Guvernatori Sejko krenohet me qëndrueshmërinë e Lekut kundrejt Euros

March 28, 2018 17:22

Guvernatori Sejko krenohet me qëndrueshmërinë e Lekut kundrejt Euros

 

Banka e Shqipërisë deklaroi se vlerësimi i lekut ndaj euros është rezultat i forcimit të ekonomisë shqiptare.

“Kursi i këmbimit lek-euro, por edhe leku kundrejt monedhave të tjera, është përcaktuar nga faktorë fondamentalë. Ne si Bankë e Shqipërisë krenohemi me qëndrueshmërinë e lekut”, tha Gent Sejko, guvernator i BSH-së.

Guvernatori Sejko tha se rritja ekonomike është ndihmuar nga disa faktorë njëherësh.

“Ecuria pozitive e ekonomisë është mbështetur nga politika jonë monetare, si dhe rritja e kërkesës së huaj për mallrat shqiptare”, shtoi më tej Sejko.

Por, ai tha se rreziqet për ekonominë mbeten të larta, duke listuar disa prej tyre.

“Në veçanti rikuperimi i ekonomisë europiane mbetet subjekt rreziqesh dhe pasigurish, ndërsa oferta e kredisë bankare mbetet e shtrënguar”, deklaroi guvernatori Sejko.

Ndaj, Sejko i kërkoi qeverisë që të përmirësojë klimën e biznesit dhe të mbështesë sektorin prodhues të ekonomisë.

“Në veçanti, këto reforma duhet të përmirësojnë përmirësimin e klimës së biznesit, rritjen e eficencës, si dhe zgjerimin e potencialit prodhues të vendit”, u shpreh Gent Sejko.

a.s/dita

March 28, 2018 17:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*