Grushta arbitrit në Peqin, FSHF: Policia të marrë urgjentisht masa

December 14, 2019 18:36

Grushta arbitrit në Peqin, FSHF: Policia të marrë urgjentisht masa

Fusha e gjelbër, veç rezultateve sportive vazhdon të prodhojë edhe dhunë.

Rasti i fundit u shënua sot në Peqin.

Takimi i javës së 11-të midis Shkumbinit dhe Dinamos u mbyll në mënyrën më të shëmtuar.

Një grup tifozësh peqinas zbritën në fushë dhe iu turrën gjyqtarit kryesor të sfidës Sokol Bebja duke e goditur me grushta.

Revoltimi erdhi për shkak të pretendimeve të skuadrës së Shkumbinit dhe tifozëve të tij në lidhje me gjykimin e Bebjas.

Ky i fundit u arrit të nxirrej me vështirësi nga stadiumi.

Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar Federata Shqiptare e Futbollit, e cila dënon aktin vandal të dhunimit të arbitrit Sokol Bebja në ndeshjen Shkumbini-Dinamo në qytetin e Peqinit.

FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar agresorët në fjalë dhe kërkon nxjerrjen e tyre të menjëhershme para ligjit, bazuar në nenin 274/A të Kodit Penal.

FSHF garanton se do ta ndjekë deri në fund këtë çështje në të gjitha instancat e drejtësisë.

FSHF thekson se nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e autoriteteve sportive dhe ndërhyrjet e huliganëve në dëm të cilitdo në ambjentet sportive.

j.l./ dita

December 14, 2019 18:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim