GUXIMI / Leksi, Amerikës: Më vizitoni mua të parin, sa t’u dalë turpi policëve

February 6, 2020 11:33

GUXIMI / Leksi, Amerikës: Më vizitoni mua të parin, sa t’u dalë turpi policëve

TIRANË, SHIJAK, RRËSHEN – Askush nuk e priste që në momentin kur në Tiranë mbërritën pesë kombinate të vegjël poligrafikë nga Amerika, ministri i Përmbrendëshëm Leksi Lleshi të dilte i pari vullnetar.

Prandaj të pranishmit u shastisën kur, në sy të ambasadores amerikane, Leksi u ngrit dhe deklaroi:

“Ma bëni mua të parit vizitën e Poligrafikut, sa t’u dalë turpi këtyre!” dhe tregoi nga salla, teksa ngriti këmishën dhe kanotieren.

Gjesti i Kapedanit të policisë të ardhur nga ushtria, që për nga guximi ja kalon edhe sakrificës së xha Beqos kur mjekët erdhën të vizitonin xha Sulon, i ka lënë të gjithë oficerët e policisë pa fjalë, mësojnë Gojët e Liga.

Burime të maskuara pohojnë se në mungesë të fjalëve, e vetmja që ka marrë rrezikun në sy dhe ka dalë para mediave për të folur, ishte një police bionde, me flokët e lidhur, kapele dhe syze të errëta.

Zëdhënësja policore, që nuk dëshiron kurrsesi t’ja zbulojnë identitetin, njofton të gjitha aksionet e jashtëzakonshme të trupës speciale OFL, iniciale këto që zbërthehen në “Omeleta, Fasule dhe Lulelakër”, çka është dieta bazë e policisë shqiptare.

Por duke qenë se uniformat dhe pajisjet e reja kanë kosto, e sidomos syzet, zëdhënësja njofton në fund të çdo njoftimi:

“Kjo konferencë për shtyp u mundësua nga Optika Lleshi. Optika Lleshi, ju ofron syze dielli për të parë dritë në fund të tunelit!”

 

*****

SHËNIM / Gojët e Liga është një rubrikë satirike të cilës së fundmi i është shtuar dhe një konkurrent i fortë, me emrin OFL

February 6, 2020 11:33
Komento

1 Koment

  1. mirel February 6, 16:42

    He mo se Leksi kujtoi se behej fjale per pornograf dhe jo per poligraf, ndaj doli vullnetar si xha Bequa qe e zbertheu kemishen pa nje pa dy

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank