Hahn nga Durrësi: Miratoni reformën përpara pushimeve të verës!

March 31, 2016 13:10

Hahn nga Durrësi: Miratoni reformën përpara pushimeve të verës!

Komisioneri i Bashkimit Europian për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, deklaroi nga Durrësi se reforma në drejtësi duhet të miratohet përpara pushimit të verës, në mënyrë që në tetor të shohin rezultatet.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, Hahn tha: “Isha shumë i qartë dje. Bëmë një inventar të realizimit të 5 prioriteteve dhe drejtësia është në zemër të përparësive. Është element kyç dhe na duhet një vendim përpara pushimit të verës. Të respektohen mendimet e Komisionit të Venecias, të respektohet marrëveshja në parim që është arritur dhe të miratohet reforma në drejtësi. Miratimi është hapi i parë, ndërsa i dyti është zbatimi i saj. Duhet zbatimi i mirë që të mund të shohim në tetor rezultatet, që shpresojmë të jenë në drejtimin e duhur. Nëse është kështu, jam optimist”.

March 31, 2016 13:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin