Hahn: BE nuk do të pranojë vende që kanë probleme me fqinjët

February 6, 2018 17:12

Hahn: BE nuk do të pranojë vende që kanë probleme me fqinjët

Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn deklaron se Bashkimi Europian nuk do të pranojë asnjë vend që ka probleme me fqinjët. Vendet e Ballkanit janë pjesë e BE tha Hahn, por duhet ende punë. Ai theksoi se vendet e rajonit duhet me urgjencë të plotësojnë kriteret kyçe.

“Dera e BE mbetet e hapur dhe do të jetë e hapur. Është një perspektivë që shkon deri në 2025. 6 partnerët tanë në rajon janë pjesë e Europës si gjeografikisht edhe emocionalisht. Procesi i integrimit nuk mund të jetë i kompletuar pa ta.

Kriza e emigrantëve tregoi qartë se kufijtë nuk ekzistojnë kur përballemi me sfida. BE e ka përsëritur këtë perspektivë europiane, por është një tjetër hap strategjik përpara.

Është një investim gjeostrategjik në Europë, ne nuk duhet të lëmë vakum në dyer tona. Kjo është një perspektivë e përbashkët.

“Nuk ka dreka falas” për vendet e Ballkanit, duhet të jenë të dedikuar vendet e Ballkanit, duhet të jenë të përgatitur si në aspektin teknik, ashtu edhe për të qenë në një linjë me vlerat europiane. Kjo nuk është një ftesë që vendet ballkanike të heqin dorë në plotësimin e reformave.

Ky proces do të varet nga progresi personal i çdo vendi që synon të anëtarësohet. Ballkani duhet urgjentisht të plotësojë prioritet kyçe, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar, reformat ekonomike.

Të gjitha çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bindëse që të vazhdojnë bisedimet. BE nuk do të pranojë vende me konflikte me fqinjët.

Unioni edhe vetë duhet ta përmirësojë idenë e mbështetjes për zgjerim.

Të gjitha vendet e Ballkanit mund të lëvizin në rrugë e tyre drejt BE brenda 2025. Mali i Zi dhe Serbia janë udhëheqësit nëse mund ti quajmë kështu. Por mund të mbeten prapa 4 vendeve të tjera nëse nuk japin rezultate.

Axhenda 2025 nuk është një target i caktuar, nuk është një datë detyruese. Ajo është skenari më i mirë i mundshëm. Pavarësisht se kemi caktuar një afat kjo nuk do të thotë që do të anëtarësoheni automatikisht, kjo varet nga meritat personale”, deklaroi Hahn. e.k/dita

February 6, 2018 17:12
Komento

3 Komente

  1. Tani February 6, 18:25

    Por jo ne dem te atyre qe jane kandidate dhe ne perfitim te atyre qe jane anetare. Sepse Greqia po e perdor anetaresine ne BE per te shantazhuar dhe perfituar nga Shqiperia e Mali i Zi.

    Reply to this comment
  2. ramiu February 7, 06:44

    KUSH VALLE KA ME SHUM PROBLEME ME FQINJET ZOTI HAN?MARIM SHEMBULL GREQINE PROBLEME ME TURQIT PROBLEME ME SHQIPTARET PROBLEME ME MAQEDONSIT A THUA TE GJITH KETA SHTETE I KANE RENE ME QAFE GREQISE SE QINDRA ISHUJVE DHE MILIONAVE KM DET SIKUR NUK SHKON Z HAN

    Reply to this comment
  3. Humoristi Bruxelit February 7, 11:27

    C’gallate !
    Duket si Humor i panjohur Mashtrusash .

    Ateher i bie qe Greqia te perjashtohet nga BE-ja apo ky i bo presion Shqiperise ne kte thirrje , me ju nenshtruar Grqise !
    Jane shakaxhinj te paskrupull Kto sexseret e Bruxelit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*