Guarin bllokoi merkaton e Interit

September 3, 2014 07:57

Guarin bllokoi merkaton e Interit

Fredi Guarin ka bllokuar merkaton e Interit. Shitja e kolumbianit tek Valencia, do të kishte zhbllokuar merkaton dhe Interi do të kishte bërë edhe goditje të tjera. Në limit të përfundimit të merkatos Interi kërkoi t’ia shiste Guarinin edhe Realit dhe Barçës, por pa rezultat. Madje katalanasit i ofruan Interit një ofertë prej 25 milion eurosh për talentin Mateo Kovaçiç, por Auzilio e refuzoi.

Merkato pozitive

Megjithatë Interi i ri ka bërë një merkato të mirë këtë verë dhe është gati që të luftojë për të arritur objektivat e vendosur për sezonin 2014-2015. Trajneri Valter Maxarri i kishte bërë të qarta kërkesat e tij tek drejtuesit e klubit, të cilët i kanë sjellë në ekip futbollistë cilësorë si Nemanja Vidiç, Daniel Osvaldo, Jan M’Vila dhe Geri Medel. Megjithatë, përfaqësuesit zikaltër kanë pasur një punë shumë të bollshme këtë verë, në përpjekje për të bërë goditjet e duhura. Nuk janë pak, por 131 emra me të cilët ata kanë kontaktuar dhe i kanë vëzhguar me kujdes për t’i bërë pjesë të skuadrës milaneze. Dëshirat – Trajneri Valter Maxarri kërkonte me ngulm një sulmues të fortë, të aftë të drejtonte Interin në takimet më të vështira. Dëshirat e tij më të mëdha ishin sulmues si Edin Xheko apo Fernando Torres. Por edhe Alvaro Morata nuk ngelej pas, ndërsa shikohej si investim për të ardhmen. Boshnjaku qëndroi tek Siti, ndërsa Torresi është bërë qytetar milanez, duke kaluar tek rivalët e qytetit, Milani. Edhe Morata do të luajë në Serinë A, por me fanellën bardhezi. Objektiva të tjerë të skuadrës zi-kaltër kanë qenë edhe emra si Iker Kasijas, Negredo, Demba Ba, Destro, Luis Gustavo, Fernando, Biabani, Çerçi etj. Por Maxxarri u mjaftua me kaq. Në fund të kësaj merkatoje verore, tekniku duket i kënaqur, ndërsa do ti duhet edhe pak kohë që të kolaudojë Interin e tij. Tifozët ashtu si edhe presidenti Erik Tohir presin shumë, pasi tashmë për zikaltrit është koha të ngjiten prapë në elitë. Pasi përforcimet e këtij sezoni, nuk janë aspak të këqij.

September 3, 2014 07:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*