Hahn: Vrasja e Ivanoviç, Ballkani ende i pastabilizuar

January 19, 2018 16:05

Hahn: Vrasja e Ivanoviç, Ballkani ende i pastabilizuar

 

Për Komisionerin Europian të Zgjerimit Johannes Hahn, vrasja e liderit të serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviç tregon se Ballkani është një rajon ende i pastabilizuar.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, Han bën thirrje për bashkëpunim mes vendeve të rajonit për të ulut tensionet.

“Shpresoj që kjo të jetë një thirrje zgjimi për politikanët e përgjegjshëm. I kërkoj liderëve të kuptojnë se vetëm bashkëpunimi e pajtimi janë të vetmet rrugë për të ecur përpara”.

Komisioneri europian flet gjithashtu edhe për raundi e radhës së zgjerimit të Bashkimit Europian në vitin 2025, për të cilën thotë se vetëm Serbia dhe Mali i Zi janë gati për t’u antarësuar.

“Kemi vendosur 2025-ën si datë treguese për Serbinë dhe Malin e Zi, që është realiste, por edhe shumë ambicioze”.

Megjithatë në strategjinë e re të Komisionit Europian, që do të prezantohet në Shkurt, Kosovës dhe Serbisë i kërkohet që të kenë përfunduar me sukses procesin e normalizimit të marrdhënieve deri në fund të 2019-ës.

January 19, 2018 16:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*