Guardiola sakrifikon Sane, ja pse gjermani ka humbur formacionin

September 2, 2018 12:32

Guardiola sakrifikon Sane, ja pse gjermani ka humbur formacionin

 

Sezoni 2018-2019 duhej të kishte nisur ndryshe për mesfushorin gjerman Leroi Sane, që i lënë jashtë kombëtares kërkonte të tregonte aftësitë e tij në Premier League me Manchester City.

Por në 4 javët e luajtura deri më tani ai ka qenë gjithnjë në stol, në tri prej tyre ka hyrë si zëvendësues, ndërsa në takimin e fundit, atë ndaj Newcastle, nuk u përfshi fare në skuadër.

Trajneri Pep Guardiola ka mohuar zërat se ai është i pakënaqur nga Sane dhe ka shpjeguar se e gjithë kjo situatë ka të bëjë me faktin se ai ka shumë lojtarë në dispozicion dhe gjermani duket i sakrifikuari.

“Në takimin e mëparshëm nuk grumbullova Folden, këtë herë Sane. Janë zgjedhje që unë bëj për të mirën e skuadrës. Unë kam 6 lojtarë sulmi dhe këtë herë vendosa të luaj me 2 prej tyre (Aguero e Jesus), ndërkohë që lashë në stol dy të tjerë.

Kur përgatisim skuadrën për një ndeshje ka edhe zgjedhje të tilla. Sane luajti 10 minuta ndaj Wolverhampton dhe tregoi se ka dëshirë edhe pse mund të gabojë.

 Unë nuk jam aspak i mërzitur apo inatosur me të, pasi e shoh çdo ditë në stërvitje dhe besoj se do të ketë shansin të jetë edhe titullar ndeshjen tjetër”, tha Guardiola.

a.s/dita

September 2, 2018 12:32
Komento

1 Koment

  1. MH September 2, 16:17

    Une lojtarin Sane e shikoj vashdimisht ne sulm ne krahun e djathte te lojes.Nga erdhi mesfushor.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*