Hahn mbërrin në Luksemburg, “harron” negociatat për Shqipërinë

June 18, 2019 00:07

Hahn mbërrin në Luksemburg, “harron” negociatat për Shqipërinë

Pritet të mblidhen ministrat e Jashtëm të 28 vendeve anëtare të BE-së, ku do të diskutohet nëse duhet përfshirë në konkluzione një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në tetor për Maqdoninë e Veriut dhe për Shqipërinë.

Për vendin tonë shanset duken përditë e më të pakta.

Johannes Hahn, komisioneri për Zgjerimin ka arritur këtë mbrëmje në Luksenburg, ku do të jetë prezent gjatë diskutimit të këtij 18 qershori mes ministrave të jashtëm.

Tema duhej të ishte mbi çeljen e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe aprovimit të konkluzioneve për paketën e zgjerimit.

Por sapo ka arritur Hahn në një prononcim për gazetarët ka thënë:

“Ne po negociojmë sërish. Maqedonia e Veriut e meriton dritën jeshile,  është një sinjal për të gjithë rajonin. Nëse do të rifillojnë bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, të dyja palët do tê kenë nevojë të shohin që investimi për gjetjen e një kompromisi politik midis dy vendeve shpërblehet. Përndryshe, ata nuk do kenë asnjë motivim për t’u angazhuar në bisedime. Ndaj të gjithë duhet të kuptojnë qartë rëndësinë e dhënies së një sinjali për një vend në interesin e të gjithë rajonit të Ballkanit”.

Harresë e rastit?

Komisioneri Hahn nuk e përmëndi fare Shqipërinë.

Sërish në lidhje me Maqedoninë e Veriut, Hahn, në vijim, tha:

“Mesazhi im për këdo është që të kuptojnë se situata rajonale ka nevojë për perspektivë tërësore. Ky vend ka investuar në mënyrë të jashtëzakonshme për perspektivën evropiane dhe lidershipi i tyre ka treguar kurajo. Nëse kjo gjë nuk do të shpërblehet, ne nuk do të humbasim vetëm përgjegjshmërinë tonë, por edhe besueshmërinë dhe fuqinë tonë. Çdo gjë që kemi investuar me sukses në vitet e  fundit do të rrezikohej nëse ne nuk i qëndrojmë besnik premtimeve tona”.

e.ll./dita

June 18, 2019 00:07
Komento

6 Komente

  1. Ujku Plak June 18, 00:22

    Hani ?
    Hane shan hane Bagdad .
    Ky eshte numerori i Peste i Topit , legeni i radhes .

    Reply to this comment
  2. Amerikani June 18, 00:32

    Ja pra pse pergjimet u publikuan pikerisht sot.

    Putini na i dergoi pershendetjet.

    Nje Urrraaa e madhe per PD.

    Reply to this comment
    • intelektuali June 18, 05:40

      Kjo do te thote se Putini ka ne dore dhe komandon Prokurorine e Lokes Arta Marku dhe te Bosit Edvin Droga.

      PO EDVINI CFARE KOMANDON ATEHERE 6 VJET NE PUSHTET?

      Kur do te hani pyka llogjike ju “AMERKONET” e Enverit?

      Reply to this comment
  3. Nga "fitorja na fitorje" June 18, 01:14

    Jo nuk e Harroj shqiperine, ata po mundohen ta largojne nga europa,keta thone do futemi ne europe Pse shtet eshte ky per ne europe ? Ne do i bashkohemi europes vetem neqoftese europa do behet ndonjehere si shqiperia,

    Reply to this comment
  4. Sulo June 18, 01:23

    Po cfare lesh negociatash, fshati digjet kurva krihet.
    Ne shtetin tone prej leshi njeri i bie gozhdes tjetri patkoit.

    Reply to this comment
    • intelektuali June 18, 05:48

      Keshtu eshte kur zgjedh nje Kryeminister Kaqol enverist qe e ka babane kriminel, killer, vrastar qe ka firmosur varjen ne litar ne 1988 te nje poeti, disidenti, antikomunisti dhe qe qan nate e dite per Kohen e Qepes te Enverit dhe per Piramiden Famekeqe te Diktatorit me Kukumjackat dhe Gerdallat e tij enveriste si Spartak Braho, Gramoz Ruci, Skender Gjinushi, Fatmir Xhafaj me Lukunine e “Venusave” te Sigurimit nga pas per LANC-in kriminal jugosllav, Gerdalla enveriste qe jo vetem mohojne krimet e komunizmit, por qe mbushen lumenj me gjak shqyptari dhe kosovari ne vendin tone dhe jane protagoniste te falimentimit te ekonomise dhe renimit te shtetit me tollona dhe bunkere nga fanatizmi extrem, keshtu ndodh kur zgjedh nje Kryeminister makut makiavelist qe punon me moton:

      QENTE QE ME VOTOJNE LE TE LEHIN, KARVANI ME LEKA TE SHKOJE PERPARA

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*