“Nuk ishte aksident”

March 14, 2016 22:06

“Nuk ishte aksident”

Portali dritare.net ka publikuar intervistën e plotë me gazetarin amerikan Guy Lawson mbi Gërdecin, autor i librit “Armët dhe çunat”, për të cilin po bëhet edhe një film nga Hollivudi.

“Është pritur shkëlqyeshëm nga kritika dhe ka frymëzuar prodhimin e një filmi në Hollivud që do dalë në gusht, me regji nga i njëjti person që ka bërë serinë The Hangover.  Skenari tregon  një histori paksa ndryshe, por ka Shqipëri brenda dhe besoj do të jetë një moment emocionues edhe për Shqipërinë” – thotë Lawson në intervistën e mëposhtme.

Ministrja e Mbrojtjes, para pak kohësh, ia sugjeroi librin tuaj anëtarëve të tjerë të Parlamentit…

Unë shpresoj se ajo iu është referuar nevojës për t’i bërë zyrtarët qeveritarë përgjegjës për korrupsionin e tyre. Ju keni një sistem qeverisës të korruptuar dhe të thyer, se zyrtarët nuk kanë mbajtur ndonjëherë përgjegjësi për aktet e tyre, përfshirë këtu edhe vrasjen e dhjetëra njerëzve në një shpërthim, që është përshkruar në këtë libër.

A mendoni se ajo mund të bëjë më shumë sesa të sugjerojë librin tuaj?

Do të doja të shikoja më shumë veprim. Unë jam mik me një zyrtar i cili është i përfshirë në qeverinë e Edi Ramës. Me miqësi nuk dua të them mik i ngushtë sepse vetëm një herë e kam takuar, por kur Edi Rama ishte në opozitë u bë shumë zhurmë që të bëheshin hetime për çështjen AEY dhe hetime për shpërthimin që vrau kaq shumë njerëz. Duke parë korrupsionin që ishte kaq shumë i përhapur gjatë asaj kohe dhe duke parë kontratën me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, nuk po shoh të jetë bërë ndonjë gjë.

Kështu që do të thosha se ministrja më shumë se të sugjerojë librin,  ajo në të vërtetë mund të marrë hapa për të bërë përgjegjës zyrtarët për atë që ndodhi. Vetëm nëse bëni diçka e tillë, nëse thyeni këtë zinxhir korrupsioni, mund të filloni të përparoni vërtetë drejt një qeverie demokratike të përgjegjshme.

Si  mendoni se mund të rihapet hetimi për Gërdecin?

Mendoj se duhet të rihapin hetimin për vdekjen e Kosta Trebickës, duhet kërkuar tek natyra e asaj që shkaktoi shpërthimin e rezervave të municionit. Mendoj se duhet bërë një hetim i plotë dhe i drejtë, jo kërkesa për konsiderata të veçanta dhe imunitete, dhe me prokurorë të cilët në fakt nuk përmbushën detyrat e tyre.

Çfarë dini ju për vrasjen e Kosta Trebickës?

Di që Kosta Trebicka vdiq në rrethana shumë të dyshimta, di se nuk ka pasur kurrë ndonjë hetim apo përpjekje reale dhe të sinqertë për të gjetur se çfarë ndodhi në të vërtetë. Unë di se ai kishte zemëruar shumë zyrtarë të lartë, duke përfshirë edhe Kryeministrin në atë kohë, Ministrin e Mbrojtjes dhe shumë njerëz të tjerë brenda njësive të krimit të organizuar që rrethojnë qeverinë shqiptare.

Pra, kishte shumë armiq atje dhe shumë armiq të tjerë në qeverinë amerikane, në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe Departamentin e Drejtësisë në Majemi. Ai kishte zemëruar shumë njerëz. Pra, ideja se makina e tij papritur u përmbys dhe ai vdiq në një “aksident”, fakti se kurrë nuk u bë një hetim dhe se familjes së tij, me aq sa di unë, i është kërkuar të heqin dorë, pak a shumë kërcënuar, më bëjnë të mendoj se ku ka tym, ka zjarr, ose të paktën ka sugjerim për zjarr.

Po “çunat” ku janë tani? Ku është Diveroli?

Diveroli është jashtë burgut tani. Ai është i angazhuar në një sërë luftërash ligjore në përpjekje për të marrë disa pará që ai beson se qeveria e Shteteve të Bashkuara i detyrohet. David Packouz, i cili ishte bashkëpunëtor i tij, ka filluar një biznes. Ai ka shpikur një pajisje, një makineri baterie të quajtur BeatBuddy. Alex Podrizki, i treti, po përpiqet të marrë jetën e tij në dorë, sepse siç mund ta imagjinoni, kur ke një dënim federal për mashtrim, bëhet më e vështirë për të gjetur një punë për të ecur përpara me jetën.

Qeveria nuk i provoi kurrë deklaratat që përmbante artikulli i New York Times, ku thuhej se municionet që vinin nga Shqipëria ishin të vjetra dhe nuk funksiononin. Kjo gjë nuk është vërtetuar kurrë sepse në fakt nuk ishte kështu. Kjo ishte në thelb një ndjekje penale politike, sepse qeveria ishte e sikletosur me cilësinë dhe natyrën e municioneve që po blinte, edhe pse e dinin se çfarë po merrnin.

Do thosha se Alex dhe David, dhe jam i bindur edhe Efraim, janë të mërzitur me faktin se jeta e tyre është dëmtuar, në thelb për arsye politike. I pandehuri i katërt në ndjekjen penale është një burrë i quajtur Ralf Merrill, i cili ishte financieri. Ai ishte një burrë i vjetër, më shumë një biznesmen, ai sapo doli nga burgu gjithashtu. Ai ka qenë i detyruar të falimentojë dhe gjithë puna e jetës së tij është çuar dëm.

A jeni në kontakt me ta? A e kanë lexuar ata librin?

Po, jam në kontakt me tre prej tyre. Kam qenë në kontakt edhe me Efraim Diverolin, por nuk kam folur me të qysh kur doli nga burgu. Po, ata e kanë lexuar librin. Mendoj se të gjithë ndjehen të shpaguar, sepse historia deri më sot ka qenë e shtrembëruar nga New York Times, politikanët dhe prokurorët.

Një nga gjërat që është fyerje për Shqipërinë është ajo çfarë u tha, se këto municione janë të këqija sepse vijnë nga Shqipëria, kjo nuk është e vërtetë. Municionet punonin, bënë atë që duhej të bënin. Për fat të keq, jam i sigurt se tani ato municione po përdoren sot nga talebanët kundër forcave të NATO-s në Afganistan dhe ndoshta edhe në Siri. Por kjo është një tjetër histori.

Pra, ata të gjithë e kanë lexuar librin dhe mendoj se ndjejnë që më në fund patën shansin për të treguar të vërtetën.

Mihal Delijorgji gjithashtu ka dale nga burgu dhe ka marrë nje leje ndërtimi. Që do të thotë se jeta ende vazhdon për ata që mbetën gjallë.

Po, jeta përfundoi për të gjithë ata që u vranë në atë shpërthim, përfshirë gra e fëmijë. Tragjedia më e madhe, them unë, është se jeta vazhdon e pandryshuar në Shqipëri, njerëzit nuk kanë shansin të kenë zyrtarë që mund t’i përfaqësojnë ata me ndershmëri dhe zyrtarë që duhet të mbajnë përgjegjësi.

 Djali i ish kryeministrit Berisha përmendet kudo ne librin tuaj. Por çfarë faktesh gjetët ju për përfshirjen e tij?

Prandaj them se ju duhet një hetim, për të zbuluar këtë gjë. Djali i ish Kryeministrit u takua me çunat kur ata ishin në Shqipëri, për të rregulluar shpërndarjen dhe ripaketimin e këtyre municioneve me një çmim që ishte dyfish i çmimin që qeveria shqiptare po i merrte. Qeveria shqiptare po i shiste municionet rreth 2 cent, për një kompani tjetër për rreth 4 cent, dhe më pas çunat e blinin për rreth 8 cent. Pra, çfarë ndodhi me ato pará?

E pra, implikimi është i qartë se djali i Kryeministrit, ndoshta edhe vetë Kryeministri, sigurisht Ministri i Mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë, po përfitonin paratë, të cilat i dërguan në një kompani në Qipro dhe më pas u zhdukën.

Sa e informuar ishte Ambasada Amerikane në Tiranë në lidhje me Gërdecin?

Ata deklaruan se nuk kishin dijeni dhe kjo është një deklaratë qesharake dhe e turpshme. Qeveria e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, ishte duke ndihmuar me një plan zhvillimi për çmilitarizimin e gjithë rezervave të armëve, përpara se Shqipëria të pranohej në NATO; ata dinin gjithçka rreth asaj që po ndodhte, sa i përket municioneve. Pra, ideja se për këtë situatë ata nuk dinin asgjë, është absolutisht absurde. Si çdo ekspert, dhe unë kam folur me ekspertë në Shqipëri në atë kohë, duke përfshirë edhe zyrtarë shumë të lartë, që më treguan se sigurisht ata e dinin se mund të ndodhte diçka e tillë. Dhe sugjerimi në librin tim është se ekziston mundësia që ata po mbyllnin njërin sy dhe mbase po bënin pará, të paktën disa prej tyre.

Ju jeni shprehur se keni zbuluar informacione eksplozive në lidhje me rolin e Ambasadës Amerikane në këtë çështje.

Kam implikime. Të gjitha këto dokumente sensitive dhe konfidenciale, që më janë besuar mua, tregojnë për bashkëpunimin me zyrtarë të cilët sigurisht kishin njohuri për marrëveshjen e municioneve, të cilat sigurisht implikonin Gërdecin.

A do t’i publikoni këto informacione?

Ato janë në libër.

Gjithçka?

Po, ke të drejtë, pothuajse çdo gjë. Ka disa gjëra që nuk janë të përfshira në libër.

A jeni i frikësuar për t’i publikuar ato?

Jo, unë mendoj se është e rëndësishme që të ketë një shtyp të lirë dhe nuk mund të kesh kurrë një shtyp të lirë, në qoftë se je i frikësuar. Arsyeja që nuk e botova është sepse ajo që përbën interes për lexuesin shqiptar, nuk përbën interes për lexuesin amerikan.

Cilat janë gjërat që ju nuk i keni publikuar në librin tuaj?

Ka dëshmi në këtë çështje që tregojnë për njohuritë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë në lidhje me origjinën e municioneve që AEY po blinte nga Kompania Shqiptare e Mbrojtjes, MEIKO. Ka pasur gjithashtu pretendime të bëra nga njerëz të brendshëm me njohuri serioze në lidhje me industrinë e armëve në Shqipëri, se zyrtarët amerikanë, kishin mbyllur njërin sy në lidhje me operacionin në Gërdec dhe shpërthimi që pasoi bashkë me zbulimin e këtij informacioni, do të dëmtonin potencialisht marrëdhëniet amerikano-shqiptare. Kjo është arsyeja pse ajo u mbajt konfidencial. Ekziston mundësia që një hetim serioz mund të zbulojë aktivitetet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë në atë kohë, në lidhje me Gërdecin, që mund të dëmtojë marrëdhëniet midis dy vendeve. Dhe kjo është e vërteta; populli shqiptar meriton të vërtetën. Ato familje që humbën të dashurit e tyre, meritojnë të vërtetën. Fshehja e së vërtetës nuk i bën mirë askujt.

A mendoni se njerëzit do ta kenë të vërtetën një ditë?

Pyesni Edi Ramën. /dritare.net

March 14, 2016 22:06
Komento

15 Komente

  1. TLN March 14, 22:09

    Nuk e kemi Edi Ramen te na tregoje te verteten. E kemi se eshte i gjate dhe i ben hije Ilir Metes kur eshte nxehte.

    Reply to this comment
    • gani USA March 14, 22:35

      Edi Rama dhe Ilir Meta jane votuar nga populli shqiptar per te qeverisur.
      Kushdo fut diversion mes tyre peshtyn mbi kete vote shqiptare dhe ben lojen e Saliut
      Perfshire ambasadorin Lu

      Reply to this comment
    • Raimond vlonjati March 15, 16:56

      Ai aksident ishte me i thjshte nga sa e shojegon ky Amerikani , por ky nuk e kupton dot sepse nuk heton ne Ballkan

      Problemi ishte keshtu Ministria jone Mbrojtjes ja dha tenderin nje firme amerikane dhe kjo firme bisedoi me Mehdiun qe ishte Minister Zmvrojtje , qe demontimi te mis behej andej tutje nda Skraiari ku ishte prrcaktuar por te behej diku afer
      Dhe Mehdiu per tju bere nder amerikaneve , i ndihmoi qe te behej ne Gerdec

      Tani firma amerikane qe fitoi tenderin , beri tender qe tja jepte kete pune ndonje firme qe ne ket rast quhen Sub-contractor

      Athere ne kete rast Sherbimi sekret grek gjeti nje rast te arte per te penguar futjrn e Shwiperis ne Nato
      Per kete futi firmen e Delijorgji ne loje , per te ketkuar te fitonte tenderin si sub kontractor

      Delijorgji fitoi tenderin , lehte ku nuk kishte ndonje kompani theter qe ta konkuronte dhe pasi e mori ket tender , Delijorgji krijoi ate incident te qellimshem duke e shkateruar fabriken e tij per llogari te politikes greke
      Dhe po kur i arrestua Delijorgji qeshte si nje futyre e poshter kriminale
      E pa imagjinueshme te lejohet i lire nje kriminel i tille i ndergjegjeshem qe qesh me vdekjen e njerezve te pa fajeshrm

      Duhet qe dikush te coje drejtesin ne vend kunder ketij akrepi re piste qe mori ne qafe jete njerezish me ndergjegje

      Ah do doja shum te me ndodhte mua se e dija une cdo i beja

      Po perse e beri politika greke kete krim ?

      Ne ato dite do behej miratimi i futjes se Shqiperise ne Nato , dhe greket duke krijuar kete incident krijonin pershtypjen tek anetaret e tjere te Natos se Shqiperia edht vend i pa- qendruedhem ndaj nuk duhej pranuar ne Nato
      Nga aba tjeter greket menduan se duke krijuar kete incident kaq te madh opozita do ngrihej ne protesta dhe do kerkonte qe Shqiperia te mos pranohej ne Nato sepse pushteti esht i koriptuar etj lojera qe i ben zakonisht politika jone budallaqe

      Ne fakt Edi nuk u ngrit ne protesta ne fillim kunder ketij shprrthimi , biles kishte dhene urdher ne PS qe askush te mos fliste asnje fjale per ket problem tek gazetaret

      Edi nuk e perdori ket incident per protesta kunder qeverise se e kuptoi qe ishte nje incident i krijuar nga greket dhe nuk foli fare saqe cuditi edhe gazetaret e BBC kur e pyeten pse nuk ngrihej ne protesta

      Por qe sidoqofte Edi nuk e ndihmoi politiken greke kur greket thoshin qe Shqiperia esht nje vend i pasigurte por deklaroi boterisht se esht ne favor te futjes se Shqiperis ne Nato , pavaresisht incidentit te Gerdecit

      Pra me nje fjale ai incident ishte loje e sherbimit sekret grek me Delijorgjin ndersa Tiranes zyrtare i i ngrli dopio gjashta ne dore dhe nuk mund ta akuzonte dot Greqine sepse kishte nevoj per voten e saj ne Nato
      Dhe greku voten e dha pro , sepse Sala i kish bere gjith ato tolerime
      , por nga ana tjeter greku krijoi ket incident qe te nxiste te tjeret te thoshin jo

      Natyrisht kjo nuk do te thote qe Shkelzeni nuk po bente tregeti ,me keta rembythjet e Ameriked m dhe te besh tregeti nuk ka gje te keqe sepse tregetia e armeve lejohet dhe nga ana tjeter Shkelzeni esht i ritur dhe nuk varet nga Babai ligjerisht

      Ne gjith ket histori duhej denuar me burgim te perjeteshem Delijorgji , se ai esht krimineli
      dhe te beheshin hetime duke kerkuar ndihmen e FBI per te diskretituar greket

      Ndersa ky amerikani qe ben ket liber , ky esht nje koqe kandari qe e shikon problemin vetem nga jashte dhe nuk e kupton fare se cfar luhej aty brenda
      Ky e shikon vetem si nje rast korupsioni , qe ne fakt nuk esht korupsion fare

      Nejse mo , shqipot nga menyra si veprojn duke u hedh ne luft me vrap kunder njeri tjetrit , tregojn se kane mungese te theksuar te shtet formimit dhe kjo ben qe te bijen lehte ne grackat e minjve te grekut

      Reply to this comment
  2. intelektuali March 14, 22:39

    EDI RAMA ESHTE KRYEMINISTRI ME GENJESHTAR QE KA PASUR NDONJEHERE SHQYPNIA

    Duke filluar qe nga vjedhjet makaber ne Rrugen e Kombit, nga vrasjet e Remzi Hoxhes dhe te Kosta Trebickes, nga vrasjet ne Gerdec dhe 21 janar te gjitha keto krime seriale te Saliut dhe Bandes se tij vrastare dhe kusare kane mbetur te pandeshkuara si njolla te zeza te Shtetit Shqyptar dhe Edi Rama pas 2 vjet ne qeverisje totalisht te falimentuar nga te gjithe treguesit ekonomike, tani po kerkon t’i fshihet pergjegjesise si SKUTH pas GAXHOIT duke deklaruar se fajtore eshte Drejtesia e Saliut qe ai si Kryeminister tani pas 2 vjeteve ne pushtet nuk po arrin ta zaptoje dot.

    KUSH ESHTE AI QE I HA KETO GENJESHTRA?

    pervecse disa kokrave fansa te paguar nga Rilindja Socialiste e Edvinit dhe Likes? Ne nje kohe qe ne bashkepunim me Sali Berishen liroi nga te gjitha akuzat kusarin e Thesarit te Shtetit Ardian Fullanin dhe nderkohe qe po kerkon te vjedhe fonde publike njesoj si Sali Berisha do kohe me pare ne projekte ne terrin e nates pa miratime dhe pa preventiva sic po ndodh tek parku i Liqenit duke i kamufluar keto vjedhje ashiqare me demagogji dhe propagande patriotike.

    prandaj:

    edhe ky filmi qe flet gazeta DITA ka per te bere nje VERE NE UJE sepse o milet injorant dhe dru me pre:

    EDI RAMA ESHTE NJESOJ SI SALI BERISHA, PJESE E MAFIES SE KUQE ME PUSHTET QE LA PAS ENVERI ME NEXHMIJEN.

    Reply to this comment
    • MANPAD Igla 16 March 14, 23:02

      GUY duhet te beje publike edhe provat shkresore e theksoj provat shkresore per avionet Iljushin 76 te asaj kompanise se regjistruar ne republiken e Tataristanit, qe shkonin plot me fisheke ne Afgasnistan dhe ktheheshin po plot ne Tirane me mall Afganistani. GUY duhet te beje publike edhe provat per diplomatet amerikane dhe makinen me targa CD te ambasades, qe kane vizituar edhe aneksin ushtarak ne Rinas edhe “kovacanne” e Gerdecit. GUY duhet te shprehet qarte per metamorfozen e Erjon Velise nga Paladin i lirise, i luftes antikorrupsion, dhe mbrojtes i varfanjakeve te Gerdecit, sot shnderruar ne makut thuajse sa “sypeshkaqeni” i Sales!

      Reply to this comment
  3. SMERLAPI I SHQUPIT March 14, 22:46

    ate e ka vrare mafie e shkelxen berishes dhe fatmir mediut edhe pike

    Reply to this comment
    • dylgjeri March 14, 23:03

      ate e ka vrare mafia e armeve e Teksasit
      Edhe hetuesin qe “certifikoi aksidentin” ata e derguan
      Lexoni librin dhe do kuptoni
      Familja Berisha eshte deri ne gryke ne mut, po edhe amerikanet nuk jane pa gje ne kete masaker

      Reply to this comment
  4. Z/K March 14, 23:34

    Ne bote 90% e politikes boterore e ne vecanti ne selit diplomatike qe asht ajka e diplomacis politike ekziston e pa ndershme e pa sincerte.
    Vetem 10% mund te quhet politike e ndershme qe ketu merr pjese sugjeron nuhat populli.E them populli sepse popujt kurr nuk deshirojne ti shkoje rruges se shtrember e pikrisht per kete bijne ne tradheti nga politika e diplomacive botenore.Dhe ia heq kurrizi si sot rast ma konkret kemi emigrantet nga vendet arabe ashtusic pati emigrantet nga vendet e bllokut komunist ne vitin 1990 e tehu.

    Reply to this comment
  5. LORA March 14, 23:37

    A eshte kjo nje interviste dhe libri “Armet dhe cunat” ne akordance me reformimin qilizme te drejtesise ?????
    Ato qe degjova ne intervisten e Guy Lawson nuk mu duken te panjohura,,,,,e panjohur per mua eshte se kur do te behet drejtesi per krimin apokaliptik shteteror ne Gerdec,ne ate 15 mars te kobshem te 2008-es.

    Reply to this comment
  6. Z/K March 14, 23:39

    Dhe une jam dakort qe nuk ishte aksident.E them me bindje qe ishte prodhim aksident.

    Reply to this comment
  7. shqip March 15, 01:25

    @GANI USA

    AMBASADORI LU ESHTE JORGAN I BERISHES,
    LULASHIT, FATMIR MEDIUT DHE KRIMINELEVE TE PAFUNDE QE KA SHQIPERIA.

    AI ESHTE KETU PER INTERESAT E DEMOKRACISE DHE LIRISE SE KRIMIT DHE JO PER TE TREGUAR TE VERTETEN E GERDEC-DIVEROLIT…

    FAJEN E KEMI NE SHQIPTERT QE NUK I TREGOJME RRUGEN NGA KANE ARDHUR…
    RAMA ESHTE ATY PER TA MBROJTUE SALEN DHE PER TE BURGOSURVE FUKARNJTE. KY ESHTE REALITETI.

    POPULLI DUHET TI THERESE MENDJES E TE MOS DALE ME VEZE NE RRUGE POR ME PROTESTA PAQESORE DUKE FILLUAR ME LARGIMIN E DEPUTETEVE KRIMINELE, AMBASADOREVE JORGANE TE KRIMINELEVE, SEPSE KUSH MBUKON KRIMIN ESHTE ME KEQ SE KRIMINELI THONE TE GJITHA LIGJET NDERKOMBETARE…..

    JO ME LARGE SE SOT VIZITA E KRYEKRIMINELEVE BASHA E MEDIU NE AMERIKE TRGONE SE AMBASADORI LU PO TALLET ME NDJENJAT, VUAJTJEN, SKLLAVERIMIN, BESIMIN DHE MOIPINE E SHQIPTAREVE KUNDREJTE AMERIKES TINZARE…

    Reply to this comment
    • Arben March 15, 22:27

      NUK I VJEN RRADHA AMBASADORIT TE JETE VASAL I RONXHOBONXHOVE NGA SHQIPERIA,

      KA PLOT RONXHOBONXHO NGA AMERIKA PERPARA

      Reply to this comment
  8. Arben March 15, 08:15

    O MILET,

    DEGJONI E MBANI VESH.

    1. TENDERIN E FURNIZIMIT TE USHTRISE AFGANE ME ARMATIME E KISHTE MARRE DIK QENI, ZV.PRESIDENT.

    2. ISHIN PIKERISHT FITUESIT E TENDERIT QE PO SHKELNIN LIGJIN USA DUKE TREGETUAR MUNICIONE KINEZE.

    3. TENDERI ISHTE SHUME PUBLIK DHE NUK ISHTE DICKA SEKRETE.

    4. POLITIQENERIT TANE TE PANGOPUR, DONIN TE FITONIN PARA EDHE NE KURRIZ TE MASAVE TE SIGURISE QE KERKON PROCEDURA NE KETO RASTE, DHE PER KETE DUHET TE DALIN PARA GJYQIT.

    5. KOSTA TREBICKEN E VRAU DEPT I SHTETIT AMERIKAN, PASI ISHTE THIRRUR TE DESHMONTE NE KONGRES, DHE NGA KJO DESHMI DO TE DILTE HAPUR SE PARATE E QEVERRISE USA KISHIN VAJTUR PER TE BLERE MUNICIONE KINEZE, GJE QE ESHTE E NDALUAR ME LIGJ NE USA.

    TE TJERAT JANE LLOGJE PER POPULLIN.

    Reply to this comment
  9. Arben March 15, 08:46

    EDHE DICKA TJETER,

    “AKSIDENTI” U STIMULUA NGA ASFALIA GREKE, DUKE SHFRYTEZUAR KUSHTET MIZERABLE TE SIGURISE TE AMBJENTIT DHE VETE NDODHJEN E POLIGONIT SHUME AFER ZONAVE TE BANUARA.

    DHE KA NDODHUR 2 JAVE PARA ANETARESIMIT TONE NE NATO.

    GREKET DONIN TE NA THONIN “VERTET ERDHET NE NATO, POR BREKET I KENI TE PALARA AKOMA”.

    Reply to this comment
  10. Emigranti March 15, 15:35

    Vleresoj botimin e artikullit te gazetes Dita.Sipas mendimit tim problemet qe ngrihen nuk eshte se ngrihen pa vend .Ne te gjithe pa perjashtim vetem presim nga Edi por per tu ngritur ne proteste ngrihemi vetem per te prishur kendin e femijeve tek liqeni dhe nuk ngrihemi ne se bashku me te tjeret, te kerkojme me force ,para prekurorise per gjithe ato krime qe ka kryer Saliu,Basha etj.Ata qe shajne Edin jane njerezit e Saliut.Ne si shqipetare tani po shohim ndryshimin e madh ,por per 2 vjet e gjysem te relizosh te gjitha ,as ka lindur dhe as mund te linde udheheqes.Reforma ne drejtesi do te beje te mundur ato c’fare eshte shkruar ne kete artikull.Emigrantie ,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*