Hahn: Bllokimi i dialogut me Prishtinën të mos ndalë integrimin e Serbisë

March 29, 2019 16:02

Hahn: Bllokimi i dialogut me Prishtinën të mos ndalë integrimin e Serbisë

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han, tha në Beograd se i vjen keq që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është i bllokuar por, sipas tij kjo nuk duhet të jetë arsye për ndaljen e procesit të integrimit evropian të Serbisë.

“Më vjen keq që dialogu është ndalur, kjo nuk është mirë. Nuk ka asnjë arsye dhe do të ishte gabim të ndalet gjithçka për Serbinë vetëm sepse dialogu është i bllokuar”, tha komesioneri Hahn në Beograd, gjatë një konference për media së bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian është pezulluar që prej vendosjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e qeverisë së Kosovës në nëntor të vitit të kaluar. Megjithatë, BE-ja synon të përparojë procesin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian përkundër zhvillimeve rreth dialogut me Kosovën.

Këtë e konfirmoi edhe komisioneri Hahn pasi deklaroi se janë duke u bërë përgatitjet për hapjen edhe të një kapitulli të ndërmjet BE-së dhe Serbisë në kuadër të negociatave për anëtarësim në bllokun evropian. Gjatë qëndrimit në Beograd, Hahn ka takuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Komisionari Hahn para vizitës në Serbi ka qëndruar në Sarajevë ku me zyrtarë të lartë të Bosnjë dhe Hercegovinës ka diskutuar procesin e integrimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian.

l.h/ dita

March 29, 2019 16:02
Komento

2 Komente

  1. llapi March 29, 19:54

    Kjo eshte mesim per popujt ushtarakisht me te fuqishem se fqinjet e tyre , se beni masakra e krime sa te doni ne fund ne e shofim interesin . Ato i harruan komandantet e UCK se e pse ne mos ti hedhim prapa shpine !

    Reply to this comment
  2. epo kjo pune March 30, 08:50

    e cfare ti komentosh kurvave te BE, prandaj te bejme shtet per veten se mbetem me dore te shtrire ndaj tyre, partneritet te forte me SHBA e Britanine e Madhe, unifikim si shtet me Kosoven e faktorizim te shqiptareve ne Ballkan dhe sidomos ne greqi ku jane me miliona patriotet tane atje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim