Gurakuqi padit Nishanin pas shantazhit publik: Shpifës, jam kontrolluar dy herë nga Autoriteti për dosjet e ish-Sigurimit

December 23, 2020 23:28

Gurakuqi padit Nishanin pas shantazhit publik: Shpifës, jam kontrolluar dy herë nga Autoriteti për dosjet e ish-Sigurimit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi do të padisë Bujar Nishanin lidhur me deklaratat e këtij të fundit se ka qenë  bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Gurakuqi shkruan se nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat e Nishanit, ndërsa shprehet se është kontrolluar dy here nga Autoriteti për Informim ne vitin 2017, herën e pare si kandidat për organet e reja te Drejtësisë dhe herën e dyte pas fitores nga PD Shkodër te zgjedhjeve te vitit 2017, para marrjes se mandatit, me nismën time dhe se është vërtetuar se nuk ka asnjë lidhje me ish sigurimin e shtetit.

“Pas një deklarate shantazhuese te z. Nishani deklaroj me përgjegjësi para opinionit publik, se te dhënat e paraqitura nga ish- Presidenti i vendit, nuk kane te bëjnë as me mua dhe as me familjen time. I kërkoj publikisht Autoritetit  për Informim mbi Dosjet e Ish Sigurimit te Shtetit te jap opinionin e vet përkufizues, brenda parashikimeve te ligjit, mbi dy dosjet e cituara.

Personalisht jam kontrolluar dy here nga Autoriteti për Informim ne vitin 2017, herën e pare si kandidat për organet e reja te Drejtësisë dhe herën e dyte pas fitores nga PD Shkodër te zgjedhjeve te vitit 2017,para marrjes se mandatit, me nismën time.

Personazhet, oficeret,  te dhënat nuk kane te bëjnë me mua dhe me asnje anetare te familjes sime. Nen përgjegjësi publike deklaroj se as unë dhe asnjë anëtarë i familjes sime, nuk ka qene kurrë as bashkëpunëtore i Sigurimit dhe anëtar i PPSH.

Problemi është se këtë shpifje shantazhuese e bën një person qe ende nuk ka shkuar vete për te bere kërkesë para Autoritetit.

Bashkengjitur eshte vertetimi i Autoritetit. Shpifesi do te mbaje përgjegjësi ligjore. Qytetaret kane rastin te kuptojnë se nen drejtimin presidencial te kujt ka qene! Kjo sa për fillim, mbasi lajmi me gjeti ne udhëtim”, shkruan Gurakuqi.

h.b/dita

December 23, 2020 23:28
Komento

4 Komente

  1. LEON December 24, 02:58

    Njerezit me te poshter jane njerezit qe nderrojne emrat e mbiemrat per tu kamufluar.Nuk eshte budalla hic,,Eshte shejtan budalla.Ka nxjerre ca emra.
    Ktu pylli,Jam une Bredhi.
    Qe jane sajesa te mendjes se tij te semure e kuptova qe ne nofken Sateliti qe e kishte ne vitin 1949.Ne fakt satelitin e pare sputnik,ruset e hodhen ne vitin 1957.
    Nxirrja bojen Gurakuq.Hidhe ne gjyq.

    Reply to this comment
  2. Doktor Mortja December 24, 03:27

    Nqs nuk ke qene pjese e Sigurimit!!!
    si shpjegohet qe je be pjese e PD?!
    Si ka mundesi?!

    Reply to this comment
  3. Kole Brana i Mokres December 24, 14:58

    Fatjeqesi qe ka qene ky zotnia president republike. Ku e gjen te drejten ti more njeri i vogel qe dijenite qe ke marre nga arkivat e MB, kur ke qene minister, t’i mbash shenim dhe t’i keqperdoresh, per shantazhe, etj. Nje ish-oresidenti nuk.i falet kjo.gafe. Nuk duhet te pranoje te ishe anetar i atij Komisioni. Nga ana tjeter, le te supozojme se pseudonimet dhe te dhenat qe jep ti jane te verteta. Po te bej nje pyetje, cilet jane burimet qe shfrytezojne sherbimet sekrete dhe per cfare qellimi?! Bashkepunetoret sekrete jane asete te cmuar te shtetit dhe kombit. Keni 30 vjet vetem qe beni ham-ham, po u nxini jeten njerezve, njerez qe nuk kane bere asnje faj e gabim, vecse i kane sherbyer me perkudhtim dhe pa shperblim vendit. Nuk e kam fjalen ketu per Z.R Gurakuqi, por marr shkas nga qendrimi dhe prononcimi i ish-presidentit. E perseris nje njeri i vockel, dritshkurter, qe nuk.ka mesuar cfare eshte shteti dhe kombi. Merreni me mend qe ky i nderuari te kete perfaqesuar unitetin e kombit! Z.R.Gurakuqi e vleresoj dhe e mbeshtes per kurajon, fjalen e lire, mbrojtjen e dinjitetit te vet nga hicerit. Ju flm!

    Reply to this comment
  4. Gjenerata 91 December 24, 16:11

    Nishani ka qen te shkolla bashkuar e ka mbrojtur bustin e dylberit.
    Tung

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim