Hahn: Brukseli pret hetime dhe dënime në të gjithë nivelet për korrupsionin

January 26, 2015 09:43

Hahn: Brukseli pret hetime dhe dënime në të gjithë nivelet për korrupsionin

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, thotë se Brukseli pret detime dhe dënime për të gjitha nivelet e korrupsionit.

Ai thotë se BE e vlerëson reformën që po ndërrmeret në drejtësi dhe sheh një trend pozitiv në luftën kundër korrupsionit.

Organet e zbatimit të ligjit siç janë policia dhe prokuroria kanë nevojë për një qasje proaktive për të parandaluar në mënyrë efektive dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin.

Kjo nënkupton adoptimin e një metodologjie të përbashkët, të bazuar në një vlerësim të fuqishëm të rrezikut dhe teknikat moderne të hetimit. Hetimet proaktive dhe një magjistraturë ekzekutive nuk priten vetëm në kuadër të anëtarësimit në BE, por priten nga të gjithë shqiptarët. Unë e përkrah vullnetin politik ekzistues që të veprojë me vendosmëri në luftën kundër korrupsionit dhe vë re një trend pozitiv në luftën kundër krimit të organizuar.

Çfarë unë pres tani është që Shqipëria të intensifikojë përpjekjet e saj për të ndërtuar një politikë efektive me tolerancë zero kundër korrupsionit dhe një rrugëtim intensiv hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh në të gjitha nivelet dhe kundër të gjitha llojeve të aktiviteteve kriminale”, thotë ai në një intervistë për “GSH”.

January 26, 2015 09:43
Komento

1 Koment

  1. Lul January 26, 10:10

    Fol fol o shef po qe se do ndjekim ata qe thua ti ne ngelim pa parlament,pa qeveri,pa banka, pa president, dhe te themi rrofte serbi ose greku se keta 2 ujqe kemi komshi dhe mezi presin, pra i bie qe per te luftuar korrupsionin Berisha varet ne litar, duke e pasuar te gjith deputet e ministra qe te denohen me burg te perjetshem per bemat qe i kan sjell atij populli. Eh mor lal mos na bej europian me zor se dallkauket me kollare nuke i pelqejne rregullat por preferojne tymnajen se aty e kan fitimim. Ne kemi nje Fullan banke qe vjedhi 7 miliar $ dhe po bejne cfare munden jo per ta ndershkuar nuke behet fjale, po te dal i pafajshem qe te qendroj koke lart ne cdo ballo presidenciale apo qeveritare qe eshte i ftuar. Tung

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*