Gylen, urdhër arrest për vrasje, një ditë përpara vizitës së Putin

April 3, 2018 08:41

Gylen, urdhër arrest për vrasje, një ditë përpara vizitës së Putin

Turqia ka urdhëruar dje arrest ndaj klerikut musliman, Fethullah Gylen dhe shtatë personave të tjerë.

Këtë herë akuza ka të bëjë me vrasjen e ambasadorit rus Andrei Karlof në vitin 2016.

Sipas gazetës, Haberturk ky urdhër-arresti lëshohet , një ditë para se presidenti rus Vladimir Putin të vizitojë Ankaranë.

Andrei Karlof ra i vdekur nga të shtënat e një polici në detyrë, teksa ishte duke folur për hapjen e ekspozitës në dhjetor 2016. Ai  bërtiti “Allahu Ekber” dhe “mos harroni Aleppo-n” si zjarr të hapur. Më pas u vra nga policia.

Erdogan fajëson organizatën e Gylenit se fshihet pas vrasjes.

Presidenti turk gjithashtu akuzon rrjetin e klerikut për grushtin e dështuar të shtetit të në korrik 2016. Gylen, i cili jeton në SHBA që nga viti 1999, ka mohuar akuzat dhe ka dënuar grushtin e shtetit.

Putin mbërrin në Turqi sot për një vizitë dy-ditore ku do të takohet me Presidentin Erdogan dhe Presidentin iranian, Hassan Rohani. Të tre vendet janë garantuese të bisedimeve të paqes së Astanës, për zonat “e paqes” në Siri.

Siç njoftoi Kremlini, Putin dhe Erdogan do të inaugurojnë  zyrtarisht njësinë e parë termocentralit bërthamor Akkuyu në Turqi.

n.s. / dita

April 3, 2018 08:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*