Hajdarmataj: Çdo ditë një turist humb jetën, ndërsa qeveria bën pushime luksi

July 15, 2017 21:12

Hajdarmataj: Çdo ditë një turist humb jetën, ndërsa qeveria bën pushime luksi

Deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, e cila u la jashtë listave të PD në zgjedhjet e 25 qershorit, ka reaguar pas ngjarjeve të hidhura të ndodhura në bregdetin e Vlorës, ku u mbytën 4 persona.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hajdarmataj shkruan se “kryeministri dhe ministrat po shijojnë pushimet jashtë plot luks, teksa vendi ngjan si një zi e zgjatur”.

Duke e cilësuar këtë sezon pushimesh “të trishtë” për shqiptarët, Hajdarmataj thotë se turistëve u mungon siguria në vendin tonë, përpos problemeve të tjra, si mungesa e higjienës apo çmimet e kripura.

POSTIMI I MIMOZA HAJDARMATAJ

Shqipëria më e zezë sot se dje.

Shqiptarët të shokuar, nga dhimbja për jetët e humbura tragjikisht në ujrat e Adriatikut në Vlorë.

Një i ri nga Tetova, sakrifikoi jetën për të shpëtuar motrat shqiptare. Akti më fisnik, më i jashtëzakonshëm që na drithëroi shpirtin të gjithëve.

Por kryeministri e ministrat, në pushime jashtë e brenda vendit, në lluks e në siguri personale, heshtin dhe nuk japin asnjë sqarim, pse cdo ditë humb jetën të paktën një pushues në bregdetin shqiptar.

Ky është sezoni më i trishtë i pushimeve për shqiptarët, si në sigurinë e munguar të jetës, në cmime stratosferike, në thatësirën e ujit, në higjienën e cënuar, në mjedisin e ndotur, në rrugët e bllokuara,…..e plot premtime të pambajtura të qeverisjes “Rama 1” dhe asaj në pritje “Rama 2”.

Vendi ngjan si në një zi të zgjatur…

E.Xh

July 15, 2017 21:12
Komento

7 Komente

  1. malo July 15, 22:07

    po vazhduat me kete lloj opozite halabakesh ju te PD-se do ju duhen 100 vjet te vini ne pushtet

    Reply to this comment
  2. As July 16, 08:27

    O redaktor, po pse na i prishni humorin qe ne mengjes me kesish budallalleqesh qe shkruajn deputetet injorant si kjo Hajdarmataj. I lini o redaktor ne budallallekun e tyre.

    Reply to this comment
  3. Ai July 16, 08:36

    Duhet vendosur edhe 1 Minister per detin ose me mire per dallget qe te mbaje pergjegjesi si puna e Poseidonit. Perzjerja injorance plus ligesi eshte e barabarte me PD ose me mire SALI (me rime).

    Reply to this comment
  4. Ai July 16, 08:48

    Duhet vendosur 1 Minister per detin ose me mire per dallget, nje tip POSEIDONI.Perzjerja injorance plus ligesi eshte e barabarte me PD ose me mire SALI (me rime)
    Sqarim per ata qe vijne nga mali dhe detin e Kane kqyr me 20 vjec per here te pare;POSEIDONI sipas mitologjise greke eshte zoti i detit.

    Reply to this comment
  5. Ai July 16, 08:53

    Mjafton ti shohesh portretin kasaj dranes per te kuptu se nga vjen dhe sa ka siper tek ajo rrumbullakja qe quhet koke ose kre.Rujna zot thone shkodranet.

    Reply to this comment
  6. Këllirat pedeiste July 16, 09:15

    Ja dhe një këllirë pedeiste që hiqet sikur po i pret barku për jetën e qytetarëve.

    Është aq turtulleshë, sa në vend që t’i kërkojë llogari qeverisë për atë se pse po ikin akoma çdo ditë per lesh nga 4-5 shqiptarë, kapet dhe merr si shembull sakrificën e pashembullt një “turisti” maqedonas.

    Tregon pa pikën e turpitme gisht nga kryeministri, por harron shpejt ato 8 vitet e pushtetit kleptoman te Salih Neronit, kur kryetarka e pleramentit shqupatar kapardisej si gjel qurs mbi motori në shkretëtirat e Dubait.

    Reply to this comment
  7. hë për hë.... July 16, 12:30

    Kjo ish deputete e hajdarit te mates do te ishte mira qe te fliste me shume per tropojen e tropojanet qe i kane dhene voten dhe qe sot jane vertete ne pike te hallit. Por pasi u marri voten qytetareve te vet bejne sikur i shqetson problemi kombetar. Kjo zonje gjate nje legjislacioni parlamentar ka folur vetem 43 here nga vendi dhe nga podi dhe per tropojanet ka ngritur vetem 9 here probleme. Pra, i bie qe ne nje vit per zgjedhesit e saj e qytetin qe e rriti te jete shqetsuar e te sjelle probleme 2.8 here gjate monologjeve te gjata ne ate salle. 31 here ne mbrojtje te sali berishes dhe kusuri fjale rrumbulla per tumbulla. Ky eshte bilanci i kesaj te zgjedhurve nga populli ne parlamentin e shqiperise. Ben mire qe shqetsohet edhe per mbytjet por para se gjithash te kujtohet se nuk e ka bere detyren e saj si e ngarkuar nga zona qe e zgjodhi deputete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*