Hajdari quan Berishën “regjisorin” e sulmeve ndaj tij: Unë di shumë dhe duhet të zhdukem

DITA Arkiva September 12, 2013 23:00

Hajdari quan Berishën “regjisorin” e sulmeve ndaj tij: Unë di shumë dhe duhet të zhdukem

Procesverbali i seancës plenare të shtatorit 1992 Le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature të re – thotë deputeti dhe shton: “Jam i pari. Isha tre muaj kryetar i Partisë Demokratike, ish-kryetar i Lëvizjes Studentore dhe nënkryetar i saj. Domethënë di, dhe njeriu që di duhet të zhduket…”Procesverbali i seancës plenare të shtatorit 1992 kur PD i hoqi imunitetin Azem Hajdarit. Pardoksalisht e mbrojnë të majtët

 

 

Në shtator të vitit 1992. Hajdari akuzohet se ka goditur me shpullë përgjegjësin e administratës së Partisë Demokratike, zotin Sotir Qirjaqi. Është i njëjti Berishës që për vete nuk pranon të hetohet as kur vret njerëz, porse për të tjerët kërkon imunitetin për një shpullë apo ngre komision hetimor për një shkulje veshi.

Gjithsesi,  Azemi mban asokohe një fjalim të zjarrtë dhe e quan gjithçka një sajesë politike. “Jam i pari. Isha tre muaj kryetar i Partisë Demokratike, ish-kryetar i Lëvizjes Studentore dhe nënkryetar i saj. Domethënë di, dhe njeriu që di duhet të zhduket,” thotë ai. “Në rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature,” vijon më tej Hajdari.

Deputetët demokratë shprehen kundër njeriut që dha kontribut për ardhjen e demokracisë, kurse të tjerët, përfshi socialistët, e mbrojnë. Spikasin fjalimet e Gramoz Pashkos, Arben Imamit e Teodor Kekos. DITA risjell sot procesverbalin e asaj séance. Pjesë nga diskutimet:

 

SEANCË PLENARE E hënë, 28 shtator 1992, ora  18:00, seanca e parë. (Drejton seancën Kryetari, Pjetër Arbnori)

Sadedin Balla – Raport i Komisionit të Mandateve dhe Imunitetit:

Komisioni i Mandateve më ngarkoi mua të raportoj para Kuvendit Popullor për sa më poshtë: Më 15.09.1992 Kryesisë së Kuvendit Popullor, me shkresën nr. 754 i ka ardhur kërkesa e prokurorisë së Tiranës, nëpërmjet së cilës kërkohet pëlqimi për ndjekje penale të deputetit Azem Hajdari. Më 15.09.1992 në prokurorinë e rrethit Tiranë është bërë denoncimi ndaj deputetit Azem Hajdari për veprat penale të fyerjes dhe të goditjes për shkak të detyrës në dëm të përgjegjësit të administratës së Partisë Demokratike, zotit Sotir Qirjaqi. Komisioni i Mandateve dhe Imunitetit shqyrtoi dokumentet që iu vunë në dispozicion nga Kryesia e Kuvendit… Nga ana e tyre përfaqësuesit e PS-së paraqiten rezerva, duke kërkuar: Përveç materialeve në dispozicion dhe specialistëve të Kuvendit të vinte për sqarim në komision përfaqësuesi i prokurorisë së rrethit Tiranë. Të thirrej për sqarime në komision deputeti Azem Hajdari…

Namik Dokle – Nuk e kam për diskutim, zoti Kryetar, e kam lidhur me pyetjen që bëra unë dhe mjaft deputetë të tjerë, që i drejtoheshin prokurorisë, sepse këtu kemi të bëjmë me një akt jo të zakonshëm në Parlament. Është një akt që parlamenteve nuk u ndodh çdo ditë, as çdo vit. Ka parlamente që s’u ndodh as për pesëvjeçarë të tërë me radhë. Dhe megjithëse ndodh një akt i tillë, unë nuk e kuptoj se si këtu nuk vjen asnjë përfaqësues i prokurorisë… Çdo deputet, para se të ngrejë kartonin, jeshilin, të kuqin apo të bardhin, duhet të bindet për atë çfarë ngre, sepse me kartonin e tij ngre ose ul dinjitetin e Parlamentit. Prandaj i duhet kjo bindje. Dhe për të pasur këtë bindje, duhet domosdo që të sqarohet për rrethanat dhe anët ligjore të problemit që diskutojmë…..

Skënder Gjinushi – Në rastin konkret Prokuroria nuk është prezent dhe rrjedhimisht nuk u jepen përgjigje disa pyetjeve esenciale ligjore…. Komisioni i Mandateve ka shkelur procedurën, sepse s’ka dëgjuar deputetin. Dhe mua më duket kjo është shkelje e rëndë. Asnjeri nuk gjykohet në mungesë. Nuk e kuptoj pse Azem Hajdarit nuk i plotësohet kjo kërkesë. Pra, për këto shkelje unë mendoj që ne sot s’mund të gjykojmë pa u plotësuar dhe defektet e mësipërme….

Arben Imami – Unë mendoj se është normale vërejtja e zotit Gjinushi lidhur me paraqitjen e prokurorit të rrethit të Tiranës edhe në komision, të paktën, po kështu edhe paraqitjen e deputetit për të cilin bëhet fjalë, zoti Hajdari në atë komision, në mënyrë që kur komisioni të japë një mendim apo një vendim, të ketë një vizion më të qartë dhe më të plotë të situatës….Pra, unë do të propozoja që Komisioni i Mandateve të mblidhet dhe ta rishqyrtojë edhe një herë problemin, të ftojë prokurorin e rrethit, sikurse dhe zotin Hajdari.

Gramoz Pashko –Së pari, nga argumentet që dëgjuam këtu nga Komisioni i Mandateve, rezulton se ky komision ka bërë një punë relativisht të dobët, sepse argumentet ishin shumë pak bindëse. Fjala e Azemit ishte shumë më tepër bindëse, domethënë lë të nënkuptohet se çështja nuk është kaq e thjeshtë. Boll kemi bërë gjyqe, se hallet që ka vendi, me të drejtë e tha zoti Milo, presin nga ne ç’bukë do t’i japim popullit, si do ta ndihmojmë këtë popull dhe jo të fillojmë të bëjmë gjueti shtrigash ndaj personave si Azem Hajdari. Mua më bindi fjala e Azem Hajdarit sot këtu në Parlament dhe ftoj deputetët e tjerë, të të gjithë krahëve, të reflektojnë në votën që do të japin dhe njëkohësisht propozoj që votimi të jetë nominal, sepse secili do të mbajë përgjegjësi nesër për atë votë që ka dhënë sot. (Reagime).

Në qoftë se zotërinjtë bezdisen nga fjalët e mia, le të më durojnë, kemi duruar këtu dhe sharje, dhe fyerje etj. Unë nuk atakova askënd personalisht. Problemi është ky: Azem Hajdarin unë e kam njohur që në natën e parë. Më ka thirrur në mes të natës, jemi takuar në godinën e studentëve, sipër, dhe Azem Hajdari është ai të cilit i dedikohemi shumë. Unë nuk di se ç’ka ndodhur këto kohë në Partinë Demokratike, sepse nuk bëj pjesë në të që kur më përjashtuan, por më duket i çuditshëm fakti se si Azem Hajdari, dalka këtu se paska kryer një gjest rrahje në detyrë të një nëpunësi të vet. Me të drejtë u tha që Azem Hajdari po atakohet për një çështje krejtësisht ordinere. Dhe nuk do të jetë në nderin tonë që të dënojmë një nga nismëtarët e demokracisë shqiptare për një çështje krejtësisht ordinere. Imagjinoni disa vjet më pas, kur të shkruhen këto gjëra në shtyp. Kjo do të jetë një përgjegjësi shumë e madhe për të gjithë ne që jemi këtu në këtë sallë. Unë shpreh edhe një herë votën time kundër heqjes së imunitetit. Ftoj dhe deputetët e tjerë që të votojnë kundër heqjes se imunitetit të zotit Hajdari….

 

Azem Hajdari – Të nderuar deputetë,

Nuk jam aspak i shqetësuar që edhe në këtë kohë të vonë ndodhem përpara jush për të dhënë shpjegime për akuzën që më bëhet. Do të ishte shumë më mirë që në bazë të një deklarate që kam bërë këtu përpara një muaji, të ngrihej një grup parlamentar dhe të merrte në analizë gjithë jetën dhe veprimtarinë e Azem Hajdarit, ku jeton Azem Hajdari, cili është, ç’defekte, të mira e të këqija ka, a i duhet një e mirë e tij Shqipërisë dhe sa dëm i bëjnë dy të këqija të tij. Dhe jo të binim viktimë e skenarëve politikë që ndërtuan njerëz diletantë dhe që duan të fillojnë sot maratonën e diktaturës. Mua nuk më shqetëson aspak ky skenar nga mënyra si është ndërtuar. Më shqetëson vetëm një fakt: shumë, shumë pak profesionalizëm në këtë drejtim.

Unë jam shumë dakord që të mbrohet qytetari i thjeshtë, të mbrohet, sepse diktatura fillon kur cenohet individi i thjeshtë dhe nuk ka të drejtën as deputeti, as kushdo të dënojë kënd. Por nuk jam aspak dakord që një deputeti t’i mbyllen dyert e ankimit kur akuza ndaj tij është e pabazuar, e paargumentuar në bazë të legjislacionit që ka sot në dispozicion Republika e Shqipërisë.

Unë mbrojtjen time do ta bëj në gjyq dhe nuk ia kam frikën aspak gjyqit. Por problemi është politik dhe thjesht politik. Unë kam patur përpara dy alternativa: atë që të shkoja të ndihmoja diktaturën dhe atë që të isha me shokët e mi të mirë dhe të ndihmoja demokracinë. Unë nuk shkova me ata që më prisnin, që donin të më shfrytëzonin dhe nëpërmjet meje të realizonin qëllimet e tyre ogurzeza, por shkova me miqtë e mi, me Arbenin e me të tjerë, ashtu siç shkova në Shijak, dhe kjo është rruga ime. Kësaj rruge as nuk i jam trembur dhe as kam për t’iu trembur. E dija që një ditë do të dilja përpara Parlamentit ose përpara një institucioni tjetër dhe do të diskutohesha. Pse? Jam i pari. Isha tre muaj kryetar i Partisë Demokratike, ish-kryetar i Lëvizjes Studentore dhe nënkryetar i saj. Domethënë di, dhe njeriu që di duhet të zhduket.

Nuk dua ta fsheh, jam i shqetësuar nga zhvillimi i ngjarjeve të fundit në jetën politike, që çoi deri në kërkimin e heqjes së imunitetit tim, lidhur me një pseudokrim dhe që nuk dihet se ç’situata të reja do të sjellë në ditët që do të vijnë. Jo heqjen e imunitetit të deputetit Azem Hajdari, po heqjen e imunitetit të çdo deputeti tjetër të Parlamentit tonë me këtë motivacion unë do ta kundërshtoja ashpër dhe me forcë. Për ç’arsye do ta mbaja këtë qëndrim?

E para, sepse bota e qytetëruar do të na tallte ne. Se ne jemi marioneta, që na i ngre dhe na i ul duart një regjisor dhe që bën me ne si t’i dojë qejfi, pa pyetur as elektoratin dhe as Kushtetutën. E dyta, lidhet me kokën e turkut, që në këtë rast jam unë.

Ju, të nderuar deputetë, e dini si drita e diellit se kjo kundërvajtje penale e inskenuar nuk do ta çojë në dënimin e Azem Hajdarit. Ju sot kërkoni autorët e gjyqeve politike të kokës së Enver Hoxhës dhe jo të sajoni gjyqe politike në kokën e demokracisë. Harxhoni kohën tuaj të çmuar me çështje boshe, siç është çështja “Hajdari”, sepse kështu ju thotë regjisori.

Për ta pasur ndërgjegjen të pastër, unë do t’ju thosha juve se imuniteti i Azem Hajdarit hiqet sot, dhe kjo do të thotë se asnjë në këtë Parlament nuk ka më imunitet. Dëshmitarë të rremë në një vend të varfër gjen plot. Prandaj, pa lypur mbrojtjen tuaj, ju këshilloj të merrni që sot masa për të mbrojtur veten.

Zotërinj deputetë, mos kërkoni koka turku. Procesi im i sotëm është një proces luksi në një vend lypsarësh. Le të zhvillohej procesi im, por pasi të ishte zhvilluar procesi i deklaratave skandaloze në Maqedoni, deklaratave në Lezhë; pasi të ishte zhvilluar këtu procesi i mikrofonave i Serreqit; pasi të rizhvillohej çështja “Gazidede” në Parlament, ku për turpin tonë brenda javës e bardha u bë e zezë dhe bloza u bë qumësht. Përpara se të diskutoni dhe të ngrini kartonët tuaj, desha t’ju kujtoj një këngë të Veriut.

 

Paska ra nji pushk’ e shkretë,

vra i paska dymbëdhetë vetë,

njëmbëdhetë gjallë e nji ka vdekë…

 

Unë nuk po qaj atë që ka vdekë, por po qaj ata që kanë mbetë. Sot nuk sulmohem unë, sot sulmoheni ju, të dashur deputetë. Sot goditem unë, po kambanat bien për ju. Azem Hajdari është ai i dhjetorit 1990 dhe nuk luan nga pozicioni i tij i atëhershëm, sikur edhe malet të luajnë nga vendi. Populli e di mirë këtë, mësojeni edhe ju. Në rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature.

Sot nëpërmjet një informacioni më thanë: “Azem, çfarë do të thuash në Parlament”. Kisha në plan të mos flisja dhe u nxitova kur shkrova dhe këto fjalë. Por çuditërisht, mbledhja kësaj radhe për Azem Hajdarin nuk u zhvillua në sallën e vogël të Kuvendit Popullor, as në selinë e vogël të PD-së, por në malin e Dajtit, në vilën e Enverit, ku pesë makina radhazi në orën një e tridhjetë shkuan njëra pas tjetrës atje. Ishte e turpshme kur unë pashë vartësit e mi që nga maja e piramidës – se dikur i kam pasur vartës – duke shkuar dhe duke bërë këtë inskenim. Është e pandërgjegjshme për ta dhe nuk është krimi i Azem Hajdarit aq sa lapsi i tyre jo i hollë në ekonominë shqiptare. Nuk është krimi i Azem Hajdarit as sa dreka që ata bënë.

Nuk i kërkoj asnjërit mëshirë. Dikush mund të thotë: “E paska ba Azemi me fjalë, se Azemi do me ra në burg, siç ka ra Pjetri, dhe pas 20 vjetësh me u ba kryetar Kuvendi.” Jo, nuk i kam kërkuar dhe nuk i kërkoj askujt post. Po në kohën e diktaturës, kur unë mora vendim që te jepja jetën, unë nuk e dija që ju do më çnderonit, se ky është një çnderim. Mbase nuk ma bëni këtë çnderim siç ia bëtë vogëlushes Pashko, po do ta bëni në një mënyrë tjetër. Mos ju qofsha falë as sot, as kurrë!

Unë jam i ri, do t’i pranoj edhe goditje të tjera, edhe inskenime të tjera, nuk largohem nga Shqipëria. As unë, as fëmija im. Nuk largohem as nga Partia Demokratike. Nuk largohem as nga pikëpamjet e mia antikomuniste. Vetëm një gjë kini parasysh: vazhdoni, vazhdoni radhën. Populli le të gjykojë.

Bardhyl Londo – Në rast se demokracia vjen në këtë mënyrë, mos ardhtë kurrë. Dhe ju demokracinë po e sillni me shumë dhimbje.

Teodor Keko – Zoti Kryetar, unë kam qenë i parapërgatitur që ky Parlament do të merrte një vendim për zotin Azem Hajdari. Mirëpo mendoja se vendimi ynë i parë në lidhje me zotin Azem do të ishte shpallja e tij Hero Kombëtar i Shqipërisë dhe jo heqja e imunitetit të tij. Kjo lidhej me faktin se deputeti Azem Hajdari, duam apo nuk duam ne, ka hyrë në historinë e re të Shqipërisë. Po ne, të dominuar ende nga pasionet, duket se nuk i shohim dot të vërtetat me kurajë dhe gjakftohtësi. Heqja e imunitetit të zotit Azem Hajdari nuk vjen rastësisht në këtë tempull të shenjtë, zoti Kryetar. Ajo është pasojë e një klime të ashpër politike që ekziston mes nesh dhe në Shqipëri, ku shqiptarët, për fat të keq, po flakin emëruesin e tyre të përbashkët: të qenit shqiptar, dhe po e zëvendësojnë këtë thelb të shenjtë me ngjyrat politike, ndërkohë që Azem Hajdari është pozicionuar qartë si shqiptar, duke krijuar përshtypjen se e ka vënë Shqipërinë përpara partive politike. Dikujt ky pozicion duket se nuk i pëlqen. Pak ditë më parë në një kryeartikull pa autor “RD”-ja godet rëndë demokracinë shqiptare në thënie të tilla prej njeriu të papërgjegjshëm e antikombëtar, si: “Demokracia e brishtë njeh tolerancën demokratike, por jo deri në vetësakrifikim të pakujdesshëm” ose: “Me këta elementë ose forca të errësirës ka efekt vetëm një gjuhë: ajo e diktaturës së ligjit demokratik”. Ç’do të thotë ky vringëllim armësh? Ç’kupton autori me togfjalëshin skizofrenik “diktaturë e ligjit demokratik”? Druhem, zoti Kryetar, se këta tipa, që përdorin togfjalëshat e preferuar të Enver Hoxhës, nuk kanë luftuar që të jetojnë në demokraci, por janë përleshur me ish-administratorët e burgut shqiptar për t’u zënë vendet.

DITA Arkiva September 12, 2013 23:00
Komento

16 Komente

  1. Pëllumb zaimi September 12, 13:34

    VR ! ” …di dhe si njeri që di duhet te zhdukem”! Kjo fraze i permbledh te tera. Me kujtohen nga profesioni informacionet qe lexoja per metodat agjenturore te fqinjeve. Me ka mbetur ne kujtese ajo qe thuhej per agjenturen serbe:”…zhduk dhe agjentet e saj me te mire kur ajo mendon se rreziku i tyre eshte i madh kur ata dinë shume…”. Me tej le ta nxjerin përfundimin ata qe do ta lexojne kete koment?

    Reply to this comment
    • kosta September 12, 15:07

      ….ke zgjedhur rrugen me te keqe per tju prishur mendjen pushtetareve te rinje, qe te te kthejne ne ushtri……po tregon qe je njeri i vogel….

      Reply to this comment
      • Psikologu i komenteve September 12, 17:19

        “Kosta” . Sa smirzi je mor burre. Si nuk komentove pak me vone qe te mos bije ne sy. Te doli smira e eger brënda dy orëve. Si nuk e lexove komentuesin qe komentoni ju te lajmi per homazhet per A. Hajdarin ku pikërisht ky komentues e quan vajtjen atje te socialistëve “kurvëri” etj. Shkaterron vehten “kosta”. Ne psikologji e quajme “nxitje e pavullneteshme e mortalitetit ndijesor”. S’ka më keq kosta kur vjell vrer ndaj kolegëve. Me keq akoma kur vet helmohesh pa pasur guximin te zbrazesh duke mos u fshehur. Një ngushëllim. Nuk je vetem. Une keto fenomene investigoj. Pasuroj pérvojen !

        Reply to this comment
      • Psikologu i komenteve September 12, 17:25

        Kujdes,rrezik psikologjik? “Kosta” . Sa smirzi je mor burre. Si nuk komentove pak me vone qe te mos bije ne sy. Te doli smira e eger brënda dy orëve. Si nuk e lexove komentuesin qe komentoni ju te lajmi per homazhet per A. Hajdarin ku pikërisht ky komentues e quan vajtjen atje te socialistëve “kurvëri” etj. Shkaterron vehten “kosta”. Ne psikologji e quajme “nxitje e pavullneteshme e mortalitetit ndijesor”. S’ka më keq kosta kur vjell vrer ndaj kolegëve. Me keq akoma kur vet helmohesh pa pasur guximin te zbrazesh duke mos u fshehur. Një ngushëllim. Nuk je vetem. Une keto fenomene investigoj. Pasuroj pérvojen !

        Reply to this comment
        • kosta September 12, 17:42

          Une lexoi komentet e nje gjenerali dhe ne te gjej mentalitetin dhe edukaten e nje kapteri……por juve, me analizen psikologjike qe beni, vertetoni ate qe nuk jeni shkeputur nga ajo psikomarksiste…..gjeneral, je i vogel ne shpirte dhe ne mendime…..mos mbaj shume pseudonime……edhe keta pushtetaret e rinje, besoi se nuk i kane shume per zemer ata qe kane pseudonime…..

          Reply to this comment
  2. Tefa September 12, 13:46

    Kembanat e diktarures se “demokracise” rane qe ne muajt e pare te pluarizmit.Cudi per kete vend, me kete rruge kemi ecur deri me 23 Qershor 2013, ku ne emer te lirise dhe demokracise jane mbuluar shume gjera. Edhe pse ka qene nje rruge e demshme per popullin perseri nga kjo kaste dalin mjaft figura qe pa filluar nga puna Qeveria e re flasin e flasin ku te munden per te krijuar bindjen te populli se vetem keta dijne te qeverisim.

    Reply to this comment
  3. pelivan September 12, 14:00

    E kini parasush ate thenjen e thjeshte por, madhore ” Vdis pa te te dua!” Ndersa deputetet shprehen me superlativa per azemin,biles keko tha: -Prisnim t’a benim hero kombetar- jo t’a denojme dhe rende… Vet Azemi e ka thene troc,qe po istalohet frikshem diktatura e e keti qoftetojbes… e ka thene troc do me vrasin mua…Pra ky qoftetojbja nuk mund ti bente vet te gjitha keto deri me sot,jo. nuk eshte aq i holle,perkundrazi e shte gje e trash… Tjter kush,mbase serbet,greket…bejne skenar te tille te permasave me llahtar…. Por le te kethehemi tek thenja me larte: “Vdis pa te te dua…!” Sot te dekurin,sic dhe po e shihni po e duan me shume keta,QOFTETOJBET ne Shqiperi. Lutjuni perendis qe te vere dore (!) Oooo more Popull…

    Sal,! Ty pjella qe te polli,
    mbane varrit s’do te qas!
    Por do thote : ” Shyqyr qy… ngordhi,
    dhe ngordhjen,harrem e paste!”

    Reply to this comment
  4. Horri i Bulevardit September 12, 14:36

    Tjetri deklaron publikisht, ky njeri do te me asgjesoje dhe skalon shume ai vritet dhe drejtesia kerkon provat.
    Pollo ne nje interviste ne gazeten panorama, ne kohen kur ishte prishur me Saliun tregon se kur e thirren Azemin jashte, ate e thirren ne celular dhe kur iku, celularin e harroi mbi tavoline, ku isha une dhe Saliu, deklaron Pollo, per cudi ai celular u zhduk dhe su gjet kurre, megjithe perpjekjet e prokurorise, qe simbas deshmise se Pollos e thirren Saliun ne prokurori, por ky ne te gjitha thirrjet, asnjehere nuk shkoi.
    Vrasesi eshte Sali Berisha.

    Por pse edhe sot e kesaj dite, Fatmira Hajdari, hesht, mos ka qene ne unison me Sali Berishen, per te vrare Azem Hajdarin?
    Dikush mund te thote se ska mundesi, por une i them se monstra te tilla, historia na ka dhene boll, qe behen bashkepuntore me armikun.
    Apo mos Sali Berisha e ka kercenuar me jeten e femijeve dhe Fatmira Hajdari e fiksuar nga ky monster komunisto-spiune, heshti per vete faktin se duhet te mbroje femijet e saj?.

    VRASESI ESHTE SALI BERISHA

    Do te dale nje dite, se kush urdheroi te vriten deshmoret e 2-Prillit ne Shkoder,
    Do te dale nje dite, se kush urdheroi te vritet deputeti Azem Hajdari
    Do te dale nje dite se kush urdheroi te vritet deputeti Fatmir Xhindi.
    Do te dale nje dite se kush vrau ne Gerdec.
    Do te dale nje dite se kush urdheroi me 21-Janar, per te vrare kater deshmore me duar ne xhepa.

    Qeveri e re ka per detyre qe te beje te mundur qe transaparenca e vrasjeve politike, te gjeje rrugen e drejtesise.

    VRASESI ESHTE SALI BERISHA, mos e harroni kete.

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi September 12, 15:44

    “Horri bulevardit”! Jo nuk e harrojme dhe a e dini pse? Sepse kedo që të pyesesh majtas,djathtas,para mbrapa,diagonal po deshe te thonë njëzëri: vrasesi eshte sali berisha. Kaq shume njeréz nuk mund té gabojnë apo jo. Saliu e di kete opinion mbarëshqiptar por hesht? Pse hesht? Hesht sepse nuk mund te gjeje dot nje vrases tjeter per ta bëre koketurku! Une po te kisha akuzat e tij mbi shpinë do te bëja ç’eshte e mundur qe te provoja se nuk jam une vrasësi? Por saliu kurre nuk e ka bërë nje perpjekje té tillë! Kjo flet shumë apo jo?

    Reply to this comment
  6. shqipfolësi September 12, 19:35

    Pra socialistët e kanë mbrojtur Azemin, ndërsa “ushtarët e bindur” të Saliut e hodhën drejt ekzekutimit?! Dhe sot na bënë ceremoninë “tragjikomike” të nderimit si hero i popullit në varrezat e dëshmorëve?!
    Nuk ka fjalë në fjalorin shqiptar që të arrijë të shprehë këto veprime monstruoze që i pjell vetëm mendja satanike skizofrenike e një njeriu të vetëm, që e duruam dhe e lamë të na udhëhiqte gjithë këto vite. Nuk di në ka shqiptar që nuk e ka kuptuar shqipen e shkruar në këtë fjalim të A. Hajdarit. Por unë për vete, mbetem pa fjalë!
    Domethënë deputeti e thotë hapur e shkruan të zezën mbi të bardhë dhe askush nga pd-ja nuk i del krah???!!! Mendoni që në 1992, A. Hajdari ka paralajmëruar instalimin e “diktaturës” në demokraci dhe ja ku jemi sot në një situatë që e vërteton 100% këtë. Siç del qartë dhe hapur nga sa thotë Hajdari, pengesa e rradhës në rrugën e diktatorit ishte sigurisht Azemi. Prandaj ai duhej eliminuar. Zhdukni çdo provë, deri dhe celularin! Dhe natyrisht ashtu siç e thotë dhe Azemi, …”Dëshmitarë të rremë në një vend të varfër gjen plot. Prandaj, pa lypur mbrojtjen tuaj, ju këshilloj të merrni që sot masa për të mbrojtur veten”!!! Skenarë të tillë makabër, vetëm në kokën e një skizofreni mund të lindin! Dhe mendoni që ne e kemi duruar dhe të tjerë akoma i mbajnë ison edhe sot e kësaj dite. Kjo është vërtetë absurde! Uluritëse!
    Nuk e di pse, por “kërcënimet” e sotme të Bashës dhe Berishës apo Topallit, më duken identike me ato që shkruante RD-ja në 1992…” “Demokracia e brishtë njeh tolerancën demokratike, por jo deri në vetësakrifikim të pakujdesshëm” ose: “Me këta elementë ose forca të errësirës ka efekt vetëm një gjuhë: ajo e diktaturës së ligjit demokratik”!!!…Gjykoni tani se kush është PD-ja dhe liderët e saj historikë!!! Liderë “historikë”, që zhdukin këdo që i del si pengesë përpara, drejt rrugës së pushtetit të përjetshëm vrastar!!!… Dhe ne si pa të keq, i zgjedhim dhe deputetë dhe duam ti dëgjojmë dhe në kuvend???!!!
    Cinizëm therës dhe paturpësi e pashoqe! Të vrasin pa pikë gajle natën, ndërsa të qajnë ditën pa pikë turpi! Dhe pa pikë turpi pas pesëmbëdhjetë vjetësh, papritur e shpallin hero dhe kjo pasi ikën vetë nga pushteti në sekondat e fundit?! Kjo është si ajo shprehja popullore që..”Duan të lajnë mu..n me sh…rrë! Më falni, po kjo nuk durohet! O popull i mjerë e i varfër! A ka gjë tjetër që do shohësh e do dëgjosh akoma, prej këtyre monstrave që mban e ushqen në gjirin tënd???!!! Hapni sytë o të mjerë pedeista! Lexojeni me kujdes fjalën e A. Hajdarit dhe nxirrni mësimin e rradhës! Lexoni Gramozin e Kekon! Hapni sytë e mos bini pre e një të sëmuri skizofren!!!

    Reply to this comment
  7. Alban Dega USA September 12, 20:25

    ALBAN DEGA AZEM TI JE GJALLE …. !!!! – Nga Alban Dega, Nju Jork Sali Berisha botoi sot ne Facebook nje elegji fantastike kushtuar heroit te demokracise Azem Hajdari! Azem ti je gjalle ,e shte titulli i saj . Azem ti je gjalle ! Por une te desha te vdekur. Te desha te vdekur sepse vdekja me shume se jeta jote me sherbente mua! Vdekja jote do te ishte ringjallja ime Arkivoli jot do behej topuzi per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit, RTSH-se … shtetit ! Varrimi jot do te behej grusht shteti im ne bashkepunim me Milloshin! Me nje gure vrisnim dy zogj: 1- Nje thike mbas shpine Kosoves dhe luftes clirimtare te UCK-se 2-Nje shpate magjike per te rimarre pushtetin e sundimin une ! Azem ti je gjalle per se vdekuri! Une jam i vdekur per se gjalli! Pa pushtet, pa karrike, pa sundim te pakufizuar… pa pushtet dhe pa impunitet jeta ime eshte me e rende se vdekja jote! Azem ti je gjalle … i gjalle per se vdekuri ! Une nuk te vrava… as te perdora as te shperdora sa ma dashti suma! Kurren e kurres… Une nuk kam gisht ne pushket qe te vrane… Une vetem te nxorra ne prite! Vetem te nxorra ne prite per te te dhene pavdekesine ty heroit te demokracise! Ty liderit te dhjetorit! Ty…. Azem ti je e do te jesh gjalle per se vdekuri! Te nxorra ne prite vetem e vetem qe te shpallja deshmor! A nuk veprova keshtu edhe me Arben Brocin e tre heronjt e 2 prillit! E shiko Azem cfare bej une per heronjt e demokracise! Cdo sakrifice e bej une… I nxjerr ne prite heronjt per ti shpallur deshmore! A e kishe menduar ndonjehere Azemi im i gjalle se do te preheshe me te tera nderet ne Varrezat e Kombit ! Cfare nuk bej une per demokracine… Edhe vete demokracine, bile edhe Shqiperine vete e bera deshmore te karrikes sime … Jo nje por tri here me radhe ! Azem ti je gjalle… Per heronjt e demokracise une bej cdo sakrifice! I pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime! Eshte tipari numer nje i antikomunistit. E ka thene vete ai i madhi, me i madhi antikomunist i Shqiperise Enver Hoxha vete. Azem ti je gjalle per se vdekuri! Une jam i vdekur per se gjalli… E cfare kuptimi ka ymri im pa karriken qe mia shkurtoi kembet ky demosi i mallkuar me 23 qershor! Azem ti je gjalle per se vdekuri … Une jam i vdekur per se gjalli qysh ate dite te mallkuar 23 qershori…. Oi…Oi….Oooiiiiii! te karrikes sime…

    Reply to this comment
  8. lexuesi September 12, 21:46

    Ky lloj dialogu qe sposton objektin dhe ve ne fokus te tij çeshtje anesore te pelqimeve ose mospelqimeve te komentuesve eshte krejt i padobishem,tregon veçse nivelet e mediokritetit, qe na ka mberthyer stuhishem.Te gjitha komentet jane brenda fjales se te ndierit z.Hajdari,i cili eshte demtuar nga idhujtaria e tepruar, po aq sa ç’eshte lartesuar nga perpjekjet per ta poshteruar derisa u asgjesua ne vorbullen e atyre qe donin ta hiqnin qafe duke e lavderuar . Edhe sot laperdharet e tiranise ,qe moren pushtetin ne duar, as nuk e kane dashur, as nuk e duan, por hiqen si te permalluar per te perfituar nga turmat injorante qe politikat kontraverse i kane hipnotizuar. Jane aktuale, plotesisht te verteta dhe universale fjalet e z.. Hajdari per makinacionet qe pergatiste nen toke Kryedjalli.Kishte filluar t’i vinte ere qenefi kryeshpellarit amator, qe pas postit te presidentit donte uzurpimin e parlamentit qe deputetet ta brohorisnin ne korr.siç e thote z.Hajdari se:”jemi marioneta qe na i ngre dhe na i ul duaret nje regjizor”.Keshtu e filloi dhe e vazhdoi “perlotjen” Nastradini yne me kembore ndaj atyyre qe u uron vdekjen dhe i shpall deshmore.

    Reply to this comment
  9. Pëllumb zaimi! September 12, 23:38

    “Shqipfolesi dhe lexuesi”. Çmoj mendime tuaja te pjekura. Nderime!

    Reply to this comment
  10. ardi September 13, 09:20

    Mesa kemi degjuar dhe lexuar,duket qarte qe ndermjet “njerzve te rinj socialist”,qe mburrej Ramiz Alia si vepra me e mire e PPSH,te cilet do te siguronin zbatimet e vendimeve te Katovices shqiptare,ka patur mosmarrveshje,te cilat mund te zgjidheshin vetem duke eleminuar njerin prej tyre.Azemi kishte filluar ta njihnte dhe ti pelqente demokracia amerikane.
    Por kjo ishte kundra planeve te sllavofilet frankofone dhe vune ne zbatim ate cfare thote komentuesi Pellumb Zaimi :”Me ka mbetur ne kujtese ajo qe thuhej per agjenturen serbe:”…zhduk dhe agjentet e saj me te mire kur ajo mendon se rreziku i tyre eshte i madh kur ata dinë shume…”.
    Rivarrimi dhe dekorimi Azemit,kane lidhje pikerisht me ata persona te cilet,nuk kane interes te zbulohen urdhe-dhenesit e kesaj vrasjeje.Nga ana e institucioneve shqiptare nuk mund te pritet asgje per te zbuluar urdhe-dhenesit,pa asfiksuar me pare celulat antiamerikane te cilat gjallojne ne zyrat e shtetit shqiptar e kohet e fundit edhe ne fushen e biznesit.Familjaret ,miqte dhe simpatizantet e Azemit,nqs vertet duan qe te zbulohet e verteta duhet tia kerkojne kete gje organeve te specializuara te vendeve te cilat jane miqte tane natyrale.

    Reply to this comment
  11. Gramoz September 13, 18:27

    te nderuar komentuse ..e ndjej si pergjegjesi qytetare ,dhe si njeri q e dua vendin tim .te them me dy fjale …mbas viteve nentedhjete nuk erdhi ,e deri ditet e sotme nuk ka pasur demokraci ,,historikisht vendi yne ka lindur politikane tradhetare …konica i madh ka thene ,,shqiperine e beri zoti ,,e eruan rastesia ,ose zvaritet ,dhe do ta vdesin politikanet ,a nuk qndron kjo dhe pas kaqe vjetesh ///////te gjithe politikanet pervec ismail qemalit ,kane qene varmihesit e kombit ,dhe faktet dihen e qe te gjithe jemi te vetedijshem ….njeriu me i zi ne historine e kombit ,e qe do mbahet mend shume gjate eeshte sali berisha …….te vriste katili hoxha po nuk te qante ,ndersa ky xhelat te vret naten e te qan diten ,,kete e tregoi me patriotin e tij ..ne jemi hequr zvare qe diten qe fituam pavaresine ,po fundin na i gjeti berisha ..te veprosh me keto prapaskena ,te drejtosh me metoda komunisto-fashiste ne kohet moderne eshte shume me teper se barbari kombetare …une kam nje problem tjeter,me kete qe populli e votoi masivesht ..prova me e madhe per kete per mendimin tim eshte qendrimi qe do mbaje ky me grqine ,qe gjithmone na ka sulmuar ,na ka vrare ,na ka poshteruar ,na ka denigruar e shume here ka vene ne rezik pavaresine tone kombetare..nese ky ,,,trim ,,,,,,do te mbroje interesat tona kombetare ,dhe nuk i permend barbarite qe na kane bere , atehere me lind e drejta te them se ne si komb kemi mbaruar e shqipetaret te marin qivurin me vete e te gjejne vend per te varosur veten e tyre …ne jemi vendi me perbuzur ne balkan ,ne jemi kombi me i vjeter ne ballkan,e me gjere ,a e meritojme ne kete poshterim ,jo kure politikanet tane njerezit me te zinj te kombirt na kane futur koken ne m,,,,,t vetem e vetem qe te qendrojne ne pushtet.dhe harojne se keta qener jane zgjedhur nga ne ……une jam nga natyra optimist,e si i tile besoj sepse e dua vendin tim po le te presim e te shpresojme se rama do beje dicka…ne e dime gjendjen e vendit .dhe jemi te vetedishem qe asgje nuk ndryshon brenda nates,por per rend ,per drejtesi per shance te barabarta,vendi ka nevoje te menjehereshme ….kjo eshte demokraci kjo eshte liri ,kjo eshte ajo qe kerkon populli ..shteti eshte garantusi i individit ,dhe ky nepermjet garancise brenda ligjit gjen forma per te ndertuar jeten e tij ,.motua e sali tradhetarit ka qene te ligjte e ketij vendi hani pini e rembeni ..e merini shpirtin ketij vendi;;;nuk eshte e turpeshme qe njerezi me te degraduar sot qeverisin e vjedhin popullin e varfer ,e nuk do ta dije asnje per njerezit e varfer qe nuk kane buke te hane …mos u rente ne prag shqiptareve qeveri si kjo qe iku …o drejtesi e munguar qe na vrave njezet etre vjet ,do te vish apo jo ..ju jeni shkaktaret e kesaj katastrofe qe na kini bere te flasim me vete , po mos u merzitni se dhe fundi juaj do te vije ,hakat e popullit do tu zene ju bashke punetore ne faj me berishen do pergjigjeni rende

    Reply to this comment
  12. argita July 12, 12:43

    lojene e udheheqe amerika nepermjete UDB apo BIA sote dhe kote mundoheni me fole te dyja oalete jane te pabesa duhej remuje dhe ndodhi me shkrepjene e gishtite te agjentit serb feriz kernaja qe preu ne bes haklajt ai sa e pa e vrau azemin pastaje pra te gjithe tropojanete jane serb dhe nuk ka bese pere ta ne cdo momente po te sokelli serbia ne gjake behemi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*