‘Grupi i Treblovës’/ 29 vite burg për 4 të arrestuarit

February 8, 2018 16:35

‘Grupi i Treblovës’/ 29 vite burg për 4 të arrestuarit

 

Ditën e sotme Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për 4 të arrestuarit e grupit “Treblova” në Vlorë, ku u sekuestruan një vit më parë plot 7250 rrënjë kanabis në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë.

Raportohet se Prokuroria kërkon në total 29 vite burg për 4 të pandehurit, konkretisht 9 vjet burg për Taulant Haxhirajn, 8 vjet burg për Shkëlqim Koçiajn, 8 vjet burg për Marjus Bajramin dhe 4 vjet burg për Xhovalin Bacon.

Të pandehurit akuzohen për “Kultivim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Kujtojmë se në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndronte Taulant Haxhiraj, i cili, bashkëpunonte ngushtë me punonjësin e Policisë, Renaldo Avdulaj, si edhe me disa persona të tjerë. Këta të fundit kishin për detyrë marrjen e masave konkrete për kultivimin, magazinimin dhe më tej, shpërndarjen e lëndës narkotike.

4 të pandehurit përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit për shkak se çështja po gjykohet me kohë të shkurtuar.

February 8, 2018 16:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*