Hajdari-Ramës: Pretendon se do ketë vrasje si më 2 prill, thirri mendjes!

June 20, 2019 13:46

Hajdari-Ramës: Pretendon se do ketë vrasje si më 2 prill, thirri mendjes!

Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se Shqipëria po përjeton një situatë të jashtëzakonshme dhe hodhi akuza për të gjitha partitë politike, duke i etiketuar ato si përgjegjëse.

Mes tjerash  Hajdari iu drejtua me një thirrje Kryeministri të vendit, ku i kujtoi se Shqipëria nuk ka nevojë për viktima.

“Kjo është një situatë e jashtëzakonshme, e them këtë duke marrë parasysh atë që ndodh jashtë këtyre mureve. Por ja ku erdhëm për fat të keq për shkak të politikës shqiptare në këto 30 vite të fundit.

Ka disa individë që sulmojnë njëri tjetrin. Dhuna fillon aty ku mbaron arsyeja, nëse do të flasim për dhunë: Kemi një dhunë të jashtëzakonshme, që kemi një dhunë si jashtë ashtu edhe brenda sic është edhe kryeministri këtu që përdor këtë Kuvend dhe fyen shqiptarët.

Ne kemi humbur arsyen, sepse nuk kemi zgjidhje  për konfliktet në disa qytete. Pritet që të ketë akoma përplasje. Jemi në një realitet, i cili kërkon një politikë, kërkon politikanë, shtetas dhe shtetarë që i japin zgjidhje dhe jo prej tyre që i hedhin benzinë zjarrit.

Kryeministri po e humb  mbështetjen që ka, sepse po e përdor këtë Kuvend për të shantazhuar. Ai thotë: Ka mbështetjen ndërkombëtare, por ai mori përgjigjen për mos-hapjen e negociatave.

Përgjimet tregojnë një të vërtetë që është shqetësuese për të gjithë. Prokuroria ka humbur funksionimin dhe ndodhet në një kolaps. Këto dosje mund të përfundojnë pa hetime për shkak të kohës. Po kërkohet mbyllja e dosjeve të nxehta, ku janë të përfshirë politikanë që janë mbi ligjin. Është koha që ta marrin fatin tonë në dorë dhe të gjejmë rrugëdaljen nga kjo situatë. Ju vijoni këmbëngulni se zgjedhjet do jenë më 30 qershor.

Nëse pretendoni se do ketë konflikt civil e vrasje si më 2 prill. A nuk duhet të ruani jetët e njerëzve dhe mos dilni të thoni se do mbrojmë shtetin e së drejtës. A nuk i jepni ju Shqipërisë edhe më viktima. Çdo ndodhë më tej.

A është kjo mënyra për ti thënë shqiptarëve se pa ju bërë ju viktima, nuk bëjmë dot zgjedhje. Thirrini mendjes,  koha po ju mbaron. Duhet me çdo kusht të evitojmë viktimat. Merrni gjithë masat për të evituar këtë situatë”, tha Hajdari.

j.l./ dita

June 20, 2019 13:46
Komento

13 Komente

  1. Rita June 20, 13:53

    Zgjidhja teper e thjeshte , Largimi i Rames ,qeveri tranzistore e votime te ndershme , Perndryshe do te vazhdojme te kemi qeveri hajnash e korrupsion te pandeshkuar asnjehere .

    Reply to this comment
    • POPULLI SHQIPTARE June 20, 15:19

      RITES SI BEKA ASPAK MIR DIELLI

      ALA AKULLI NE TRU I PASHKRIR RITAAA !!!!!!!!!!!

      OUUUUUUUUUUU KY ESHTE NJI PROBLEM

      – PO TE CMENDURIT CFAR THONE ?

      TE BEJME DOKTORET E SPITALIT PACIENTA

      DHE NE PACIENTET TE ZEME VENDIN E TYRE

      E BEHEMI DOKTORET E SPITALIT PSIQIATRIK !

      -PO TE BURGOSURIT E KRIMINELET CFAR THONE ?
      – TE BURGOSIM SHTETIN DHE ZHDUKIM DREJTESINE

      E CILA PO BEHET NJI RREZIKE PER NE

      KRIMINELET E FUNDERINAT E SHOQERISE SHQIPTARE

      Reply to this comment
    • Laura June 20, 15:27

      O e nderuar komentuese Rita. Qeveri tranzitore nuk krijohet sa here duan hajnat e Shqiperise qe po djegin dhe shkaterrojne gjithe perspektiven europiane te Shqiperise. Ata qe flasin per “zgjedhje te ndershme” jane ata qe rrahen barbarisht opoziten ne 1996, morren zgjedhjet e Lulashit ne 2009 ne tavoline duke tjetersuar vullnetin e popullit, ata qe hodhen nje fshat ne ere per interest e familjes kriminale Berisha, qe vrane kater te pafajshem vetem thjesht se po protestonin kunder nje qeverie antikombetare dhe te zhytur fund e krye ne kusari. Duket seke probleme me kujtesen dhe duhet ta rifreskosh here pas here.

      Reply to this comment
    • PO , PO June 20, 22:26

      Zgjidhja e vetme , me e arsyeshme dhe e ligjeshme eshte ajo e votimit . Opozita ka te drejten e saj te kerkoje garanci shtese , dhe mbeshtetje nga nderkombetaret por , kurrsesi te mos marre pjese ne zgjedhje , apo edhe me keq akoma , te veproje dhunshem per te mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve . Menyra me e felliqur , me e pa pranueshme eshte kerkesa e hapur dhe ultimative e opozites qe , kerkon pushtet ne tavoline , te rrezoje me dhune qeverine e ligjeshme dhe , te zhvillohen “zgjedhjet ” e para koheshme nen drejtimin e saj . Se cila eshte opozita , se si i ka zjvilluar ajo zgjedhjet parlamentare e vendore , por edhe zgjedhjet brenda partise se saj , e dine te gjithe populli dhe vete nderkombetaret . Ajo nuk jep as garancine minimale per te zhvilluar zgjedhje normale , te lira e te ndershme . Por opozita , ceshtjen e zgjedhjeve e ka vetem sebep , sepse arsyeja e vertete , pse e futi vendin ne krize eshte , frika nga vetingu dhe se i rreshqiti nga duart drejtesia e kapur peng qe ditet e para qe u krijua vete PD-ja . Ajo eshte diskredituar kaq shume ne syte e popullit , sa qe eshte e bindur plotesisht edhe vete , qe nuk ka per te fituar ndonje here pushtet me vote . Keta qe perdor ajo , per protesta te dhuneshme e banale , nuk jane vecse punonjesit e bashkive ku ajo kane fituar , familjet e tyre dhe nje pjese e inkriminuar dhe e korruputuar e popullsise . Nuk duhet lejuar kurrsesi qe marrja dhe largimi nga pushteti , te behen ne menyre te dhuneshme . Shteti duhet te funksionoje me ligje e jo me kanunet mesjetare !

      Reply to this comment
  2. Kuq e zi June 20, 14:08

    E nderuar rudina
    Pd e berishes tregoi qe eshte parti e dhunes kacakeve qe per nje vend pune jane gati te djegin shtetin
    Qeveria rames po tregon se nuk e don vetingun dhe po e shtyn ne pafundsi
    Ju znj.hajdari jeni pergjegjse si opozite zyrtare sepse po i justifikoni pushtetin rames pa ju ne kuvend rama do kishte ikur
    Pra i jepni ultimatum ose vetingun,kryeprokurorin,gjykaten kushtetuese ne votim sa me shpejt ose largohuni dhe ju sepse do jeni pergjegjes per cka qeveria do beje ose qe nuk do beje keto dite

    Reply to this comment
  3. Shkodran PD prej fillimit June 20, 14:22

    Moj Rita ca ja tu thane??A keni sy ne balle ,a ju ka met pak arsya njihni ligje,a doni me ndertu shtet?Si maj dunet me ndertu qeveri tranzitore sa here ja jep qejfi Sali Kraxhicit,Monikes qe edhe shkollen e ka maru tu e nis me fernet,luli qe se ka maru hala shkolln po ka spiunu ke Serbi,apo Likes me blok ne dore e fmijt e tyne I kane neper bote me Rroga shteti,kane nenshtetesi te dyte,kan nga 13 Wc,para se me shku me thy e me djeg shkojn e bajn terheqje lkuret e sa e sa ,,,,, ne infinit ?!?!?!??!Ca je tu thane o Rit?Kush po ju shkojn krapa?Njerz si turpi i Shkodres tone Voltane =Molotovi qe, nuk asht asgja ma teper se née BULLE qe themi na??Apo njerez me te shkume kriminale,te dale prej burgut per vrasje,perdhunime,hajdutlliqe,hajna!!Mjaft ma Shqiptari ska le vec me vujt !Zbatim ligjit deri ne nji tur fillue pres Presidentit qe asht me 100 ftyret e gjithe plehanet e veta, pa hará ate te pshtiren e tij qe pa pik turpit thote qe me Ilirin baj vetem Sex para gjithe popullit ,kuku nana sa poshte kena ra.Te gjithe ti bllokojne e ti bine ketu afer Shkodraleces ta inagurojne RECIN e te lajn popullin ne pune te vet.

    Reply to this comment
  4. kasem gahinji June 20, 14:29

    ka te drejte vajza qe nuk beson.vetem azem hajdari bente 2 prill.

    Reply to this comment
  5. Pordhe me rigon June 20, 15:49

    Mut Rama, mut Hajdari, mut e bija e Hajdarit.

    Reply to this comment
  6. Dada Gonxhe Bojaxhi June 20, 16:48

    Lavdia I takon zogo-fashistit Enver.

    Reply to this comment
  7. MH June 20, 17:13

    Jo e nderuara z.Hajdari.Ne cdo kohe qe merrni mundimin te shpallni idete ne pershtatje te ngjarjeve nga koha ne kohe ne funksion te zgjidhjeve te tensioneve teper te ngarkuara aq ma teper kur palca e ktyre tensioneve bazohet ne konflikt artificial ashtu si u krijue edhe pretendimi qe perkujtoni dy prillin qe ishte komplet e organizume nga babai i yte A.Hajdari qe kur te vije fundi i zbardhjes se keti dy prillit ju o do te vashdoni politiken pa e kujtue asnjihere ma kete dy prill ose do te detyroni vetveten te mos merreni ma me politike.Parashikoj ne kete drejtim mbasi cdo here jepni mendime te pjekura rreale e te domosdoshme qe i duhen sot o kurr pastrimi i politikes dhe vendit.
    Une spektator i nji nate ma pare cfare thoshte ne organizimin e dates dy prill yt at se bashku me te ndjerin Arbenorin.Por dhe i te nesermes dy prill qe vriteshin njerzit dhe Ai Arben Broci iku si qeni ne rrush apo si ciapi tek kasapi ne zbatim te skenarit pergaditur 2 prilli nga shlivovica e Beogradit dhen per ekzketum,direktive agjentit Berisha dhe mekamsit te tije Hajdari.

    Reply to this comment
    • Pallavra June 20, 18:19

      Po ata 43 te tjere ne demonstrate ne 2 prill kush i plagosi, Hajdari me Berishen????
      Kur do vij ajo kohe qe mileti ti thoje te bardhes te bardhe dhe mos te jete pjese e ligesise te mashtrimit dhe servilizmit.
      Kush te the ty qe dy prillin e beri hajdari? Ishe present vete apo keshtu te vjen me mire te thuash.

      Reply to this comment
  8. Tori June 20, 19:55

    Ja ka treguar Gramoz Ruci sepse ishte prezent me gjith polici

    Reply to this comment
  9. alphade June 20, 22:26

    Zonja Hajdari, vetem ngjarjet e 2 Prillit ne Shkoder mos i
    permend me ne te ardhmen sepse ne keto nfjarje babai
    yt i ka zhytur duart deri ne brryl, ka qene dhe mbetet ar-
    kitekti i atyre ngjarjeve te hidhura qe mos ardhshin me !
    Nuk po mallkoj si Neritan Ceka, djali i kolabiracionistit me
    gjermanet,Hasan Ceka. Beme baba te ngjaje, une thjesh-
    te po i lutem zotit qe te mos petseriten me ngjarjet e 2 prillit ne Shkoder, ato te 97-tes, 21 Janarit, Gerdeci…etj.
    etj. qe jane njolla sterr te zeza qe kane njollosur perjete-
    sisht Historine e Shqiperise, autoret dhe aktoret e ketyre
    ngjarjeve, vec babait tend ishin dhe jane per fatkeqesine
    e Shqiperise dhe kombit shqiptar,vec babait tende,edhe
    kapobandat e mafias se sotme shqiptare: trinomi: Beri-
    sha- Meta- Basha qe i kane shkaktuar vendit kaq shume
    tragjedi makbethiane…! Por nje gje eshte e vertete,ora e
    tyre po mbaron,ditet i kane te numuruara. SPAK- u dhe
    BHK- qe kane “vulen” e Amerikes dhe BE-se dhe aspak
    te Rames qe opozita e perdor si “Scapegoat” do te marre
    ne dore perfundimisht Reformen e Drejtesise dhe Vetting-
    un e kupoles politike duke filluar nga kapobandat e ma-
    fias shqiptare…! Dhe ate e njeh i gjithe populli shqiptar..!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim