Habia e këshilltarit të Ramës: O Zot, po të mos e shihja nuk do e besoja!

September 9, 2016 10:27

Habia e këshilltarit të Ramës: O Zot, po të mos e shihja nuk do e besoja!

Nuk do ta besoja po të mos e kisha parë, kështu shkruan Artan Shkreli i cili është Këshilltari për Trashëgiminë i Kryeministrit. Ai është habitur kur ka mësuar se në Kurvelesh ka ekzistuar një vend sakral pagan, ku njerëzit nuk besonin në dy fe, por në lisa.

Ky është shkrimi i tij i plotë në Facebook.

“O Zot, po të mos e kisha parë nuk do ta besoja!

Një vend sakral PAGAN funksional ndodhet sot në mes të Shqipërisë (Kurvelesh), në njërën nga çukat e gjelbëruara, mbi kanionin e madh të Nivicës. është e pabesueshme kjo rrudhje tremijëvjeçare e kohës që të shpie drejt e në epokën kur Iliro-Epirotët ishin PANTEISTE dhe perëndite ishin rrufé, male ose ujra. Asnjë gjurmë tempulli të krishterë ose mysliman në atë çukë, por vetëm një shesh me diametër mbi 20 m valluar me pemë shekullore dhe një patalog 5-6 m rrethuar me mur guri ku flijimi bëhet ende n nder të LISAVE, të cilëve njerëzia u drejtohet me lutje.

Nga pemët e shqyera e të djegura, duket se kodra thith sasi mbresuese vetëtimash.

Vendi, një lisnajë e bukur, quhet “TE LISAT”.”

September 9, 2016 10:27
Komento

18 Komente

  1. kokpalari 21 janarit September 9, 11:02

    Ore Shkreli
    Mire ore shume mire qe entuziazmohesh per pasurite e trashegimise shqiptare
    Po dukesh pak idiot si Shvejku kur entuziazmin per nje zbulim PAGAN e nis duke thirrur O ZOT..

    Reply to this comment
    • Gingi September 9, 11:14

      Sepse ai, Shkreli, nuk eshte pagan ?!
      Ishte idiot Shvejk ?!

      Reply to this comment
    • abc September 9, 11:24

      Nuk po entuziazmohet jo,por po tallet me krahinen e Kurveleshit qe ka mbetur akoma pagane,primitive.
      Ky eshte thelbi i postimit dhe jo “zbulimi” i vendit te kurbanit te bagetive.

      Reply to this comment
      • Hammond September 9, 14:32

        Nuk ka prapanice te tallet ai, jo, por eshte entuziasmuar tej mase sepse deri me sot besohej se orakujt e Zeusit ose Nena Toke (Rea ose Gea) ishin transmetuar nepermjet fiseve Thesprote dhe Molose, ndersa Kurveleshi perfshihet ne tokat e banuara nga Kaonet qe greket nuk i quanin greke…. po te jete e vertete kjo eshte gjetje shume e rendesishme qe e ka origjinen qe nga 2000 vjet para krishtit….

        Reply to this comment
      • anticensurë 25642654 September 9, 16:45

        kurveleshi pagan dhe ti jo pagan që beson prapë në në gjë që as e sheh,as e dëgjon vetëm beson se egziston??
        kush është pagani këtu?
        ti që e ke kokën të mbushur me brroçkulla apo ai që ka në gjë të gjallë përpara??

        Reply to this comment
  2. Arkitekti September 9, 11:18

    Ah ky Shkreli nuk punon keshilltar, po sekser. Cfare iu ben nderhyrjeve ky neper tendera, leje ndertimi, projekte, duhen disa dite per ta pershkruar. Ik o Shkrel kap nje cep e mos u duk se vec tjerave hyn tek shkodranet e keqinj.

    Reply to this comment
  3. as September 9, 11:25

    O Shkrelo a s’me thu, e ke taku zotin ndonjehere. U bete te gjithe injorantesh me shkolle

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit September 9, 13:05

    Po babà Tomorri a s’eshte venerim pagan o arkitekto-skulptoro-piktoro-arkeologo-gjithollog?

    Reply to this comment
  5. fshatari pafshat September 9, 13:54

    Kriza e massmedia shqiptare

    Lutje

    Na njoftoni saktesisht, dhe sa me shpejt te jete e mundur, momentin e pjerdhjes te pritshme te Shkrelit.

    Perulesisht,
    Populli d.v.

    Reply to this comment
  6. Spathiati September 9, 14:37

    Shkreli eshte nje psikopat ne oborrin e skizofrenit Rama!

    Reply to this comment
  7. As Poet, As Analist September 9, 14:50

    Pse qenke kaq i habitur
    o keshilltar i Edvinit
    s’eshte ndonje çudi e madhe
    vendi né mes gjelberimit!!

    Ai vend qè ti pershkruan
    si  né  mes tè Shqiperise
    gjeografikisht qendron
    mu né mes tè laberise! 

    Nivica e Kurveleshit
    eshte né jug tè Shqipërisë
    bashke me fshatrat qè ka rreth
    jane kurorë e Laberisë.

    Ato fshatra jane plot
    me mekame dhe teqe
    neper shekuj njerezia
    jane falur e kane bere be!

    S’di çfarë të ka bere pershtypje
    a te ka emocionuar
    dhe habine tende tè madhe
    si debil e ke postuar!

    O keshilltar i Edvinit
    keshilltar per Trashgimine
    permbahu njeçike nga ndjenjat
    mos e shpreh keshtu habine!!

    Kur lexoj keto idiotesira
    qè botohen né gazete
    psheretij me deshperim
    pastaj ngre koken perjetè!

    Pastaj ngre koken perjetè
    shpresoj se ne qiell ka Zot 
    i bej nje pyetje tè thjeshtë:
    Pse o Zot ka kaq idiotë?!

    Reply to this comment
  8. Nivica September 9, 15:02

    Po: ky postim është me të vërtetë shumë interesant po të mbani parasysh dy fakte
    1. Lisi ka qënë simboli i perëndisë më të madhe iliro-epirote, që sipas leksikografit grek, Hesik, quhej Dei paturos (babai Dei) dhe është E VETMJA perëndi ilire e identifikuar si perPo: ky postim është me të vërtetë shumë interesant po të mbani parasysh dy fakte
    1. Lisi ka qënë simboli i perëndisë më të madhe iliro-epirote, që sipas leksikografit grek, Hesik, quhej Dei paturos (babai Dei) dhe është E VETMJA perëndi ilire e identifikuar si perwndi ilire në burimet e lashtësisë klasike, sepse të gjitha perënditë e tjera iliro-epirote njohim në interpretimin grek e romak (interpretatio graeca dhe interpretatio romana). Kjo perëndi iliro-epirote ka homologët e saj thuajse në të gjitha panteonet e popujve te lashte indoeuropianë Diaus pitar ndër indianët, Zeus pater (Ζεῦ πάτερ) grekët, Iuppiter latinët etj.
    2 Flijimi për lisat është flijimi që bënin shumë popuj të tjerë indoeuropianë për perënditë e tyre të mëdha dhe është me të vërtëtë mbrësëlënëse dhe thuajse e pabesueshme që të ruhet ende në Kurvelesh ky zakon dymijëvjeçar i të parëve tanë , pas dy uraganeve të mëdha monoteiste që përfshimë gjithë Europën.
    Flijim për Zeusin iliroepirot/shqiptar në shekullin 21!!!
    Kjo është me të vërtetë e habitshme, por jo dhe aq, po të mbahet parasysh se Kurveleshi, “bërthama e Kaonisë së lashtë” siç e përkufizonte Johann Georg von Hahn-i në Albanesische Studien, për shkak të pozitës gjeografike i mbrojtur nga deti Jon dhe nga natyra e egër shkembore e rajonit ka qënë më larg ndikimeve etnologjike dhe fetare të huaja gjatë dymijë vjetëve të fundit.dhe eshte e vetmja perendi
    ilire e identifikuar ne burimet e shkruara te Lashtësisë klasike, sepse të gjitha perënditë e tjera iliro-epirote njohim në interpretimin grek e romak (interpretatio graeca dhe interpretatio romana). Kjo perëndi iliro-epirote ka homologët e saj thuajse në të gjitha panteonet e popujve te lashte indoeuropianë Diaus pitar ndër indianët, Zeus pater (Ζεῦ πάτερ) grekët, Iuppiter latinët etj.
    2. Flijimi për lisat është flijimi që bënin shumë popuj të tjerë indoeuropianë për perënditë e tyre të mëdha dhe është me të vërtëtë mbrësëlënëse dhe thuajse e pabesueshme që të ruhet ende në Kurvelesh ky zakon dymijëvjeçar i të parëve tanë, pas dy uraganeve të mëdha monoteiste që përfshimë gjithë Europën.
    Flijim për Zeusin iliroepirot/shqiptar në shekullin 21!!!
    Kjo është me të vërtetë e habitshme, por jo dhe aq, po të mbahet parasysh se Kurveleshi, “bërthama e Kaonisë së lashtë” siç e përkufizonte Johann Georg von Hahn-i në Albanesische Studien, për shkak të pozitës gjeografike i mbrojtur nga deti Jon dhe nga natyra e egër shkembore e rajonit ka qënë më larg ndikimeve etnologjike dhe fetare të huaja gjatë dymijë vjetëve të fundit.

    2 Flijimi për lisat është flijimi që bënin shums popuj të tjerë indoeuropianë për perënditë e tyre të mëdha dhe është me të vërtëtë mbrësëlënëse dhe thuajse e pabesueshme që të ruhet ky zakon dymijëvjeçar, pas dy uraganeve të mëdha monoteiste që përfshimë gjithë Europën.
    Flijim për Zeusin iliroepirot/shqiptar në shekullin 21!!!
    Kjo është me të vërtetë e habitshme, por jo dhe aq, po të mbahet parasysh se Kurveleshi, “bërthama e Kaonisë së lashtë” siç e përkufizonte Johann Georg von Hahn-i në Albanesische Studien, për shkak të pozitës gjeografike i mbrojtur nga deti Jon dhe nga natyra e egër shkembore e rajonit ka qënë më larg ndikimeve etnologjike dhe fetare të huaja gjatë dymijë vjetëve të fundit.

    Reply to this comment
  9. Guri Naimit D(Dh.Xh) September 9, 15:37

    Mbrodhesi; per kedo qe merakoset per Atdheun dhe ve GUR ne htemelet e TIJ.

    Ma preve mendimi, thene te gjitha c’kisha ne mendie; i nderuar;- ani sa anonim “As Poet, Aas Ananalist”, Po sa na ke shkruar,je “KRYE POET sa KRYE ANALIST”.
    Te tjerat i thone komentet,po jo me aqe vullgarite sa urrejtie pathollogjike. Ai SHKRELI i ri, -sa di e aqe thote.mos te pergojojme.(s’di si ka arritur ne ate pozie?!.i lumte)Shrelet ne Tirane i kam patur dobesi..Kete djale se njoh nga afer.Pe ta uruar e UROJ -Paste mend e ecte perpara’ N e paragjykoj..
    Faleminderi penes “As Poet ,As Analist “..
    ***
    Shkreli po te jete djale i mire9 ska rendesi te tjerat, te shkoje ne Dangelline Naimjane, deri ne Zavalanin e “Vellezerve Zavalani”(me falni per kete emertimpo s’gaboj besoj).e te na thote per keto “harresa”, sa demtime deri cfarosie; te atij “MUZEUMI te Natyres dhe dores njeriut shqiptar nga Iliret e me pare,ne “DANGELLINE NAIMJANE”.
    Me konsiderate per kedo qe merakoset per mbrodhesine e Atdheut dhe ve GUR per Te.

    Toronto 09-09-2016 Guri Naimit D.(Dh. Xh-Zavalani)

    Reply to this comment
  10. Petriti September 9, 18:25

    Eshte pa diskutim nje njoftim i vlefshem per traditen tone te lashte iliro-epirote, te ruajtur ne kete treve edhe per dy mijevjecare pas futjes se krishterimit e keta tre shekujt e fundit .tw muslimanizmit.
    Te gjithe ne duhet te jemi krenare per keto tradita me vlere per identitetin tone etnik.
    T’i behen fli lisit deri ne ditet tona eshte me te vertete fantastike.

    Reply to this comment
  11. Emy September 9, 19:21

    Shqiperia eshte akoma pagane. Prandaj ka harmoni fetare. Aty ku nuk ka besimtare si mund te kete kontradita midis besimtareve? Lidhur me vendin e gjetur nga Shkreli po me vjen keq qe ekziston dhe qenka aktiv. Jemi kthyer ne nje vend shtrigash.

    Reply to this comment
  12. dash September 10, 08:59

    Me gjithe urrejtjet politike ne komentet e mesiperme(qe mund te jene te verteta ose jo,nuk me intereson) Ky zbulim eshte i nje rendesie te jashtezakonshme.Uroj te kthehet vemendja te shume cite arkeologjike qe Shqiperia eshte e mbushur,por e abandonuar nga qeverite shqiptare…

    Reply to this comment
  13. dash September 10, 09:03

    Kesaj i thone te merresh me gishtin jo me henen(per disa komentues)

    Reply to this comment
  14. Ballisti demokrat nga dukati. Bdd September 10, 15:59

    Ka wene repart ushtarak nderlidhje.
    Pagan ishin. Se po te besonin shkonin ke teqja dushkut

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*