Hajdari: Zgjedhjet do shtyhen në korrik, rezoluta për Metën nuk ka asnjë vlerë juridike

June 13, 2019 11:13

Hajdari: Zgjedhjet do shtyhen në korrik, rezoluta për Metën nuk ka asnjë vlerë juridike

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari është shprehur e bindur se zgjedhjet vendore do të bëhen muajin tjetër, pra në korrik.

Ajo ka ngritur dyshimet se palët do të arrijnë një marrëveshje politike, por ka theksuar se kjo marrëveshje nuk do të jetë për të mirën e shqiptarëve, por për pushtetin e tyre.

“Muajin tjetër do të kemi zgjedhje. Ja këtu do jemi. Por lind pyetja, a ia vlejti barra qiranë? Pse bëhet kjo, që këta të tre të ulen bashkë me njëri-tjetrin dhe të bëjnë një konsensus tjetër që do të zgjasë pushtetin. Kaq mund t’ju them  të dashur shqiptarë. Është  momenti që kur të vijë koha e votimit të mos i votojmë më këta njerëz”, tha Hajdari.

Gjithashtu ajo u shpreh ndaj rezolutës së PS për shkarkimin e Presidentit.

“Sot kemi një rezolutë që s’ka vlerë juridike, që ngre shantazhin ndaj presidentit. Vendimin mbi aktin e presidentit e merr vetëm gjykata Kushtetuese. Mocioni vjen me 1-4 e Kuvendit me 35 deputet që i depozitohet Kuvendit, i cili ka për detyrë që të hapë një Komision Hetimor. Më pas, pas Komisionit ka për detyrë që të dëgjojë presidentit dhe më pas të përpilojë një raport që mund të diskutohet në Parlament dhe t’i depozitohet Gjykatës Kushtetuese. Mungesa e saj, thelbi i debatit.

Pse mendon se ky vendim e zgjidh krizën? Kur njëra palë thotë nuk ka negociata me Ramën kryeministër?

Nëse gruaja juaj është palë e opozitës dhe kjo palë është bërë pjesë e këtij konflikti, atëherë nuk është ky konflik i pastër personal’, tha Hajdari.

j.l./ dita

June 13, 2019 11:13
Komento

3 Komente

  1. valentina June 13, 12:30

    Shume e sakte jeni Z,Hajdari, po kujt ja thua? militantet bythlepires jane vendosur ne gare ,dhe po u bejne reklamen grave dhe motrave te tyre me ofertat, merr dy paguaj me nje post.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim