Hahn vlerëson Shqipërinë: Ka bërë progres në zbatimin e reformës në drejtësi
Nga Arkiva
Mesazhe inkurajuese për Shqipërinë vijnë nga BE lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi dhe ecurinë e procesit të reformave me qëllim çeljen e negociatave të anëtarësimit.
Në takimin e nivelit të lartë në Bruksel mes komisionerit për zgjerimin Johannes Hahn, shefes së politikës së Jashtme, Federica Mogherini, raportuesit për Shqipërinë në BE, Knut Fleckenstein dhe eurodeputëve Eduard Kukan e David McAllister, kanë dominuar mesazhet pozitive për implementimin e një prej reformave kyçe të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. Nga delegacioni shqiptar në këtë takim marrin pjesë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe nënkryetarja e Kuvendit si përfaqësues të maxhorancës, ndërsa nga opozita Edmond Spaho, Fatmir Mediu, Klajda Gjosha.
Në tryezën e nivelit të lartë u diskutua për procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa vëmendje iu kushtua progresit të Shqipërisë. Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn ka vlerësuar reformën në drejtësi, ndërsa është shprehur edhe lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Shqipëria ka bërë progres në implementimin e reformës në drejtësi. Duam një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Hahn.
Në këtë takim është theksuar gjithashtu se Shqipëria ka shënuar progres në përmbushjen e detyrimeve për çeljen e negociatave.
l.h/ dita
Pi po ,pa gjykate k y shtetuese,pa mundesi rekursi ka ba progres !
Hajde tallu ketu me shqiptaret,ti deshtak ne vendin tend…
Po si k ur te kishte ndidh kjo n’evrope a di se do ishte skandal.
Mjaft me me njereze si ju ,me mentalitet kolonialiste qe mendoni buono per l’alb z nia ,kur e dini fort mire se nuk bene keshtu e mbyllni gojen er nje çek apo nje ville qe merrin ketu..
Miqe te tille jane armqte e shqiperise ,qe tash e 0 vjete na mbyten me vleresimet positive e kewhillat e tyre.
Shut up eshte ma mire e ma dignitoz per ju,o horrat e vertete qerritet e perkrahut e perkrahni horrat tone.
Ja tallja e radhes! Populli shqiptar thot ,o Han : ” Fjala e mire e guri ne traste” Ose me popullore – me popullore eshte se ju e kini : ” Doren ne qafe e gishtin ne bythe” Kjo e dyta nuk u shkon tek ne . Sa ta afroni gishtin afer bythes u ktheht prapa,ndaj mos kujtoni se mikepritja e respekti per ju eshte dobsi. Kete e ka treguar historia. Me kete raste i them Edi Kristaq Rames : Te lumte ajo goje! Po edhe ne populli i thjeshte ekemi kuptuar se Europa ne na buzeqesh e Serbise i shkel syrin. Shembulli tjeter eshte : Burri doren ne qafe gruas,por prapa kurrizit te saj,shtrengon doren e dashnores.
Keshtu tha dhe Fatmir Mediu