Hahn: Gjendja në Ballkan e brishtë, por drejt konsolidimit

May 1, 2015 16:26

Hahn: Gjendja në Ballkan e brishtë, por drejt konsolidimit

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisië dhe Zgjerimit, Johanes Han vlerësoi se gjendja në hapësirën e ish-Jugosllavisë dhe në vendet e tjera ballkanike është e brishtë, por gjithnjë e më tepër po konsolidohet dhe po hyn në një periudhë në të cilën pajtimi është mëse i mundur.

“Qasja jonë është që me projekte konkrete ta mbështesim këtë pajtim. Bëhet fjalë për projekte nga sfera e komunikacionit dhe energjisë. Gjithashtu edhe hulumtimi dhe arsimimi universitar janë të dobishme për bashkëpunim përtejkufitar”, deklaroi Hahn në një intervistë për gazetën vjeneze ”Der Standard”.

Për çështjen e zgjerimit ai thotë se ekziston një deklaratë e qartë e presidentit të KE-së, sipas së cilës në këtë mandat nuk do të ketë zgjerim.

“Kjo shkaktoi irritime, por ky është një përshkrim teknik i gjendjes në Ballkan. Ndërkohë, pothuajse në të gjitha shtetet kandidate ekziston një legjislacion i mirë për luftën kundër korrupsionit, por nuk bëhet fjalë vetëm për miratim të ligjeve, por edhe për zbatim të tyre dhe për këtë nevojitet kohë”, konsideron komisioneri.

Ai kujtoi edhe për takimin e javës së kaluar në Bruksel me kryeministrat e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe arritjen e marrëveshjes për inkuadrimin e rrjetit të tyre rrugor në rrjetin panevropian.

“Deri tani, nuk ka patur një paqe kaq të gjatë në Evropë. Kjo sigurisht është bërë e mundur me bashkëpunimin e BE-së. Atje ku është BE-ja, atje ka edhe paqe. Edhe për këtë shkak, Unioni, edhe krahas kritikave, është mjaft tërheqës”, sqaroi Hahn.

May 1, 2015 16:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*