Hahn: Çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet t’i kontribuojë paqes dhe stabilitet

August 31, 2018 12:31

Hahn: Çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet t’i kontribuojë paqes dhe stabilitet

Komisioneri europian për Zgjerim, Johanes Hahn, ka deklaruar në Bruksel se çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se është bërë përparim sa i përket marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, edhe pse sipas tij është shumë herët të flitet për detaje

Këto komente, eurokomisioneri Hahn i ka bërë para takimit joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve kandidate.

“Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvillohet nga udhëheqësit e dy vendeve, por është shumë herët të flitet për detajet. Është e qartë që çfarëdo marrëveshje duhet t’i kontribuoj paqes dhe stabilitet në rajon”, ka shtuar Hahn

o.j/dita

August 31, 2018 12:31
Komento

2 Komente

  1. Kasandra August 31, 14:23

    Zotit Johanes Hahn,
    Në shenjë respekti dëshiroj t’ju them se legalizimi i spastrimit etnik i shqiptarëve dhe zëvendësimi i tyre me kolonë serbë (malazes, maqedonas apo grekë) nuk mund t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon, as diplomacia ndërkombëtare në favor të planeve shekullore të fqinjëve tanë për të përvetësuar trojet shqiptare tërësisht ose pjesërisht kur ky legalizim shkel gjashtë cipërisht të drejtën e masakruar të shqiptarëve për bashkim. Zgjatja e zhbërjes së padrejtësisë së coptimit të trojeve dhe të kombit shqiptar është në favor të planeve the veprimeve tinëzare hileqare e keqdashëse të fqinjëve tanë që, pas një shekulli hudh e prit me thikën prapa kurrizit tonë, tani po japin rezultatin e tyre dhe ndërkombëtarët nuk po mbajnë përgjegjësinë që kanë po merren me teorira jo për paqen në Ballkan por për paqen midis tyre. Edhe ju e kuptoni Z.Hahn këtë lojë në kurriz të shqiptarëve, apo jo?
    Shqiptarët, sado të varfëruar dhe të dobësuar nga coptimi, sot janë më të fortë dhe më të bashkuar se një shekull më parë për t’i kthyer Shqipërisë trojet e mëdha bashkë me copat e vogla. Nëse ndërkombëtarët thyhen sot para presionit serbo-sllav, shqiptarët nuk do t’ia falin oportunizmin/tradhëtinë palës shqiptare negociatore dhe kështu kthehemi në piknisje kur paqja mbetet përsëri problem. Zgjidhjet e pjesëshme e acarojnë situatën. Vetëm drejtësia sjellë paqe të qëndrueshme. Në kuadër të këtij debati është momenti për trajtimin e problemit etnik në gjithë Ballkanin në parim në kufijtë historikë të çdo kombi pavarësisht nga pastrimi etnik që të mbeten të gjithë të kënaqur. Përshëndetje, Kasandra.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*