Hahn: Zgjerimi i BE-së s’ka përfunduar!

July 4, 2016 17:15

Hahn: Zgjerimi i BE-së s’ka përfunduar!

Komisioneri Europian, Johanes Hahn deklaroi se dalja e Britanisë nga BE-ja nuk nënkupton se ky union nuk do të ketë zgjerim gjatë në të ardhmen.

“Ajo që jemi duke u përballur me daljen e një vendi nuk do të thotë se është fundi me procesin e zgjerimit, përkundrazi. Ka shumë shkaqe për zgjerim të BE-së, ndërsa Komisioni Evropian është i përcaktuar që ta vazhdojë këtë proces”, citohet të ketë thënë Hahn në hapje të Forumit të biznesit në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor.

Por Hahn ka dhënë edhe një lajm të mirë në forumin e bizneseve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Paris. Ai ka deklaruar se BE do të ndajë 150 milionë euro për vendet e rajonit që do të mundësojnë lidhjet ndërmjet tyre.

Ai ka thënë se potenciali që e kanë vendet e rajonit do të shfrytëzohet plotësisht vetëm nëse zbatohen reformat në tërësi.

“Kemi vendosur që ta ndajmë 96 milionë euro për tre projekte infrastrukturore në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë. Po ashtu do të sigurojmë edhe 50 milionë euro për masa ekologjike sic është efikasiteti energjetik në ndërtesa banimi dhe hidro-projekte” ka thënë ai.

July 4, 2016 17:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*