Guvernatori i ri, Dade: S’ka formulë të gatshme, votoj më të mirin

September 12, 2014 16:37

Guvernatori i ri, Dade: S’ka formulë të gatshme, votoj më të mirin

Deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade, njëherësh kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme, duke folur nga qyteti i Korçës për skandalin e vjedhjes së thesarit të Bankës së Shqipërisë, tha se është e rëndësishme që depozitat e shqiptarëve të jenë të sigurta.

Ajo apeloi për vijimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të të gjithë skemës së vjedhjes së thesarit. Lidhur me zgjedhjen e guvernatorit të ri të BSH, Dade tha se nuk ka një formulë të gatshme, ndërsa theksoi se do të votojë kandidaturën më të mirë për këtë post.

Deputetja socialiste theksoi se qeveria duhet të tregojë vëmendje në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës së BSH, duke u shprehur se emërimi duhet të bëhet sipas standardeve dhe parametrave ndërkombëtare.

“Hetimet për vjedhjen e BSH duhet të vazhdojnë. E rëndësishme është që depozitat e shqiptarëve janë të sigurta. Por skandali në BSH, nuk ka ndikim në politikën monetare. Vlerësojmë punën e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës, Ermelinda Meksi.

Qeveria duhet të ketë vëmendje në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës, dhe duhet të bëhet sipas standardeve dhe parametrave ndërkombëtare. Për zgjedhjen e guvernatorit të ri, shqiptar apo i huaj, nuk ka formulë të gatshme, unë do votoj më të mirin.

Duhet të bëjmë kujdes në këtë situatë për të zgjedhur anëtarë me individualitet dhe me përvojë në sistemin bankar, dhe gjithashtu duhet të kenë edhe integritetin moral”, tha Dade.

September 12, 2014 16:37
Komento

8 Komente

  1. info analitike September 12, 18:23

    Cilen pune te Ermelinda Meksit vleresoni ju Arta ate perpara apo ate pas skandalit?
    Po leket e perfituara per dallaveret e Keshillit Mbikqyres qe mbyllte syte perpara cdo gjeje qe ndodhte ne BSH?
    Nese qeveria do te kete te njejten vemendje , vajmedet vendi!!!

    Reply to this comment
    • Raimond Vlonjati September 13, 01:43

      Ok Dade, voto me te mirin , por te mos jete ortodoks .

      Provoni te vendosni ne krye nje, nga ndonje fe tjeter ….Guvernatori duke qene se do kete ne menaxhim parate e gjithe shqiptareve, atehere duhet te jete nga shumica dermuese e popullsise ne aspektin fetar ..
      E provuam kete ortodoksin dhe doli skandaloz fare, tani vendosni dike nga ndonje fe tjeter

      Reply to this comment
  2. ismeti September 12, 18:56

    Veprimi dhe qendrimi i zysh Ermelindes,eshte nje qendrim ligor dhe i pergjegjeshem.Eshte nje veprim i guzimshem.ndaj nje bande kriminelesh me ne krye Dhori Kulen.
    Une nuk vleresoj dot dhe nuk jam ne gjendje te them per procedurat qe do te perdor Kuvendi p[er zgjedhjen e Guvernatorit,por une jam i nje mendje me Znj.A>Dade vleresoje punen dhe qendrimin e Ermelinda Meksit.Pune dhe qendrim qe duhet mendoj une qe edhe Kuvendi ta kete ne kosiderate
    .Nuk me cudite qendrimi, hakmarrje dhe presioni deri ne kercenim jete qe SB i ben E.Meksit.Krimineli SB e di mire se jo i ka ardhur koha po ka kaluar koha te jap llogari per krimet per keto 23 vjet.Fullani duhet te flas…Fullani duhet te tregoje veprimtarine kriminale te SB deri ne organizimin dhe vresjen e Santos…kohet e fundit..

    Reply to this comment
  3. Kapitali September 12, 19:47

    Aman more aman, pash zotin kur mi thua zysh edhe Ermelindes me vjen te mos shurroj me. Ajo ka qene, eshte dhe do te mbetet nje njeri perfitus. Asgje tjeter nuk di te beje ajo zysha jote.

    Reply to this comment
  4. Bardhi Tolabi September 13, 00:37

    E cuditeshme eshte sjellja e disa personave ne komente,sulmojne,znj.Ermelinda Meksi,te vetmin ze,i cili kerkoj doreheqjen e Fullanit,qofte edhe kur plasi skandali,nderkohe nuk thone asnje fjale per urithet e tjere,bashkepuntore te Sali Berishes dhe peqe-lepet e Fullanit me Dhori Kulen,Petraq Milon etj. qe edhe pse Fullani u fut ne burg,nuk pranonin te votonin shkarkimin e tij.Po kush mund te jene keta tipa:
    -Duhet te jene servile dhe te paguar te Sali Berishes,i cili kerkon qe ne kete menyre,te ushtroje presion dhe te krijoje nje opinion negativ edhe per kete zonje te nderuar,presion qe do e conte edhe kete ne doreheqje,duke krijuar nje kolaps total ne funksionimin e bankes,pasiguri ne financat dhe shkaterim te sistemit ,pra ne finalizim,krijimin e situates te “skenarit Grek”,te trumbetuar dhe paralajmeruar prej tij,menjeher mbas humbjes se pushtetit.
    -Duhet te jene bankiere,apo punonjes te bankave te nivelit te dyte,te cilet kane kryer allishverishe dhe transaksione me para te pista e deri me paret e vjedhura ne Banken Kombetare,dhe per te mos u dale emri e te likujdohen si Artan Santo,me mbrojtjen e Fullanit,mbrojne vehten e tyre.
    -Duhet te jene,te gjithe ata qe i tremben opinionit te fuqishem,i cili e mbeshteti znj.Ermelinda Meksi dhe me sulmet ndaj saj,kerkojne te permbysin kete opinion,ne favor te kelysheve Berishiste ne Keshillin Mbikqyres,duke e bere dhe ate bashkefajtore me gagacet dhe urithet e ketij Keshilli.
    -Duhet te jene ata qe sulmuan prokuroren e djeshme,per te mos u ndeshkuar Berisha,per 4 vrasjet e 21 Janarit,dhe bejne po te njejtin veprim edhe ndaj prokurorit te sotem,qe dy,prokurore te vendosur ne ate post me bekimin e Sali Berishes.Eshte e njejta taktike edhe sot.
    Se fundi,dua te falenderoj znj.Arta Dade,per mbeshtetjen publike qe i ben znj.Meksi.Eshte e vetmja figure politike e PS-se,qe e ben kete gje,per kunder insinuatave keqdashese te Erion Braces,i cili e rrjeshton znj.Meksi,njesoj me Dhori Kulen e kompani.
    Kush ka frike nga hetimi i thelle dhe profesional,apo qe mbeshtet thirrjet kriminale te Sali Berishes ne mbrojtjen e Fullanit ka mizen en kesule,ka gelltitur nje luge corbe diku dhe i duhet qe t’a vjelle ate,sa here i kerkohet.

    Reply to this comment
  5. plaku September 13, 00:52

    Pas anonimit Kapital fshihet banda kriminale e sali frangaj fevzo qe kane dale hapur ne perkrahje te Fullanit.Planet e tyre kriminale sic po duket i prishi zj.Meksi qe me kurajo kerkoi shkarkimin e tij prandaj Berisha e sulmon me gjuhen primitive te nje terroristi te vertete.i,Prej dy ditesh ai me banden e vet jane hedhur ne sulm te terbuar kunder prokurorise qe arrestoi kanakarin e tyre qe u bente veze te florinjta,duke bere presion mbi drejtesine nga frika se Fullani flet dhe i merr me vete.Te lumte zj Dade per qendrimin dinjitoz .Maxhoranca sikurse zj Dade duhet te jete aktive dhe e pameshirshme ndaj kesaj bande kriminale.

    Reply to this comment
  6. Anvangardi September 13, 08:58

    Vjedhja e Bankes se Shqiperise falson te gjithe parametrat financiare te stabilitetit te monedhes shqiptare dhe krijon destabilizim ne ekonomine e vendit e, nese permasat jane shume me te medha nga sa thuhet publikisht, mund te çoje ne katastrofe e falimentim gjithe vendin.

    Monedhat e vjedhura kane hyre ne qarkullim me kohe (te pakten mbi kater vite) ne ekonomine e vendit, duke krijuar inflacion fiktiv te monedhes lek, te pa mbeshtetur ne rezerva valutore, pra pa asnje vlere reale, me dy fjale leter per te fshire….

    Hajdutet posedues te ketyre monedhave te vjedhura, kane blere mallra me vlere, valute me vlere, kane bere mbase edhe investime me vlere, duke perdorur lekun si leter te pa vlere.

    Pashe per here te pare Aleksander Frangajn, Lubonjen e te tjere byle ne programin e idiotit Fevziu, kam ngelur i shokuar me hipokrizine e tyre, nuk kam patur asnje here me pare nje ndjesi te tille perbuzjeje per sharlatane qe forcerisht merren me formimin e opinionit publik sipasoreksit te tyre.

    Reply to this comment
    • Anvangardi September 13, 09:08

      Vertete simpatike e mjeshter te cungimit te fjales se lire…. qesh mire kush qeshet i .. pari thuhet ne nje shprhje te vjeter kineze.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim