Guardiola: Ja pse u largova nga Barcelona?

March 18, 2014 19:03

Guardiola: Ja pse u largova nga Barcelona?

Pep Guardiola është larguar nga Barcelona pasi nuk arrinte t’i motivonte lojtarët në fushën e lojës. Pep Guardiola ka zbuluar arsyet e largimit nga Barcelona në verën e vitit 2012. “Nëse si trajner nuk arrin të motivosh lojtarët e kupton se ka ardhur momenti për t’u larguar.

Ato ishin momente vërtet të trishtueshme për mua”, ka thënë strategu panjollë. “Një prej momenteve më të trishtuara të karrierës time te Barcelona ishte eliminimi i vitit 2012 në Champions League nga Chelsea. Ne ishim shumë herë më lart se kundërshtarët, por pësuam një gol të evitueshëm që na eliminoi dhe kjo ishte një disfatë e madhe për mua. Ai ishte një nga momentet kur e pashë veten të pafuqishëm për të drejtuar skuadrën”, ka thënë ai. Pavarësisht momenteve të vështira, Guardiola ruan shumë kujtime të bukura nga vantura pesëvjeçare te Barcelona.

“Arritëm suksese të pabesueshme duke fituar 14 trofe në vetëm 4 vjet dhe kjo ishte periudha më e lavdishme e kësaj shoqërie. Me Barcelonën kam fituar gjithçka si trajner dhe lojtar dhe e kuptova në kohë se me kalimin e viteve gjithçka do të bëhej më e vështirë”, tha Guardiola. Ai ka thënë se transferimin në New York, pas largimit nga Barcelona e ka bërë me qëllim që t’i mbushë bateritë.

March 18, 2014 19:03
Komento

1 Koment

  1. endri March 18, 20:39

    ka gabime ortografike ky shkrim!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim