave e të grupeve diversioniste deri tek ndërmarrja e agresionit të hapur, me ushtri e armatime të rënda, të monarko-fashistëve grek, në gusht të 1949-ës, të cilët u zbrapsën dhe u përballuan me guxim, ndonëse me humbje të ndjeshme në njerëz e dëme materiale.

 

November 10, 2017 12:38
Komento

8 Komente

  1. Arben November 10, 13:41

    KOCI XOXE ISHTE ME SERB SE SERBET,

    DONTE TI SHIKONTE SHQIPETARET NE HELL.

    Reply to this comment
    • ELIOT November 11, 21:29

      DIVERSANTI ME I MADH ISHTE ENVERI …SE TRADHETOI QEMAL STAFEN … JA FALI KOSOVEN SERBIT … E BERI SHQIPERINE ME TE MJERIN NE EUROPE … DHE SI FINITO MASAKROI TE GJITHE ISH PARTIZANET E VENDIT …. E THEKSOJ MIRE …TE GJITHE …. SHIKONI FOTO TE ENVERIT ME PARTINE NE 1945 … DHE SHIKOJEN NE 80 … JANE TE VRARE TE GJITHE … NGA HITLERI ENVER …QE SAJONTE ARMIQ KOTI ..PE TI MBUSHUR MENDJEN POPULLIT …..SE KA AMIQ .SE NUK FLENE …. NE TE VERTETE ISHIN ATO QE JA THONIN REALITETIN NE SY …SI TUK JAKOVA ….QE I THA SE PARTINE KOMUNISTE …. E FORMUAN SERBET ….. DHE CFARE BERI ENVERI ..????? E QUAJTI TRADHETAR …. KESHTU ESHE ME TE TJERET …..MJAFT E RREJTET POPULLIN ME INTRIGAT E ENVERIT .. EDHE LOPET E KUPTUAN KUSH ISHTE HITLERI ENVER…MERCI

      Reply to this comment
  2. Washington Post....1 march 1946 November 10, 14:17

    NE VEND TE HYRJES

    NA FALNI PER MATERIALIN E GJATE POR ESHTE “LAKMUESI” ME I MIRE PER TE ZBULAUR
    SE AMERIKA DHE ANGLIA
    NUK KISHIN LUFTE KUNDER KOMUNIZMIT
    POR PER TE REALIZUAR
    ATE QE I KISHIN PREMTUAR
    GREKEVE DHE SERBEVE

    Washington Post….1 march 1946

    .
    Materiali i meposhtem tregon se Greqia here hapur dhe here fshehur ka perkrahje nga Amerika dhe Be shume me teper se Shqiperia per aresye gjeostrategjike…

    ****.
    NDAL ATENTATIT GRABITËS NDAJ SHQIPËRISË
    .
    .
    (Çarles C. Hart, ish-diplomat i SHBA në Shqipëri
    në kohën e Zoogut (1925-1929),
    lufton me dy artikuj kundër miratimit
    të një rezolute thellesisht antishqiptare
    të përfaqsuesit Komisionit të jashtëm të Senatit Amerikan, Claude Pepper në vitin 1946.)

    LETRA E PARË

    “Uashington Post” më 1 mars 1946

    I dashur senator Pepper,

    Keni shpallur se do të bëheni mbrojtës i fushatës për drejtësi të Komitetit Grek, i cili lufton për kërkesat greke të reparacioneve kur do të bëhen traktatet e paqes me shtetet e Ballkanit…

    Këtë lëvizje të drejtësisë për Greqinë e polli C. Diamantopulos, ambasadori grek në Uashington, njëherazi kryetari i makinës së propagandës së organizatës imperialiste greke në Shtetet e Bashkuara…

    Unë çuditem, senator Pepper, në qoftë se ju e kuptoni që një pjesë e madhe e kërkesës së reparacioneve greke është e drejtuar Italisë, për të cilën qeveritë në Uashington dhe në Londër janë munduar për dy vjet ta shkarkojnë nga çdo përgjegjësi për shkatërrimet që ka sjellë në Shqipëri, Jugosllavi, Etiopi dhe Greqi… Ju thoni, senator, se drejtësia për Greqinë ka katër qëllime, dhe i treti ndër ta është ‘Kthimi i Epirit të Veriut Greqisë’.

    Kjo deklaratë arrin të thotë që të vuloset që tani një atentat ­grabitjeje kundër Shqipërisë së varfëruar, për të cilën Greqia ka 32 vjet që përpiqet. Ky i ashtuquajturi Epiri i Veriut është tani Shqipëria e Jugut, e cila mban në gjakun jetësor ekonomik atë vend të vogël dhe kërkesa ka qenë gjithnjë kaq qesharake saqë është dhënë vendimi kundër Greqisë tri herë me radhë.

    Në gushtin e 1923, Lidhja e Kombeve dërgoi një mision në Greqi për të përcaktuar në vend kufirin greko-shqiptar. Të gjithë anëtarët e atij misioni, katër italianë dhe një përkthyes shqiptar, u vranë pa mëshirë ditën që arritën në Greqi. Një mision pasardhës caktoi kufijtë e sotëm, të cilët u miratuan nga Lidhja e Kombeve. Këtë herë, një metodë më e qytetëruar po përdoret duke iu zëvendësuar juve dhe shumë nga kolegët tuaj në vend të dorës së vdekjes që u përdor kundër misionit të pafat në 1923.

    Qeveria greke nuk i kapi kurrë vrasësit, duke treguar kështu fajësinë e saj dhe për këtë i pagoi Italisë një milion dollarë si një idemnitet punitiv për këtë krim. Përveç një kohe të shkurtër prej disa muajve më 1914, ky i kështuquajturi Epir i Veriut, nuk ka qenë kurrë pjesë e Greqisë që 600 vjet e këtej. Indianët e Amerikës kanë tani tepër të drejtë të kërkojnë Virxhinian ose çdo shtet tjetër të Shteteve të Bashkuara ku kanë jetuar 300 vjet më parë.

    Meqenëse kërkesa greke bazohet në fakt në gjeografinë e vjetër, është interesante ta dimë se Straboni, një nga autoritetet më të mëdhenj mbi Greqinë e Vjetër (lindur në 64 para Krishtit), na thotë se epirotët nuk flisnin greqisht, por ilirisht, që do të thotë se ata nuk ishin aspak grekë, por shqiptarë.

    Grekët që kanë kërkuar përkrahjen tuaj, senator Pepper, janë kryesisht monarkistë grekë në Shtetet e Bashkuara të udhëhequr nga Diamantopulos, të cilët shpresojnë që të rivendosin në fron Mbretin Gjergj, muajin që vjen, pa marrë parasysh protestat e shumicës së qytetarëve grekë.

    Për të fituar simpati për Greqinë në përpjekjen e saj për të grabitur Shqipërinë e Jugut, z. Diamantopulos flet pa kursim se Shqipëria e ka shitur pavarësinë e saj në 1939, si përfundim i dallavereve të shumë viteve me Musolinin.

    Konferenca e Ambasadorëve, një simultare e Lidhjes së Kombeve, e shiti për herë të parë Shqipërinë në 9 nëntor 1921, kur votoi që ta bënte këtë vend virtualisht një protektorat të Italisë, pa marrë parasysh faktin se Shqipëria qe një anëtare e rregullt e Lidhjes së Kombeve dhe që kish kështu të drejtën e sigurimit nga Lidhja e Kombeve.

    Shqipëria e injoroi atë vepër gjer në qershor të vitit 1926, kur Musolini i kërkoi qeverisë shqiptare që të nënshkruante një dokument për pranimin e protektoratit.

    Qeveria shqiptare, për të fituar kohë, thirri ministrin britanik, amerikan, frëng dhe jugosllav, duke i informuar se vetëm 24 orë afat kish përpara se të vinte nënshkrimin. Ministri britanik, duke i keqkuptuar instruksionet e tij, protestoi kundër këtij demarshi italian dhe për fatin e tij të keq u thirr nga Austin Chamberlain, ministri i Punëve të Jashtme, i cili pranoi se veproi në këtë mënyrë, për të marrë me të mirë Musolinin.

    Si ministër i Amerikës në Tiranë, në atë kohë, unë e dëgjova këtë histori të kërkesës italiane dhe thashë se do ta raportoja në Uashington. Por, në mbarim të Luftës së Parë Botërore, duart e qeverisë sonë qenë të lidhura nga politika izolacioniste që kish vendosur Senati, i cili e përbuzi konventën e Lidhjes së Kombeve. Po kjo politikë e ndaloi Presidentin Ruzvelt që të merte masa drastike kur Musolini pushtoi Etiopinë.

    Jugosllavia dhe Franca nuk bënë asnjë veprim, dhe Shqipëria, pa një ndihmë të jashtme, iu dorëzua me padashje Italisë në një traktat që u bë në nëntor të 1926-s, i cili përgatiti udhën e invazionit italian 13 vjet më vonë.

    Duke e akuzuar Shqipërinë se i është shitur armikut, z. Diamantopulos, organizatori i lëvizjes Drejtësi për Greqinë, qëndron në një tokë që lëviz. Ai është në Uashington nën patronazhin e Mbretit Gjergj.

    Tani, senator, dëgjo!

    Kredoja jote në jetën publike ka qëndruar gjithnjë në një besim të deklaruar te vullneti i popullit. Përpara se të shkoni thellë, duke përkrahur kërkesat greke, unë ju sugjeroj të merrni vesh se ç’ndiejnë grekët për punën e një plebishiti në Shqipërinë e Jugut, të cilën ata me dhelpëri e quajnë si Epir të Veriut.

    Për shekuj me radhë Shqipëria e Jugut ka qenë e populluar në mënyrë mbizotëruese nga shqiptarë, dhe Korça, qyteti i dytë më i rëndësishëm i Shqipërisë, të cilën grekët e kërkojnë si një dhuratë speciale, është pothuajse ekskluzivisht shqiptare në popullsinë e saj.

    Udhëheqësit reaksionarë grekë kanë heshtur me dashje në çështjen e një plebishiti. Pyetini se ç’mendojnë për një punë të tillë. Miqtë amerikanë të Shqipërisë nuk kanë asnjë frikë nga vota e popullit të Shqipërisë së Jugut.

    Por, për të mirën tuaj, Senator, kini mendjen.

    Kërkesa zyrtare greke për reparacionet është paraqitur tetorin e kaluar. Shuma e përgjithshme është 10,449,566,000 dollarë, nga të cilat 5.088,517,000 dollarë i është ngarkuar Gjermanisë. Kuptohet se diferenca duhet të vijë nga Italia, e cila nuk mund të paguajë vetëm se një fraksion të vogël të një shume të tillë, as Gjermania nuk mundet të paguajë një dëmshpërblim të tillë në të holla, dhe në qoftë se po, atëherë ekonomia e Evropës dhe e botës duhet të shkatërrohet, përveç shkatërrimit të të dy vendeve paguese.

    Dhe, sigurisht, në qoftë se Greqisë i paguhen njëmbëdhjetë miliard dollarë, nuk do të mbetet asgjë për ato kombe që kanë humbur shumë mijëra herë më tepër njerëz, të holla, gjak, djersë, punë dhe lot. Grekëve, gjithnjë dallaveraxhi natyralë, u vjen mirë një gjë e tillë se shuma që ata kërkojnë do t’i jepte vendit nga 1750 dollarë për çdo njeri, grua dhe fëmijë në Greqi.”

    LETRA E DYTË

    “Uashington Post” më 11 mars 1946

    “I dashur senator Pepper,

    T’ju shkruaj juve, senator, u bë një zakon, kështu të jesh i përgatitur se ke për të dëgjuar nga unë gjersa ju keni për të treguar interes në qëllimet grabitëse të grekëve që duan të rrëmbejnë pjesën më të pasur të Shqipërisë. Kam përpara meje një kopje të rezolutës të paraqitur më 19 shkurt, me anë të së cilës kërkohet kthimi i “Epirit të Veriut” (duke futur brenda dhe Korçën), Greqisë.

    Disa muaj më parë kam dhënë në këto shtylla një histori të shkoqitur të rezolucionit tuaj, por riparaqitja e tij nga ana juaj më detyron që të bëj një përsëritje.

    Rezoluta juaj na kujton dredhinë politike të Henry C. Lodge, i cili thoshte se ishte duke vepruar në emër të disa zgjedhësve grekë në rrethet e Massachusetts. Ai pohoi injorancën e tij mbi këtë çështje, kur tha se nuk dukej se kishte ndonjë kundërshtim.

    Rezoluta juaj nuk ndryshon as edhe një fjalë ose rrokje nga rezoluta e Lodge-it që u aprovua nga Senati më 20 janar 1920, ku nuk qe bërë apeli i senatorëve të pranishëm. Ai që kryesonte mbledhjen, tha vetëm, “Meqenëse s’ka ndonjë objeksion, rezoluta miratohet”. Në atë kohë në sallë kish vetëm pesë senatorë duke qenë se edhe senatori Lodge në atë çast mungonte në sallë.

    Ato kohë Shqipëria nuk kish miq në këtë vend dhe për amerikanët Shqipëria nuk ekzistonte si shtet. Prandaj nuk kish asnjë zë që të kundërshtonte dredhinë e Lodge-it. Rezoluta e senatorit Lodge nuk kishte fuqinë e ligjit sikundër do të kishte juaja. Zoti Lodge pranon se ai mocion qe një dhuratë për votuesit grekë.

    Shqipëria u njoh nga qeveria jonë më 1922 dhe një rrymë e madhe emigrimi shqiptarësh filloi. Një fakt interesant është se një e treta e atyre emigrantëve janë tani banorë në shtetin Massachussetts. Shqipëria ka tani mijëra miq në Amerikë, të cilët janë të vendosur që t’i jepet drejtësia atij vendi të vogël.

    Në “Uashington Post” më 1 mars, kam treguar se imperialistët grekë kanë qenë mundur tri herë në përpjekjet e tyre të fëlliqura që të rrëmbejnë një pjesë të Shqipërisë. Tani unë ju tërheq edhe njëherë vëmendjen për faktin se kufiri i sotëm shqiptaro-grek u miratua nga një komision ndërkombëtar zyrtar dhe u aprovua nga Lidhja e Kombeve.

    Grekët kërkojnë Korçën. Përse?

    Në rezolutën tuaj, senator Pepper, imperialistët grekë kanë bërë të gjitha përpjekjet që të specifikojnë që Korça, qyteti më i përparuar i Shqipërisë përveç Tiranës, kryeqytet, t’i jepet Greqisë. Grekët besojnë se Korça ka mundësinë të bëhet fillimi i një qendre metropolitane nga më të mëdhatë e Evropës Jugore dhe këtu kanë të drejtë…

    Ka vetëm një grusht grekër në popullsinë e saj shqiptare. Është për t’u shënuar se Korça është qyteti më proamerikan në botë jashtë Shteteve të Bashkuara përveç posedimeve ishullore. Ndërkohë, më tepër se gjysma e popullsisë ka qenë në Amerikë dhe një pjesë e madhe ka marrë nënshtetësinë amerikane.

    Një atmosferë amerikane përshkon qytetin. Qytetarët janë progresistë dhe përpiqen të bëjnë çdo gjë sipas modës amerikane, ata janë luajalë në radhë të parë kundrejt vendit të tyre dhe në radhë të dytë kanë besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumë nga korçarët e sotëm kanë lindur në Amerikë dhe kanë vajtur në Korçë si fëmijë. Ndërsa prindërit vinin të shihnin familjet e tyre, pa u kujtuar se lejet e tyre kishin kaluar dhe e humbën nënshtetësinë amerikane nga ndryshimi që u janë bërë ligjeve tona të emigrimit.

    Senatori Pepper, mendoje prapë këtë punë.

    A do t’i linit juve gjithë këta shqiptaro-amerikanë nën zgjedhën greke? Nuk mund të ketë gjë më tragjike se kjo. Greqia është një komb tregtarësh. Më tepër se 40.000 shqiptarë banojnë tani mjerisht në guvernatoratin grek të Janinës, ku popullsia shqiptare është mbizotëruese. A do të pranoni që për hir të atyre shqiptarëve të ketë një plebishit në Janinë?

    Komiteti i rëndësishëm i Senatit që ju kryesoni ka përpara një rezolutë (Rezoluta 82), që t’i jepet Greqisë imperialiste dhe grabitqare titulli mbi një të katërtën e popullsisë së Shqipërisë dhe një të pestën e burimeve agrare më të pasura të vendit. Meqenëse Greqia nuk e ka patur të sajën tokën në posedim në 500 vjet e këtej, a nuk do të mendoni që Shqipëria, në të cilën ajo tokë bën tani pjesë, ka të paktën aq të drejtë të plotë sa ka dhe populli juaj për shtetin e Teksasit (Texas)? Shqipëria e Jugut, të cilën Greqia kërkon të marrë, është e populluar në mënyrë mbizotëruese nga shqiptarët, sikundër dhe Texas-i është i populluar nga teksanë. Të lutem, mbaji këto gjëra në mend në qoftë se rezoluta 82 e Senatit vjen që të shqyrtohet përpara komitetit tuaj.

    Një herë në të shkuarën ti dhe unë takoheshim dendur, Senator, dhe unë isha kryelartë për këtë njohje.

    Korrigjimet e vogla në Shqipëri kanë për qëllim që t’i vjedhin këtij vendi një të katërtën e popullsisë dhe një të pestën e tokës së saj më të mirë dhe që të bëjnë 230.000 shqiptarë në mes të të cilëve 150.000 muhamedanë, si skllevër.

    Grekët nuk mund të thonë se shumica e popullsisë së tokës që bisedohet është e përbërë nga grekë. Jo, dhe ata heshtën në çështjen e plebishitit dhe për arsye të mira. Le të përsëritet dhe një herë, toka që kërkohet nuk ka qenë e Greqisë që 600 vjet e këtej, vetëm rastësisht për një kohë të shkurtër në 1914. Sipas më të mirit autoritet mbi Greqinë e vjetër, populli i Shqipërisë së Jugut (i cili quhet me dinakëri si Epir i Veriut nga grekët) nuk ka qenë grek dhe as që ka folur ndonjëherë greqisht.

    Zoti Uelles, ju dhe senatori Pepper, që kini marë përsipër çështjen e imperialistëve grekë, natyrisht pa djallëzi, mund të kishit shpëtuar nga ky gabim sikur të kishit pak kulturë klasike. Dëgjoni: Virgjili ka thënë: “Unë i kam frikë grekët, edhe kur të japin dhurata”. Euripidi, vetë një grek, ka thënë: “Mos i zë besë një greku”.

    Unë e kam vizituar shumë herë Greqinë dhe këto pikëpamjet e mësipërme nuk i pranoj për sa i përket karakterit mesatar grek. Po s’ka dyshim se Virgjili dhe Euripidi, duke përfaqësuar kulturën më të lartë të kohës së tyre, kanë njohur tipin e grekut-reaksionar, imperialist dhe monarkist, si ai që ka mbushur senatorin Pepper dhe juve me rrëfime të shtrembëruara përsa u përket kërkesave greke.

    Këta grekë, mjeshtër të intrigave, kanë qenë të kujdesshëm që t’u mos ua tregojnë më as juve, as senatorit Pepper, kërkesat e plota të Greqisë, të cilat në letër do të bënin njerinë të besonte se pjesa më e madhe e gjysmës perëndimore të hemisferës së lindjes, ka qenë krijuar vetëm për Greqinë. Këtu imperialistët do të donin të ndryshonin ndoshta dhe versionin e parë të gjenezës së parë (të Biblës – K.F.): “Në fillim Perëndia krijoi qiellin dhe tokën për Greqinë”. Dhe ata nuk u kanë thënë juve se kërkojnë njëmbëdhjetë miliardë dollarë si reparacione.

    Greqia, një herë djepi i artit dhe i kulturës, nën udhëheqjen e imperialistëve të uritur, është bërë tani një shesh smire dhe lakmie që kërcënon paqen e botës. Lufta e Parë Botërore filloi në një vend më të vogël se Greqia. Këta grekë tokë-grabitës, u pëlqen që ta quajnë Shqipërinë si një shtet muhamedan të vogël, të ndyrë, barbar dhe si vend brigantësh.

    Le të më lejohet të them se Shqipëria në 50 vjet e këtej nuk ka prodhuar as një shembull brigandazhi kaq të poshtër, kaq të djallëzuar sa vrasja më 1923 në Greqi e Misionit zyrtar të Lidhjes së Kombeve që ishte dërguar të përcaktonte në vend kufijtë greko-shqiptarë.

    Edhe një fjalë të fundit, senatori Pepper.

    Zhvishuni nga këshillat dhe nga shoqëria e reaksionarëve të mashtruesve imperialistë dhe monarkistë që duan t’u bëjnë juve udhëheqës në grabitjen e një vendi të vogël dhe pa mbrojtës, që ka qenë viktimë e njerëzve dhe e kombeve të këqij për 3000 vjet e këtej”. (Uashington Post, 11 mars 1946).
    .
    Epilog
    Nga me siper del se jo vetem ne Europe por dhe ne Amerike ka zyrtare amerikane qe jane pro greqise (serbise) dhe kundra shqiperise dhe anasjelltas.Me cfare k andodhur pas 1992 besoj qe proshqiptaret ne amerike & europe jane me te pakte ne numer….pamvaresiht nga tullumbacet qe degjojme.
    .
    Ajo qe ndodhi ne 1945-1946 ne kete beteje midis nje amerikani fisnik si Çarles Hart dhe nje zyrtari amerikani progrek si senatori Claude Pepper per fat te keq ndodhi dhe pas 1991..
    .
    Nuk me ka interesuar kurre cfare ka qene Enver Hoxha..ishte shejtan apo shenjtor apo i ka patur te dyja….rendesi sot ka qe ai vend..ai shtet dhe ai komb eshte ne piken me te ulet te historise tij i poshtruar nga miqte me keq se nje pushtim nga armiqte.
    .
    .Ka ardhur koha qe ata zyrtare amerikane qe merren me shqiperine te
    HEQIN LIGJIN 70 VJECAR
    TE LUFTES ME ENVER HOXHEN
    se po e bejne si Jezu Krishtin
    ne versionin shqip….

    Reply to this comment
  3. MH November 10, 14:51

    Fantastike e prijesit E.Hoxha per ti perballue gjithe keto poshtersi,ne mbrojtje te teritorit te Shqiperis se pavarun e viti 1912.Per te qendruar solide tue mos iu nenshtruar pazarlleqeve ne coptimin e vendit dhe shuarjen e plot ne kezistencen e vet,duke dal sfidues me trofen e fitimtart ambsolut deri diten e vdekjes 11 Prill 1985.
    Por fal kapterr “filozofit” dhe “trimit”spurdhjakut te pashoq i historise kombit shqiptare.Nji fare Nishanit qe me guxim dhe pa pike turpit dekoroi gjithe ato qe bashkpunuan me armiqt e vendit si dhe dekoroi dhe riabilitoj diversant qe i sherbyen krimit me ekzekutimet e tyre ndaj njerezve te pafajshem pa perjashtue edhe adoleshentet si,Pionierin Nike Pjeter Ndreka nga alpet ma te bukura te veriut Vermoshit.
    Populli le te zgjedhin dhe ti vendosin moralit te dy sistemeve.Ati Monist me kete sot Kapitalisto pluralist tregut.

    Reply to this comment
  4. Lili November 10, 17:01

    Pafytyresia e autorit shkon deri ne akuza qe njerezet me goje te vete i kane demantuarZogu per shembull vete ka deklaruar ma mire enver Hoxha se plani qe iu keni pregaditur.Edhe kur nuk mundeni me thane se kupi abaz ermenji edhe gjithe ato diversanta ishin per coptimin e Shsiperise.Kur se ne i njohim e kemi jetuar me ta. .kjo propaganda pa asnje fistancim as ne fjalorin e perdorur e zbeh shkrimin edhe e bene te pa pranueshme sot.

    Reply to this comment
  5. ELIOT November 10, 18:42

    KY MEXHIT DEMIRI QENKA ME TE VERTETE I TRASHE …. KUR E GJITHE BOTA E DIN SE ENVERI TE GJTHE ATO QE SJA LEPININ… QE JA THONIN TE VERTETEN NE SY ….. I QUANTE TRADHETARE DIVERSANTE OSE ARMIQ TE POPULLIT … KUR TUK JAKOVA I THA NE SY …… SE PARTINE KOMUNISTE E FORMUAN SLLAVET DHE JO TI ENVER HOXHA …. CFARE .. BERI E QUAJTI TRADHETAR I POPULLIT .. SEPSE SI VINTE MIRE …KUR AJO SHOQJA E LICEUT I THA SE ESHTE MEDIOKER NUK KA IDE DEMOKRATE ….. CFARE BERI ……E PUSHKATOI SIKUR VURI BOMBE NE AMBASADE E RUSISE ….PRAP NJE RRENE QE E SAJOI ME MEHMETIN DHE PUSHTAT E TJERE … BOLSHEVIKE …PRANDAJ COBANI MEXHIT KETO PERRALLA SHKO TREGOJA ANALFABETEVE JO MUA …. TRADHETARI ME I MADH NE SHQIPERI ISHTE ENVER ME PARTINE FASHISTE KOMUNISTE ….QE VRANE ME SHUME SE NAZISTET DHE ITALIANET SE BASHKU NE SHQIPERI ….. SI SKENI TURP QE RRENI PA LIMITE .SI SKENI PAK SEDER …PAK GJAK SHQIPTARI … PAK DINJITET MORE I CMENDUR …MORE BAJGE E DEMOKRACISE ..MORE BAJGE E LIBERTESE …PER HIR TE LIBERTESE TREGO TE VERTETEN MORE FSHATAR .MORE ……….HE KY AMERIKANI QE JA THITHKA ENVERIT ..PA AMERIKEN TI DHE RRACA JOTE DO TE ISHINT GJERMANIE OSE SERBIE …SE RUSI JA KA FRIKEN AMERIKES JO EUROPES ….TETE DE BITE …

    Reply to this comment
  6. demo November 10, 21:08

    Boll me kete katundar debil?Duket qe ne resme,I kane mbetur fletoret e formave te edukimit ne sirtar dhe po i boton pas 30 vjetesh ne gazete.

    Reply to this comment
  7. katarakti November 10, 22:18

    Ne kete shkrim duket sikur po lexon historine e partise se punes te Shqiperise. Plot me genjeshtra dhe mashtrime. Grupi i deputeteve qe u eliminua nga kriminelet komuniste ishte perpjekja e pare legale per te vendosur demokracine ne Shqiperi. Te gjithe ata deputete ishin figura te njohura dhe te respektuara ne popull. Qe kishin marre pjese ne luften Nacional-çlirimtare, Madje disa prej tyre ishin ne udheheqje te Frontit Nacional- çlirimtar. Por “krimi” i tyre ishte se donin nje Shqiperi demokratike dhe properendimore. Siç e kishte zakon Enveri i etketoi keta si spiune, agjente, poliagjente etj etj. Ata u arrestuan dhe u ekzekutuan megjithese ishin deputete te zgjedhur nga populli.Keshtu filloi tirania e Enver Hoxhes ne Shqiperi. TIrani qe zgjati 45 vjet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*