Hahn: Presim rezultatet e vettingut në fillim të 2018-ës

November 9, 2017 12:26

Hahn: Presim rezultatet e vettingut në fillim të 2018-ës

 

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn tha se Shqipëria është në rrugën e duhur për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ai theksoi se BE pret rezultatet e para të implementimit të vettingut, ndërsa përsëriti rëndësinë e përmbushjes së 5 prioriteteve kyçe.

“Një nga rezultatet e para është ai që njihet si procesi i vettingut dhe unë pres që rezultatet e para t’i shohim në fillim të vitit. Ecuria dhe progresi me 5 prioritetet kyçe, është shumë i rëndësishëm për të ecur përpara”, tha Hahn.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, Komisioneri u shpreh se vendi ynë ka bërë progres në luftën kundër trafikimit të drogës, si dhe në uljen e numrit të azilkërkuesve në vendet e BE.

“Kjo është një arritje tjetër e madhe”, theksoi Hahn.

Komisioneri vlerësoi se të gjitha këto janë në rrugën e duhur. “Shqipëria është në rrugën e duhur”, tha ai më tej.

Sipas Hahn “aspirata europiane duhet të jetë një objektiv kombëtar i mbështetur nga të gjithë faktorët, partitë politike, qytetarët e media, i gjithë vendi duhet të jetë i bashkuar”.

Ai shprehu gjithashtu angazhimin e BE për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union.

“Duke u bazuar tek fjalimi i Presidentit Junker, për të ardhmen e të gjithë vendeve të Ballkani Perëndimor, ne do të nxjerrim një strategji për të gjitha vendet, dhe do të ketë edhe një samit të këtyre vendeve, në maj të 2018-ës. Kjo tregon qartë angazhimin e BE, në lidhje me të ardhmen europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

November 9, 2017 12:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*