Guvernator i huaj?, Arvizu: Vetëm nëse Shqipëria nuk ka një zgjedhje brenda vendit

September 10, 2014 15:15

Guvernator i huaj?, Arvizu: Vetëm nëse Shqipëria nuk ka një zgjedhje brenda vendit

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ndërsa ka qenë në Korçë, ka komentuar edhe mundësinë që Shqipëria të zgjedhë një guvernator të huaj.

Ai ka thënë se kjo zgjedhje duhet bërë vetëm nëse Shqipëria nuk arrin dot të gjejë dikë të duhur brenda vendit për postin e guvernatorit.

Arvizu nënvizoi rëndësinë e vendosjes së një personi që do të mbajë përgjegjësi për institucionin më të lartë financiar në vend, por nuk përjashtoi faktin që ky person të jetë i huaj, pasi sipas tij “në Shqipëri ka mendim pozitiv për të huajt”.

Ndërkohë, ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të shohin një proces jo të politizuar përsa i përket situatës në BSH.

Procesi duhet të jetë pa injeksione të politikës. Duket që ka patur të meta në administrimin e Bankës së Shqipërisë. Banka luan rol fiktiv në stabilitetin financiar, prandaj politika shqiptare duhet të punojë për të mirën e vendit. Duhet që të normalizohet sa më shpejt situata”, ka thënë ambasadori amerikan.

September 10, 2014 15:15
Komento

15 Komente

  1. beni September 10, 15:31

    Ka shum shqiptare qe punojn ne shtete te huaja per banka private, ndoshta te nje roge minimale bankare, sikur te kontribonte per shtetin e tij, nuk do te ishte keq me nje roge te majme ne shtetin shqiptar ,, mundet te hapet nje oferte per ata qe punojn ne nje pozicion te tiile natyrisht qe guvernatori duhet ti pershtatet po,l itikave ekonomike te partis qe esht ne pushtet!

    Reply to this comment
  2. LORA September 10, 15:32

    Natyrisht qe e besoj se SHBA-te duan nje proces jo te politizuar per ceshtejen e Bankes se Shtetit te shqiptareve; ky Arvizuja eshte kunder shtetit te tij,sepse kyi bente kortezi publike solidariteti full-HAJNIT,para nje muaji kur skandali kishte hapur gropen e gjirizit.
    Ku e di Arvizuja qe ne Shqiperi ka mendim pozitiv per te huajt.Si e paska psonisur kete derr konkluzioni??Nje pohim te tille nuk do te guxonte ta bente as nard ndoka. Psh,une kam nje mendim shume te keq per kumbarin e “burrit te shtetit dhe yllit ne ngjitje”,,,,dmth per A.Arvizun.
    TUNG

    Reply to this comment
  3. Ha,rri ,pi e mos fol September 10, 16:06

    z.Arvizu jo vetem nje guvernator, por po eshte e mundur duam dhe nje qeveri te pa korruptuar.Pershendetje

    Reply to this comment
  4. nastradini September 10, 16:22

    ME MIRE QE QEVERIA TE MBYLLE BANKEN E SHTETIT DHE TE HEDHE NE QARKULLIM EUR E BE-SE SEPSE KESHTU DO TE VRASE DY ZOGJ ME NJE TE SHTENE.

    Nga njera ane do te zgjidhte problemin mjaft te nderlikuar per zgjedhjen URGJENT e nje Guvernatori Famoz te HUAJ si nje nuse e DETYRUAR me cilesite:

    E HIJSHME, E BUKUR,
    E KRUAR, E ZGJUAR,
    E PAKORRUPTUAR

    por detyrimisht ta kete

    TAZE TE RUAR

    Ku ta gjejne shqyptaret nje Guverantor me keto cilesi? Ja qe Fullhani ishte mjaft i bukur, por doli se ishte edhe i korruptuar nga politika jone kombetare dhe nderkombetare duke darovitur LEKA mjatas-djathtas si nje plengprishes i vertete. Ja qe me bukurine e tij Fullani ndezi ZILINE e shemtaqeve te politikes dhe pushtetit dhe keta shemtaqe e PRENE NE BESE dhe nuk ka gjyqtare qe ta shpetoje bukuroshin tone ish Guverantor qe ta shpetoje me sic shpetoi nga prangat Ilir Meten gruaja e tij Fullhanesha e Gjykates se Saliut.

    Nga ana tjeter mbyllja e bankes se Shtetit do t’i kursente buxhetit te shtetit shqyptar shume LEKA qe shkojne per pagat e majme te farefisnise se politikes sone lakmitare dhe per remonte te hazdisura, qera te sajdisura bashke me biznese hotelesh te psonisura me qellim te vetem KUSERINE makaber te Thesarit te Shtetit me ane te Bankes Kombetare.

    Ne kete sens mire eshte qe shqyptaret te hedhin syte ne Kosove dhe Mal te Zi qe e kane zgjidhur prej kohesh ne nje forme inteligjente stabilitetin e tyre bankar, sepse i njohin me mire se shqyptaret origjinale te Enver Hoxhes pushtetaret e tyre.

    Reply to this comment
    • beni September 11, 08:43

      Ne kosove e mal te zi kan euron si monedhe , por nuk do te thot qe kto shtete jan te pa varur ne ekonomin e tyre..? Vleren e kesaj monedhe e vertitin ata qe e kan krijuar kete kapital, per ekonomin e tyre e jo te kosoves apo malit te zi! Kur ske monedhen tende, nuk mundesh te quhesh shtet i mirefillte edhe pse kto quhen gjoja te pavarura!

      Reply to this comment
  5. DORI September 10, 16:40

    PO KY ARVIZUJAA ME ….FULLANIN ……………………….?????

    Reply to this comment
  6. labinot September 10, 17:00

    Do te ishte nje injorim i inteligjences se shqiptareve.Kemi ekonomiste te mrekullueshem.Por na mungojne drejtuesit me integritet moral.

    Reply to this comment
  7. Nastradin September 10, 19:16

    Une mendoje te bejme guvernator nje nga familja mretnore,
    vetem keshtu i kemi
    lekat dhe floririn te
    siguruar

    Reply to this comment
    • nastradini September 10, 21:21

      S’ka met gjo o nastradin enveristi fallco ne Thesarin e Shtetit, sepse edhe florinin edhe valuten e ka kollofit Enver Hoxha per 50 vjet me radhe kuseri te papare sikur ta kishte Shqypnine CIFLIGUN e babes se vet.

      Reply to this comment
  8. vlora September 10, 21:18

    une kam mendimin …qe jo vetem guvernatori …po edhe qeveria te vij nga jashte ………te gjithe shqiptareve ju eshte futur korupsioni ne gjak ….edhe n.q,s do te gjejme ndonje te ndershem …do ta ifektojne ata qe jane per rreth …………….nuk behet shqiperia me sjhqiptare ………

    Reply to this comment
  9. Plaku i mocem September 10, 23:46

    Eshte heret qe Shqiperia te kete nje guvernator te huaj,nje gje e tille mund te ndodhe ne prag te antaresimit ne Bashkimin Europian qe i perket shume vite me vone.Per sa kohe ne jemi vetem me statusin e kandidatit,(ne dienine time akoma nuk kane filluar negociatat),kjo do te thote se financat dhe parate e vendit duhet ti menaxhojne vete shqiptaret.Te dorezosh tek te huajt menazhimin e Bankes se Shqiperise tregon paaftesi ne drejtimin shtetit.Une besoj se gjenden plot ekonomiste te zote dhe njehesh njerez te ndershem ne Shqiperi qe u dhimbset vendi i tyre.Si mendoni te nderuar lexues,a mund te beje xhonglime te tilla me parate e shqiptareve,ta zeme Arben Malaj dhe te tjere si ai ,njerez profesioniste?Kur e beri Fullani per kaq vite,nuk mund ta bejne ekonomiste te tjere te ndershem kete detyre?

    Reply to this comment
  10. sara September 11, 08:16

    Kjo eshte skema me e mire per te mbyllur e zhdukur njehere e pergjithmone te gjithe ate dokumentacion se si jane levrire e ku kane shkuar parate e shqipetareve keto 24 vjete.Une do ti shtoja ketij vrianti qe ai (kurvenatori) te jete nga nedi mik,te jete se paku mik i vjeter i Sali Berishes,te kete bere te njejtij betim si ai dhe te jete i afte qe te tere levizjet per shitjet e armeve te zhduken e mos te kete asnje gjurme.Une shkoj me propozim edhe me konkretisht se kaq ne vendin e kurvenatorit te vendoset administratori i ketij vendi e keshtu qe jo vetem BSH qe do te shkoje mire por i gjithe vendi.Mos e lini te lrgohet “miku” por emeroheni ne ndonje dikaster te pavarur se eshte shume i nevojeshem.Pas ketas edhe Klarket do te kene mundesine te vershojne ne investime ne kete vend.

    Reply to this comment
  11. Fat man September 11, 08:57

    Z. Arvizu qytetar amerikan me origjine meksikano-japoneze te doli boja e kallaji, ti dole mbeshtetesi dhe miku i nje idioti e mediokri si Full-hajni, 3 ore para mbledhjes se Kesh. Mbik. te BSH i bere vizite idiotit te lindur Full-hajni, si nje mik e shok i vjeter. Zoteri ti je Ambasadori i USA dhe non stop 24 ore ne 24, nuk del dot jashte kesaj kornize. E c’ mund te presin shqiptaret prej teje nje dite pas masakres ne bulevard me 21 janar, ku u pushkatuan 4 qytetare dhe u plagosen 300 te tjere, kriminelin Sali e etiketove burre shteti, je nje ekzemplar i diplomacise USA i korruptuar si askush tjeter, ja ke kaluar edhe qoftexhiut te OSBE Eugen Wolfarth. Ne syte e tua kur ti u ktheve ne numerues votash ne shkollen “Vasil Shanto”,lejove vjedhjen e votave te Bashkise se Tiranes ne vitin 2011 d uke pagezuar vjefhesin Lelezime Basha, cdo dite qe ti qendron ne kete detyre me afat ka hershem te skaduar, demokracise se brishte shqipetare po i sjell deme te pariparueshme.

    Reply to this comment
  12. rakesh July 9, 10:00

    përgjigje nga email për ulët interes siguruar & pasiguruar kredi.
    huazoj nga 3000€ te 5000.000€, zgjedh nga 1 vit te 20years si hua shlyerjes kohëzgjatja.

    Reply to this comment
  13. rakesh July 9, 10:00

    përgjigje nga email për ulët interes siguruar & pasiguruar kredi.
    huazoj nga 3000€ te 5000.000€, zgjedh nga 1 vit te 20years si hua shlyerjes kohëzgjatja.
    [email protected]

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*