Guardiola ngre dyshime mbi titullin e fituar nga Reali i Mourinhos

July 5, 2017 11:18

Guardiola ngre dyshime mbi titullin e fituar nga Reali i Mourinhos

 

Gjatë një interviste të dhënë për “Esportiu”, Pep Guardiola kanalizuar sezonin e parë të kaluar në drejtim të Manchester City-it dhe i ka dhënë një thumbim rivalit të tij Jose Mourinho, duke kujtuar përballjet e tyre kur drejtonin respektivisht Barcelona-n dhe Real Madridin.

Sezoni i dytë te City? Shpresoj të ndihem mirë si në të parin. Sepse kështu ka qenë. Ka njerëz që thonë se gjërat nuk kanë shkuar mirë, por nuk janë të shumtë. Ka punuar shtatë vite si trajner profesionist dhe kam fituar gjashtë kampionate dhe, për sa i takon atij që kam humbur (me Barcelonën kundër Realit të Mou), mund të thuhen shumë gjëra”, ka thënë trajneri spanjoll.

“Kam shkuar gjithmonë në gjysmëfinale të Champions League. Këtë vit nuk e kemi bërë këtë, por as Barcelona nuk ka shkuar çdo vit në gjysmëfinale. Manchester City është një skuadër e madhe, ka marrë pjesë për pesë vite radhazi në Champions, e vetmja mes klubeve angleze, por nuk është aspak e lehtë të arrihet në nivelin e Barçës, Real, Juventus dhe Bayern. Duhet kohë, një dhjetëvjeçar”.

July 5, 2017 11:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*