Guvernatori në dorën e Nishanit, por…

Erion Habilaj September 11, 2014 13:06

Guvernatori në dorën e Nishanit, por…

Guvernatori i ri Bankës së Shqipërisë do të zgjidhet një prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, i cili do të përzgjidhet nga Presidenti dhe më pas do të miratohet nga Parlamenti.

Aktualisht Këshilli Mbikëqyrës ka 5 anëtarë nga nëntë që duhet të kishte, për shkak se Ardian Fullani ndodhet i arrestuar, mungon një zëvendësguvernator i dytë, i cili duhet të ishte emëruar prej shtatë vitesh dhe një anëtar tjetër nuk është zgjedhur nga Kuvendi, ndërsa Ardian Civici ka dhënë dorëheqjen vetëm dy ditë më parë.

Mazhoranca tashmë duhet të plotësojë vendet vakante për katër anëtarë dhe më pas të pritet propozimi i Presidentit për guvernatorin e ri, që do të jetë një prej 9 anëtarëve të bordit.

Me ndryshimet e ligjit për Bankën, në vitin 2002, guvernatori i ri i cili vjen nga nëntë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, propozohet nga Presidenti dhe më pas miratohet në Kuvend. Sipas ligjit, kreu i shtetit duhet të konsultohet me kreun e ekzekutivit për gjetjen e një emri të gjithëpranuar.

Opsionet për zgjedhjen e Guvernatorit

Në kushtet në të cilat ndodhet Banka, shpejtësia e veprimit nga institucionet që zgjedhin drejtuesit e saj duhet të jetë e madhe. Presidenti, pasi të jetë plotësuar vakuumi në Këshill, duhet të propozojë emrin e guvernatorit të ri. Por që të miratohet, duhet të ketë dhe pëlqimin e qeverisë që ka shumicë të cilësuar në Kuvend.

Presidenti në variantin e parë mund të paraqesë një emër që të jetë i konsultuar më parë dhe të miratohet pa hezitim. Por Nishani mund të tregohet tekanjoz siç ka bërë me anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe të propozojë një emër që s’do të merrte pëlqimin e mazhorancës.

Ky opsion do ta komplikonte situatën dhe do të zgjaste vakuumin në Bankën e Shqipërisë. Disa nga anëtarët aktualë të Këshillit Mbikëqyrës janë anëtarë, ose të lidhur direkt me Partinë Demokratike.

Elisabeta Gjoni, aktualisht guvernatore e komanduar, vjen si këshilltare ekonomike e Sali Berishës dhe me një miqësi familjare dhe personale me të. Mes të tjerash ajo është edhe anëtare e fondacionit për fëmijë të bashkëshortes së Sali Berishës, Liri Berishës.

Dhori Kule është anëtar i Këshillit Bashkiak, nën siglën e Partisë Demokratike në Tiranë, ndërsa Petraq Milo vjen si këshilltar ekonomik i Sali Berishës, nga koha që ky ishte kryeministër i vendit.

Duke pasur parasysh edhe pozitën ligjore që kanë këta anëtarë, do të ishte shumë e vështirë për ta të mbanin postin që kanë aktualisht dhe zgjedhja e një prej tyre si guvernator do të komprometonte sërish institucionin, dhe pas procesit, Banka nuk do të dilte më e pastër moralisht, siç u shpreh kryeministri.

 

Çfarë ndodh nëse arrestohen apo dorëhiqen të gjithë anëtarët e Këshillit?

Në rastin kur arrestohen apo dorëhiqen të gjithë anëtarët e Këshillit, situata bëhet me e komplikuar, por jo pa zgjidhje. Eksperti ligjor, Neritan Kallfa, në një prononcim të shkurtër për atë që do të ndodhë tashmë në Bankën e Shqipërisë pas arrestimit të Fullanit, thotë se ekzistojnë rregulla jo të parashikuara në ligj, as në statut, por në rregullat proceduriale për plotësimin e boshllëkut të krijuar. “Ka rregulla proceduriale të miratuara nga Këshilli, të cilat parashikojnë që në rast pamundësie të Guvernatorit të Bankës, vepron zëvendësi i parë dhe në rast pamundësie të zëvendësit të parë është zëvendësi i dytë. Ekziston edhe mundësia e alternimit të zëvendësve midis njëri-tjetrit. Në rast hipotetik, ku të tre nuk mund të ushtrojnë detyrën, ekziston edhe një alternativë tjetër ku zëvendësohet nga nëpunësi më i vjetër në moshë, në një strukturë që është e lartë në hierarkinë e Bankës së Shqipërisë. Kjo nuk është e parashikuar në ligj, as në statut, por në rregullat procedurale”, shpjegon Kallfa.

Erion Habilaj September 11, 2014 13:06
Komento

15 Komente

  1. joti September 11, 14:12

    Saliu, mullahu i ligesise!

    Reply to this comment
    • andromeda September 11, 15:44

      Rama të vendosë si guvernator Erion Velinë se ky e di si bëhet para e madhe për një vit qeverisje. Pastaj ky i bën dasmat edhe më të bukura e madhështore se Fullani.

      Reply to this comment
  2. Fat man September 11, 14:17

    Foto qe shoqeron shkrimin flet vete, guvernatorja e komanduar Gjonii duke u lepire prane kriminelit Sali.

    Reply to this comment
  3. Mahmuti September 11, 14:21

    Po pse i montoni fotot , se as Berisha dhe as Liria nuk e njohin , ajo eshte thjeshte antare e bordit te shoqates per bamiresi qe dreton znj Berisha , dhe kjo nuk do thote asgje. Megjithate nisur nga rastesiste e teperta qe po ndodhin me keta drejtuesit miq te familjes berisha , kam filluar te me besdisin gjithe keto rastesi….

    Reply to this comment
  4. Kadri Pojani September 11, 14:23

    Nuk na the asgjë

    Reply to this comment
  5. lumasi September 11, 14:40

    propozoj PETRAQ MILON si guvernatorin e ardhesh te bankes kombtare
    njeri me integritet
    profesionist
    i paaneshem
    vizionar
    i besueshem
    me pak fjale njeriu i duhur
    te bllokohet numeri i anetareve te keshilliti mbikeqyres. te jene vetem pese.
    😀

    Reply to this comment
    • dorela September 12, 14:23

      Gjarper me syze dhe sekser i argites.. tani sipas teje ta mbajme me rroga te majme edhe si guvernator… te lipset… e mos jete me as ne keshillin mbikqyres..

      Reply to this comment
  6. imas September 11, 15:13

    Guvernatori propozohet nga Kryeministri dhe miratohet nga Presidenti (neni 44 i ligjit nr. 8269, dt. 23.12.1997 Per Banken e Shqiperise”.
    Neni 44

    1. Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga nëntë anëtarë, si më poshtë:

    – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë – kryetar i Këshillit Mbikëqyrës;

    – zëvendësguvernatori i parë i Bankës së Shqipërisë – zëvendëskryetar i Këshillit Mbikëqyrës;

    – zëvendësguvernatori i dytë i Bankës së Shqipërisë;

    – gjashtë anëtarë.

    2. Të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë:

    a) Pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi Popullor;

    b) tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave;

    c) një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës. Presidenti i Republikës emëron guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, mbështetur në propozimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave.

    Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zgjedh dhe emëron zëvendësguvernatorët, mbështetur në propozimin e bërë nga guvernatori.

    3. Kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës duhet të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë, persona që gëzojnë ndershmërinë dhe pastërtinë morale, si dhe kanë:

    a) arsimin e lartë ekonomik ose juridik;

    b) përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare;

    c) kualifikime profesionale të profilit;

    ç) përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare;

    d) të mos kenë pengesa të parashikura në nenin 47.

    4. Afati i qëndrimit në detyrë për çdo anëtar të Këshillit Mbikëqyrës, për guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët është shtatë vjet, duke synuar që datat e mbarimit të këtij afati të çdo anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të jenë të shpërndara gjatë periudhës shtatëvjeçare. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, guvernatori dhe zëvendësguvernatorët mund të rizgjidhen, përveçse kur shkarkohen sipas rasteve të parashikuara në nenin 47 të këtij ligji.

    Neni 45

    Reply to this comment
  7. NANI September 11, 15:25

    ?

    Reply to this comment
  8. patoku September 11, 15:57

    mos lini njerez te dallkaukut te vuçidolit se kana ba qejf 8 vite me ta- amani ore pash zoten

    Reply to this comment
  9. . September 11, 17:39

    Shikoni edhe Banken e ka rregjimi i Sali Bishes.

    Pse ankohet Sali Krimineli dhe Lul Xim-ximi ?

    Reply to this comment
  10. labinot September 11, 17:56

    Ajo mire qe s`po e lepin! ! Medet,iken paret tona!!

    Reply to this comment
  11. nick September 12, 04:03

    Per te sqauruar autorin e shkrimit dhe komentuesve: Nuk eshte zgjedhja e guvernatorit ne dore te Nishanit. Ne baze te ligjit guvernatori zgjidhet njeri nga 9 antaret e keshillit. 4 antare do plotesohen nga kuvendi mazhoranca per te plotesuar 9 antare. Le te themi presidenti propozon njerin nga antaret qe mazhoranca nuk e voton, procesi vazhdon me antaret me radhe deri sa vjen zgjedhja e mazhorances. Thjesht qe te sqarohet procesi, dhe te mos mashtrohen lexuesit me tituj te genjeshter. Loja eshte shume e thelle!

    Reply to this comment
  12. marko September 12, 12:09

    Unë them te vëmë dr.Salën në vënd të Fullanit pasi ia ka marrë dorën për të vjedhur e nuk e kap dot njeri, dhe ju garantoj se për një 6 mujor të gjithë do të jemi të rrënuar ekonomikisht dhe me siguri prej 100 % në luftë civile dhe sigurisht z. Sali me pushime përrallore në ndonjë nga parajsat e botës duke qeshur me popullin shqipëtar.

    Reply to this comment
  13. marko September 12, 12:11

    Ju lutem mos e moderoni shume. Ju faleminderit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim