Guardiola kërkon Iniestën, gati ribashkimi te Manchester City

March 4, 2018 11:28

Guardiola kërkon Iniestën, gati ribashkimi te Manchester City

 

Transferimi i Philippe Coutinho te Barcelona në janar të këtij viti ka shtuar ndjeshëm zërat se mesfushori spanjoll i ekipit “blaugrana” Andres Iniesta do të largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni.

Por interesimi për një nga lojtarët më të mirë në botë nuk mungon dhe ai që po këmbëngul më shumë për ta marrë në skuadër sezonin tjetër është Pep Guardiola, që është gati t’i ofrojë një fanellë prej titullari te skuadra e tij e Manchester City.

Trajneri e njeh mjaft mirë Iniestën, pasi së bashku kanë qenë te Barcelona disa sezone më parë, ku dominuan në Spanjë dhe në Europë në vitet 2008-2012.

Iniesta, 33 vjeç, ka nënshkruar një kontratë të përjetshme me Barcelonën në tetor të vitit të kaluar, por burime nga Spanja shprehen se situata mund të ndryshojë deri në fund të sezonit.

Ardhja e Coutinho-s duket se do të largojë Iniestën nga Barcelona

Ardhja e Coutinho do të ndikojë në këtë transferim të mesfushorit spanjoll, në kërkim të një aventure të re.

Guardiola po i mban “sy e veshë hapur” për të marrë të reja nga Spanja për të mësuar nëse lojtari do të jetë i disponueshëm për të lëvizur verën e ardhshme dhe të sjellë në Premier League, pas më shumë se 700 ndeshjes me fanellën e Barcelonës, ku ka fituar gjithçka.

Largimi është i mundshëm, duket qenë se të njëjtën gjë bëri edhe Xavi në vitin 2015.

a.s/dita

March 4, 2018 11:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*