Hahn, nesër në Shkup dhe Tiranë. Jashtë axhende Basha dhe Ivanov

July 16, 2018 14:18

Hahn, nesër në Shkup dhe Tiranë. Jashtë axhende Basha dhe Ivanov

Eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn do të nisë nesër vizitën zyrtare në Shkup dhe Tiranë.

Vizita vjen pas vendimit të Këshillit që vendosi rrugën e hapjes në negociatave për anëtarësim në qershor të 2019, me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Sipas njoftimit zyrtar në faqen e Hahn, eurokomisioneri do të çelë zyrtarisht punën përgatitore, apo siç dhe njihet procesi “screening”.

Sipas axhendës së publikuar në Tiranë eurokomisioneri Hahn do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të qeverisë së Shqipërisë, por jo me krerë të partive politike siç do të bëjë në Shkup.

Në Maqedoni, komisioneri do të takohet me interlokutorët kyç, kryeministrin Zoran Zaev dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi, përfaqësues të partive politike dhe do të mbajë fjalën e rastit në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian. Por nuk do të ketë takim me presidentin Ivanov, si në rastin e Metës në Tiranë.

o.j/dita

July 16, 2018 14:18
Komento

1 Koment

  1. Meta July 17, 09:20

    Nuk jane per Oden e sofren e burrave.rrini ne trapazan, uluni ne sofren e femijeve,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*