Staturë e vogël, flokë biondë, sy të shkruara, zë të hollë… Por dale, dale, prit pak një minutë

December 10, 2017 17:57

Staturë e vogël, flokë biondë, sy të shkruara, zë të hollë… Por dale, dale, prit pak një minutë

E diela erdhi dhe unë bashkë me të. Ky është artikulli im i pestë dhe për të ndryshuar paksa linjë sot do hidhem tek një tjetër kategori figurash publike.

Sot në lupën e Ninës shtrihet sa gjatë gjerë, zonja Iris Luarasi.

Gazetare dhe pedagoge gjithashtu, Irisi nuk është pak e njohur për ne. Staturë e vogël, flokë biondë, sy të shkruara, zë të hollë, ajo kujdeset të spikasë kudo që shkel.

Por sa ja del? Shumë në fakt, kur evidenton foto të saj nëpër panele me flokët e fryrë. Prit një minutë…1,2,3…po po 3 kate mbi kokën!

 

Ne nuk e dimë kush e kuron zonjën Luarasi, por një gjë është ë sigurt: në një jetë të mëparshme paska qenë arkitekt/e.

Më thoni të vërtetën, ama të vërtetën! A nuk ju duket si simfoni e Bethoven ngjirja në maksimum në emisionet ku merr pjesë? Dua të them…fillon ngrihet toni, pastaj impostohet, pastaj drejton gishtin, zgurdullon sytë, dhe shpërthen!

Aty dëgjon një piskamë, një zë kokë dhe jo gjoksi, që merr vëmendjen absolute qofshin gra apo burra, dhe aty zë vend shprehja jonë folklorike  ‘mos i shiko gunën, shikoji punën’. Ja një imazh rastësor dhe mesatar i një daljeje në ekran e Irisit.

 

Nuk e di për ju,por mua më kalli datën. Madje sfidonte denjësisht Samarën.

Edhe hajde e mungoji Irisit në auditore!

Rrallë mund ta shihni atë të veshur me ngjyrë. Thuajsë kurrë. E habitshme. Megjithatë bravo,me të zezën godet. Dhe e bukura e të zezës që ti nuk e di cfarë fshihet poshtë saj. Pala barku apo breshka? Këmbë të kolme apo fine? Me apo pa celulit? Krahë të varur apo biceps? Harrojeeee! Stë lë Irisi të shohësh më tej.

Por ka një përjashtim për hir të së vërtetës. Në një kopertinë të saj me fëmijët ajo kishte veshur një fustan të kuq. Dukej bukur vërtet.

Ndaj ne i sugjerojmë të ketë më shumë ngjyra ne garderobë sepse na vret syrin ashtu sterr.

Ja gjykojeni vetë sa bukur duket.

Ok do ta them se nuk mbaj dot për vete, por ky pozim më bën të qesh. Dua të them, të gjithë impostohemi përpara kamerës, por Irisi ka marrë një pozë të tipit ’Oh shiko, nuk e dija fare që ishit këtu, dhe unë jam veshur krejt rastësisht si mademoiselle dhe kam rreshtuar fëmijët si ushtarë, e po tërheq librin tim të recetave për të bërë një crem brule në këtë pasdite të thjeshtë’.

Po po Iris dhe ne kështu dukemi kur po skuqet qepa, erdhi momenti për të hedhur salcën dhe na kapet fëmiu nga këmbët zvarrë.

Megjithatë, ajo bën një diferencë në ekran dhe na duhet ta pranojmë. Gjithnjë transmeton sharm dhe feminilitet dhe për këtë e komplimentojmë.

Fundja ndaj edhe Blendi F. e ka abonuar Irisin në Opinion!

 

*****

Rubrikën e Ninës mund ta lexoni çdo fundjavë në Dita

 

 

December 10, 2017 17:57
Komento

11 Komente

  1. me pelqejn ato Pikturat Romantike December 10, 20:43

    Mua me pelqejn menyra estetike pse jo moderne e te shprehurit ,e padyshim erosi e bukura natyr .
    E lexoj per her te dyte Nine-n . Gjithmon fjali te formuluara mir por hm ..ne fund “rezultate katastrofike” !
    Bej shaka . Nuk dua te hedh asnji drit te zbeht fotos se Nines, nooo .Un jam nji nga ata ,qe kuptoj qarte logjiken e te shprehurit ,por le te jemi te sinqert .Nji gje duket qarte , vec fantazise autores per te zbuluar ato qe fshihen pas Fasades ,qe fillon te pikturoj Abstrakt dhe perfundon ne Expresionizem . Sidoqofte dicka qe thyen monotine ndermjet figurave .(Nga ministrja ke pedagog-ja e gazetarise ) kemi qarte ,nji ndryshim ne pershkrim . Nuk do merresha aspak me gazetaret qe nxjerr pedagog-ja e gazetarise me ordinere ne rajon ,sepse nuk eshte kjo tema ktu ,por mundet me then ,pas ksaj fotoje qe Nina i ka ber z. Luarasi ,se ka njifar sharmi erotik si femer dhe ate qe ka dash me then autorja edhe Stil …

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku December 10, 23:16

      Pashi Zotin, a me verte e paguani kete Ninen per keto traplleqe ju te DITAs, apo e ben gratis.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 December 12, 07:03

        qënje,
        i bëjmë një propozim këtyre të ditës??
        normalisht unë ja dal vetë por po u bashkuam ndoshta është më e kollajtë!!
        i paguajmë ninës dyfishin a trefishin e kësaj që i paguan dita dhe të na hiqet qafe!!

        Reply to this comment
  2. demo December 11, 00:20

    vishu me te kuqe moj luaraske,se keshtu te do kjo.
    e perzura katundaren e qumshit,se kishte filluar te numuronte kepucet tek dera.

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 December 11, 09:03

    “Po po Iris dhe ne kështu dukemi kur po skuqet qepa, erdhi momenti për të hedhur salcën dhe na kapet fëmiu nga këmbët zvarrë.”
    ç’është ky fëmiu mi nina??
    miu fëmër apo fëmija mashkull??
    na mbytën idiotët që shkruajnë dhe super idiotët që i botojnë!!

    Reply to this comment
  4. Eri December 11, 16:41

    Nuk e kuptova cfare konkretisht e shqeteson Ninen te Irisi…..Personalisht e simpatizoj Znj.Luarasi..si nga menyra e te artikuluarit ashtu dhe veshja.Me duket e fisme si ne artikulimin e mendimeve po ashtu dhe veshja e sah.Prandaj Ju lutemi mos na botoni Nina e Nuna pa kuptim…nese eshte kendi i humorit pa kuptim….na e thoni…Iris…ju pershendes nga Vlora.

    Reply to this comment
  5. gjermani i fundit December 11, 16:43

    edhe pse nuk duket ne asnje foto, prezenca e blendi f. i ben glasen muhabetit.

    Reply to this comment
  6. Idotat eshte mire te HESHTin ,nqs s' kuptojne December 14, 21:35

    perse jane njerzit kaq idiote ne ate vend !
    dhe jo vetem kaq ,por jane edhe te ndyre ne shpirt vs (autores ).
    `llapaqen te frustruar ´

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku December 15, 15:09

      Mire e ke ti se aq e thelle sa eshte kjo Nina perZotin s’ka rob qe e kupton, keshtuqe i bie qe shkruan vetem per vehte, si me then masturbon.

      Reply to this comment
  7. e pabesushme ai ´tru´ ne xhiro ! December 15, 11:40

    qe dita ,
    kjo gazzete kaq simpatike ,
    te bente censur e vihej ne sherbim te injorances asaj bote ,
    kjo me suprizon (negativisht) mua ,lexusin e dites !
    Perse censurohet ?
    Kerkohet qe injoranca shqiptare te isolohet ,nga bota ,realiteti ,te konservohet si ne shekuj dhe hidhet per ushqim brezave te ardhshem ?!
    E pabesushme se me cfar efektesh mundet te perballesh akoma ne kte shekull, ne ate stan fanatik idiotesh …

    Reply to this comment
  8. Ne jemi nji shoqeri naive ,qe kemi aq shume per te diskutuar se bashku ,aq shume per te sqaruar e mesuar ,per te miren tone December 17, 14:18

    Dihet tashme se jetojme ne nji Bote Moderne ku gjithcka eshte transformuar e zhvilluar e bashke me te edhe menyra e te pershkruarit ,e shkrimit ka marre trajta e kendveshtrime te ndryshme si edhe ne pikture . Natyrishte qe nji stil i tille te shkruajturi si ky i Nines ,befason lexusin shqiptare sepse ,duhet te jemi realist ,per hir te se vertetes i mungon ajo qartesi e nevojeshme per ta bere te qarte ate para cdo lexuesi ,e ben qe shkrimi Nines ,te qendroj pak ne mjergull . Pooor …asnji s’ka lindur (edhe nga kta vet komentuesit me lesh mbi bole ) por i eshte dashur ajo faze e caktuar ne jete ,per t’u pjekur . Sidoqoft ajo qe le per te deshiruar ktu eshte ajo pritje e ftohte e aspak entuziaste ,qe ky opinion i behet nji goce te re ,gazetare apo s’e di ndoshta publiciste ,e cila eshte ne fazat e para ndoshta te experimentimit ,te nji arti te shkruari qe ajo e ka pasion dhe qe per mua ,eshte mjaft simpatik ,sepse sjell dicka te re per ate Bote Shqiptare ,i ben njerzit te jen me te hapur e shikojne Boten me sy tjeter ,nga nji tjeter punto di vista . Perse i behet bllok nga kta komentues ? Nuk eshte faji Nines ,sepse dikush nuk arrin te shikoje ate qe shikon ajo vet dhe kjo ka arsyet e veta ,por asnji s’ka te drejte te leshoj ktu thirrje Talibanesh ,ndalim te artit te te shprehurit ! Per cfar nuk flitet dot heshtet (thote nji fjale e mencur) . Ka nji fenomen te cuditshem ne ate shoqeri ,qe eshte Lufta idiote per Vemendje e kjo nga te gjithe e ne cdo forme e nga me banalet . Ky mentalitet po i kushton jeten asaj shoqerie .Ky art te menduari si taliban eshte nji frenim qe i behet zhillimit te asj shoqerie ,kultures se asaj shoqerie . Kto barriera mentale do t’ju kushtojne aq shume ne te ardhmen femijeve tuaj .Gjermanet (Shtetet Perendimore ecin sot drejt zhvillimit ne dy rruge : 1-Zhvillimin e shoqerise ne cdo aspekt te tij dhe pengimin e vendeve si kto lindore , duke thelluar ne ato fanatizmin e injorancen ,nepemjet politikave te tyre ne kto vende naive) Qellimi : Thellimi distances vs shoqerive Perendimore vs Lindore. Qe perendimi mos te arrihet asnjiher nga ato lindore dhe jet perjetesishte ai qe ben Trendy-n eshte Padroni per kte Bote, nderkoh qe pjesa tjeter lindore etj ,te hyjne te vetedijshem ne rolin e skllavit dhe kto regime komentuesish qe shofim ktu ,thellojne me shume ate distance . A nuk habiten shqiptaret apo nji ballkanik perball nji qytetari perendimor e ndihet ne cdo aspekt posht tij ? Asnji s’mundet te dal ktu e thoj ..JO ! Fjalen s’e kam per individe ,por nga kto kokrra qe lexoj ktu . Pra ka nji shprehje Gjermani mbi kte Motto ,kte Politike expansioni qe ndjek ku thuhet : ( Die idioten droht der Tot durch Kultur Sckock ” ) -qe ne shqip ,nenkupton pikerishte ate thellim te distances vs kulturave perendim -lindje .Pikerishte ate shokim qe ndjem ne shqiptaret kur u perballem me permasat gjigande te zhvillimt te shoqerise Perendimore. Nuk pretendoj ti jap mend dikujt ktu ,por ti sherbej shpetimit te rrezikut qe vjen nga mentaliteti i gabuar i shoqerise tone . Sa i takon personazhit te temes pedagoges Iris Luarasi ,un e shof thjeshte pa ngjyra politike ,si nji femer simpatike ,nji perfaqsuese e femres tipike qytetare shqiptare ,e pse jo nji femer qe ka ate sharmin e duhur e nji femre qytere,te cilat asaj shoqerie i mungojne shume . Flm per leximin (ju qe me kuptoni drejt )NATYRISHTE NQS I KALON POSTOBLLOKUT TE MODERATOREVE e si shkakton ndonji dhimbje 🙂

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*