Guardiola: Premier League nuk është kampionati më i vështirë

August 28, 2017 13:12

Guardiola: Premier League nuk është kampionati më i vështirë

 

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, beson se Premier League ka ende hapa që duhet të marrë për t’u bërë liga më e vështirë.

Guardiola është në sezonin e tij të dytë në krye të Manchester City, pasi ka fituar tre tituj të La Liga-s dhe dy kurora të Ligës së Kampionëve në krye të Barcelonës, si dhe tre tituj të Bundesliga me Bayern Munich.

Por, spanjolli tha se Premier League nuk ishte ende më e vështira, duke treguar rezultatet e klubeve angleze në Europë.

Chelsea ishte skuadra e fundit angleze që ka fituar Ligën e Kampionëve, duke pretenduar trofeun në vitin 2012, me Spanjën (gjashtë herë), Gjermaninë (dy herë) dhe Italinë (dy herë), si kombet finaliste që atëherë.

Unë e di që ju pëlqen të dëgjoni se Premier League është më e vështira, se jeni më të shikuarit, – tha Guardiola përmes “Mirror”. – Sigurisht, Premier League është e vështirë, aq e vështirë, por nuk do të thoja se “Santiago Bernabeu”, “Camp Nou”, Bilbao, Athletic, Sevilla janë të lehtë. Sepse, në dhjetëvjeçarin e fundit, të gjitha skuadrat spanjolle arrijnë në Ligën e Kampionëve dhe “Europa League”. Mos harroni fitimin e “Europa League”, siç ka bërë Sevilla tri herë radhazi.

Premier League do të jetë e vështirë kur kjo do të ndodhë, me pesë ekipe në Ligën e Kampionëve dhe të arrish raundet e fundit. Ne mund të themi se Premier League është liga më e vështirë, por duhet ta bëjmë këtë hap”.

Skuadra e Pep Guardiolës mori një fitore dramatike 2-1 ndaj Bournemouth, të shtunën, për të bërë shtatë pikë në tri ndeshjet e para të kampionatit anglez, të mjaftueshme për të zënë vendin e katërt në klasifikim.

August 28, 2017 13:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim