Gudar Beqiraj dorëhiqet te Meta si Kryetar i Akademisë së Shkencave

November 8, 2017 21:07

Gudar Beqiraj dorëhiqet te Meta si Kryetar i Akademisë së Shkencave

Presidenti i Republikës së Shqipërisë priti sot në takim Kryetarin e Zgjedhur të Akademisë së Shkencave Akademikun Gudar Beqiraj gjatë të cilit u diskutua mbi situatën aktuale të Akademisë së Shkencave, procesin e reformimit të saj dhe sfidat dhe perspektivën e përballjes së tyre me sukses.

Gjatë bisedës u nënvizua nevoja dhe rëndësia e një reformimi tërësor të kërkimit shkencor dhe Akademisë së Shkencave në drejtim të rritjes së produktivitetit shkencor në harmoni me zhvillimet e sotme të shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, për përballimin e sfidave të rëndësishme të vendit tonë.

Gjatë takimit Akademiku Beqiraj i shprehu vullnetin e tij Presidentit të Republikës për t’u dorëhequr nga pozicioni i Kryetarit të Zgjedhur të Akademisë së Shkencave duke theksuar se ai do të mbetet përkrah kolegëve të tij akademikë, mbështetës dhe kontribues  i procesit të reformimit të nisur tashmë të këtij institucioni të rëndësishëm.

Presidenti i Republikës Meta vlerësoi lart aktin qytetar të Akademikut Gudar Beqiraj duke vënë në dukje personalitetin e tij dhe rolin e kontributin e gjatë jo vetëm në fushën e kërkimit shkencor por edhe në atë të zhvillimit të sportit dhe të veprimtarive humanitare.

Presidenti i Republikës Meta theksoi rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut mes Asamblesë së Akademisë së Shkencave dhe Qeverisë me qëllim rritjen e rolit të pazëvendësueshëm të saj për zhvillimin e vendit.

November 8, 2017 21:07
Komento

5 Komente

  1. Pensionisti November 8, 21:30

    Me vonese , por e kuptoi se ai nuk duhet te ishte ne krye te akademise.

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku November 8, 22:07

    E po kur dy ngrites hekrash i japin dum problemeve akademiko-humanitare, eh, c’te thuash më?

    Reply to this comment
  3. XXXL November 8, 23:03

    Ky kokepacja Beqi-raj jep doreheqjen tek Kokekatrori Meta, a thua se eshte dekretuar nga Presidenti ne emerim dhe po ky duhet t’a shkorkoje, traplleqe dhe lesh-Monike.

    Reply to this comment
  4. Dem Aka November 8, 23:23

    Plaku Xhuxhumaku,
    Mund te thuash shume mire edhe se ky akademik i jep dum edhe puneve to ngritjes se hekrave.

    Reply to this comment
  5. Kola November 9, 02:30

    Sec lidhje ka shkenca me sportin, kete vetem keta dy idiote mund ta dine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*