Gudar Beqiraj zgjidhet Kryetari i Akademisë së Shkencave

September 4, 2017 12:39

Gudar Beqiraj zgjidhet Kryetari i Akademisë së Shkencave

 

Gudar Beqiraj u zgjodh në postin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave.

Nga 31 vota në total, 28 vota ishin Pro dhe 3 Kundër.

Ndërsa në postin e nënkryetarit të Akademisë  u zgjodh Muzafer Korkuti.

Deri tani Korkuti mbante detyrën e  kryetarit, dhe Beqiraj ishte nënkryetar u bë kryetar.

Më herët, gjatë ditës, kryeministri Edi Rama deklaroi se Akademia e Shkencave duhet të reformohet, në të kundërt nuk do të marrë asnjë qindarkë.

Në një status në Facebook, kreu i qeverisë i është përgjigjur kërkesës së profesorëve dhe të akademikut Artan Fuga, i cili bëri letër të hapur ndaj Kryeministrit.

“Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës”, shkruante kryeministri Rama.

September 4, 2017 12:39
Komento

5 Komente

  1. Alban September 4, 12:49

    O ZOT!

    Reply to this comment
  2. Gregor Lato September 4, 13:35

    Sa turp per shkencetaret e vertete.
    Pupu Gudari kryetar i akademise se shkencave.
    O Korkut, si duket dhe ti me lugen e corbes, pranove rrokaden, sa poshte paske rene. Shikon sa ta ul personalitetin politika ku ti e Gudari beni pjese. M’u neverite. Funderina.

    Reply to this comment
  3. Arber I September 4, 19:57

    Nuk ka Akademi Shkencash, por Kryesi te ish-Akademsie se Shkencave te Shqiperise, e lene nga Sali Berisha per te fshehur shkrirjen e institucionit me te nderuar te shkences ne Shqiperi. Te gjithe graduatet “akademike” kaluan ne siten e Sali Berishes, te cilet kane marre telefonata ne shtepi nga Sali Berisha per t’u thene se postin ma kinin borxh mua!. Po ashtu te gjithe punonjesit e aparatit te saj jane kontrolluar nga vete Sali Berisha, te cilet u sherbyen dhe po u sherbejne miqve e bashkepuntoreve te tij. Sali Berisha zgjodhi ne krye te aparatit te Kryesise se ish-Akademise se Shkencave kelyshin e tij Gudar Beqiraj, per ta kthyer sic e ktheu tempullin e shkences shqiptare ne palester ngritje peshash! Pas diskreditimintte pare te Gudarit, sali Berisha zgjodhi ne krye te Kryesise se ish-Akademise se Shkencave krushkun e gruas se tij, Myzafer Korkutin, djali milioner i te cilit ka per grua mbesen e Liri Berishes. Tani u kthyen perseri te koka e madhe e Gudar Beqirajt, nje servil dhe njeri i peshtire. Edi Rama duhet t’i jape fund kesaj loje groteske ne kurriz te taksapaguesve shqiptare!

    Reply to this comment
  4. Lili September 5, 09:10

    Edhe keta si Putini e paskan ba rotacionin!
    Mire e ka kryeministri.asnje cent per ta.

    Reply to this comment
  5. vladimiri September 5, 09:22

    Pazaret dhe detyrimet tek njeri tjetri cuan zgjedhjet me karagjoze te ketij institucioni,shikoni kush jane ne komisione dhe do dilni ne perfundime se si ky tempull kaq i larte perbuzet per njerezit qe e drejtojne.Gjithkush e ka kuptuar fjalen veting si detyrim vetem ke drejtesia,por harrojne se veting do te thote kindra cdo padrejtesie qe i behet ligjit penal dhe atij moral. Le te behet nje hetim pasurish per te gjithe keta qe sot bejne komisione e drejtojne institucione,do shikoni se e zeza qe ka hyre ne edukaten e cdo titullari e ka emrin, perfitim parash,seks te imponuar dhe kercenim nga vendi punes. ASHja,me qesharake se kurre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*