“Gurë, shishe e bombola gazi”, emigrantët përleshen me policinë në Romë

August 24, 2017 17:35

“Gurë, shishe e bombola gazi”, emigrantët përleshen me policinë në Romë

Përleshje të dhunshme janë zhvilluar sot në qëndër të Romë mes forcave të policisë e një grup emigrantësh.

Policia italiane në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm ka ndërhyrë për të dëbuar nga sheshi i Pavarësisë, rreth 100 emigrantë të cilët kanë kaluar natën në territorin e këtij sheshi,

Disa ditë më parë ata janë dëbuar nga ndërtesa ku strehoheshin në mënyrë abuzive mjaft pranë këtij sheshi si dhe mjaft pranë stacionit qëndror të Romës  “Termini”.

Sipas raportit të Policisë, emigrantët kishin pushtuar në mënyrë abuzive territorin e ambientit të parkut përreth Sheshit të Pavarësisë, Mes tyre janë dhe mjaft familje me fëmijë. Sipas policisë ndërhyrja e forcave të rendit për t’i larguar qe një masë e detyreshme pas refuzimit nga ana e emigrantëve për t’u strehuar diku tjetër.

Operacioni i mëngjesit të sotëm për të dëbuar emigrantët është shoqëruar me përleshje të dhunshme mes tyre e forcave të policisë. Emigrantët kanë përdorur kundër forcave të rendit gurë, shishe ndezëse, bombola me gaz e spec djegës etj.

Policia italiane është detyruar të përdorë substancën hidrante për shpërndarjen e tyre. Për momentin 4 emigrantë janë ndaluar nga autoritetet italiane e disa të tjerë rezultojnë me plagë të lehta nga përleshjet.

Shoqata e organizata në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve kanë dënuar  operacionin e sotëm të policisë italiane duke e konsideruar të papranueshëm  përdorimin e  forcës ndaj personave që nuk kanë një vend ku të strehohen dhe që duhet të trajtohen si cdo qënie tjetër njerëzore.

August 24, 2017 17:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*