Guardiola: Napoli ekip më i mirë në Europë

October 18, 2017 12:02

Guardiola: Napoli ekip më i mirë në Europë

Pepe Guardiola tekniku i anglezëve nuk i ka kursyer komplimentet për skuadrën italiane në përfundimin e ndeshjes Napoli- Manchester City, ku ky i fundit fitoi me rezultatin 2-1 mbrëmjen e djeshme në “Champions League”.

“Unë nuk pres që të kontrolloj 90 minuta lojë, aq më tepër ndaj Napolit, që ka një ekip të jashtëzakonshëm. Në pjesën e parë ishim shumë mirë, shënuam dy gola, mund të shënonim edhe të tretin e të katërtin. Pastaj nuk mundëm t’i përfundonim kundërsulmet tona.” , tha ai.

I pyetur për nivelin e Napolit ai u shpreh se ka një aftësi të madhe për të luajtur shpejt dhe thjeshtë, me një ose dy prekje. Askush nuk e humb topin dhe askush nuk i jep tri prekje.

“Kjo është arsyeja pse ka qenë shumë e komplikuar ndaj Napolit. Është një nga ekipet më të mira, me të cilin jam përballur si profesionist. Nëse nuk luani mirë, nuk mund të fitoni. Ne e kemi bërë mirë detyrën, prandaj jam shumë i lumtur. Sa i përket Napolit, jam shumë i sigurt se është një nga ekipet më të mira në Europë, tani për tani. Është një nga ditët kur jam krenar, sepse e di se kundër cilit ekip kemi fituar. Nëse Napoli nuk ka lëndime, natyrisht, mund ta fitojë Seria A.”, ka përfunduar Guardiola.

October 18, 2017 12:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*