Kapet grupi që dyshohet për sulmet me tritol në Fushë Krujë (FOTO)

Mark Brunga April 19, 2014 18:24

Kapet grupi që dyshohet për sulmet me tritol në Fushë Krujë (FOTO)

Në fillim kanë hedhur një sasi eksplozivi në derën e Komisariatit të Fushë-Krujës, me qëllim që të çorientonin policinë në kontrolle dhe aksion, për të realizuar trafikimin e ngarkesës me tritol. Por duket se plani i grupit kriminal ka dështuar edhe fal filmimeve të kamerave të sigurisë, që pasi janë krahasuar me të parat, kanë çuar agjentët tek emrat e të dyshuarve. Jo vetëm është goditur grupi i dyshuar, por janë sekuestruar edhe 30 kilogram tritol i ndarë në 100 kallëpe të gatshme për trafikim.

Dy prej personave u arrestuan, një u shoqërua (në foton kryesore), ndërsa tre të tjerë u shpallën në kërkim nga policia vendore. Në operacion morën pjesë mbi 100 forca të policive Krujë, Fushë-Krujë dhe Durrës, ndërsa u mbështetën edhe nga FNSH-të. Burime zyrtare njoftuan se pas operacionit të koduar “Detonatori”, ndaluan në orët e para të mëngjesit të dyshuarit Dorjan Picorri, 28 vjeç, Sajmir Ajazi, 34 vjeç, shoqëruan Redi Ndreun, 30 vjeç, banues në Krujë, ndërsa tre u shpallën në kërkim 2dhe emrat e tyre nuk u bënë publik. Policia bëri me dije se ky grup dyshohet edhe si përgjegjës për atentatet me eksploziv ndaj Komisariatit dhe institucioneve vendore gjatë katër muajve të fundit.

Shkak kanë qenë jo vetëm hakmarrja për aksionet policore, por edhe krijimi i kaosit dhe pasigurisë për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm. Për të humbur gjurmët, 6 të rinjtë mësohet se ishin zhvendosur nga Kruja me banim në zonën e Tiranës. Por shkonin shpesh në Krastë, ku edhe kryenin veprimtarinë e paligjshme të trafikut të eksplozivit. Mbanin lidhje me furnizues të lëndëve plasëse dhe blerës, për qëllime të ndryshme. Kurse nga situata e pasigurisë përfitonin, duke kryer aktivitet nën hundën e policisë, që i është dashur të merret me hetimin e sulmeve.

Tritoli i kapur

Tritoli i kapur

Një sasi eksplozivi u hodh mbrëmjen e së premtes, rreth orës 22:00, në derën e pasme të Komisariatit të Fushë-Krujës, pjesa e oborrit të brendshëm, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Sipas hetimeve të kryera, rezulton se dy prej të rinjve kanë pasur si plan sulmin e komisariatit, kurse të tjerët do shfrytëzonin kaosin për të kaluar lëndën plasëse nëpërmjet rrugëve dytësore drejt Tiranës. Policia tha se sekuestroi ngarkesën në fjalë në një makinë në zonën e Krastës. Ndaj Komisariatit Fushë-Krujë kanë ndodhur edhe dy sulme të tjera me eksploziv më 20 janar dhe 3 mars të këtij viti, me dëme materiale në makinat e policisë dhe të bllokuara. (Foto: Pamje nga materialet e bllokuara)

Mark Brunga April 19, 2014 18:24
Komento

18 Komente

  1. zeni April 19, 18:35

    Rrasini ne burg per terrorizem e per tentative vrasje e mos i lini te dalin pa marre 30 vjet ne biruce.

    Reply to this comment
  2. Hate April 19, 18:45

    Bravo policise,ne biruce beuni nenen..se ben vaki qe gjykatat mund ti lirojne si te tjeret.Keto grupe kriminale marrin udhezime nga pinjoll te kryekorruptuesit,sa te mbarojne keta-policia do te ket shume pune

    Reply to this comment
  3. Tiranasi April 19, 19:39

    Keto jane suksese.Pak levdata dhe pune,pune.Populli shikon dhe ju vlereson

    Reply to this comment
  4. LORA April 19, 19:55

    Sot eshte dita e 108-te nga 31 dhjetori i 2013-es,ne mbremjen e te ciles u vendos tritoli ne shtyllen e tensionit te larte ne Milot.
    Kur do te identifikohen terroristet e ketij akti ? A po punohet ende ne kete piste hetimi apo eshte mbyllur?
    Per mua cdo dite qe kalon ,pa vene ne pranga autoret,sherben vetem si nxitje dhe frymezim per terroristet.Nuk e kuptoj pse mungon informacioni per kete akt ,me peshe tejet te rende terrorizmi antikombetar.

    Reply to this comment
  5. kanan tafili April 19, 20:54

    Jo ne burg po futjani nga kallep tritoli ne prapanice dhe me fitil te ndezur beni qe te kecejne napoleonin se e ka hak fllelliqesirat..

    Reply to this comment
  6. Ladi April 19, 21:01

    Nje plum kokes per secilin nga kto maskarenj !!!

    Reply to this comment
  7. myzeqari April 19, 22:30

    Ore shteti ti zgjidhe shume gjera vete ashtu si amerika. E kape kriminelin futi nje ampule me afat per 6 muaj dhe iken me ballin larte krimineli. Ndryshe nuk shpjegohet per se i mban cfare fiton nga ata.

    Reply to this comment
  8. aratisur,syrgjynosur April 19, 22:54

    plumbin e kane pak

    Reply to this comment
  9. fat man April 19, 23:35

    Merini ne pyetje mire se jane grupe qe mbeshteten nga PD dhe Sali C4. Nga nje cope dinamiti futuani ne bythe se aty e meritojne kriminelet.

    Reply to this comment
  10. xhino April 19, 23:57

    nga nje pako tritol ne bythe e kane pak keta qener

    Reply to this comment
  11. MARKO April 20, 00:11

    A thua do dale ajo Grida Suma, a Silvi Zbardhi te mbrojne kriminelet?

    Reply to this comment
  12. drejtesi April 20, 04:08

    morrat e saliut po bien ne pranga….yyyyyyy rrace shpellaresh…rrofte policia

    Reply to this comment
  13. ismeti April 20, 06:49

    antar te bandes se salistanit

    Reply to this comment
  14. Re'i April 20, 08:25

    Do ishte mire, qe policia gjate hetimit te shikoj perkatesine partiake te ketyre tritolvensve, me cilen force politike jane aktivizuar gjate fushatave elektorale.Kjo per faktin se veprimet e tyre tregojne hapur perpjekjet per destabilizimin e rendit. Kjo me qellim qe policia te orientoj forcen zbuluse ne te ardhmen, por jo te iinvestigoj kundershtaret politik te mazhorances.

    Reply to this comment
  15. pellazg 100% April 20, 10:00

    Fiksojini mire provat materiale qe mos guxoje prokuror dhe gjyqtar ti lere ne gjendje te lire.Ti urojme punonjesit e policise qe realizuan edhe pse me vonese, kapjen e kriminelave.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*