“Hajde poshtë po guxove”, si u kap shqiptari që përndiqte ish-të dashurën në Itali

August 12, 2017 22:39

“Hajde poshtë po guxove”, si u kap shqiptari që përndiqte ish-të dashurën në Itali

Kishte më shumë se një muaj që ish-i dashuri nuk e linte të qetë, e përndiqte dhe kërcënonte. Që kur 23-vjeçarja italiane, kishte vendosur të ndërpriste lidhjen e saj të dashurisë me djaloshin 25 vjeçar shqiptar, nuk kishte gjetur qetësi.

Kërcënimet bëheshin gjithnjë e më të shpeshta dhe shqetësuese, ashtu si dhe përndjekja. Përfundimisht kërkoi ta strehonte në shtëpi për disa ditë një mik i saj në Cuggiono, një fshat në brigjet e Ticino, që ish-i të mos e dinte. Por as kjo nuk e ka ndihmuar te renë italiane.

Mbrëmjen e djeshme ai e ka përndjekur qëndronte poshtë dritareve të banesës në periferi të fshatit. Aty filloi të bërtasin nga rruga.

Fraza si “Hajde poshtë nëse guxon”, dhe pastaj fyerje dhe kërcënime. Ajo thirri policine e cila arrestoi ne flagrance shqiptarin, emri i te cilin nuk behet me dije nga mediat italiane.

Ai ka pranuar ne Polici se e ka ndjekur dhe kercenuar te rene italiane, pasi nuk donte qe te ndaheshin.

August 12, 2017 22:39
Komento

1 Koment

  1. A August 13, 17:50

    Na nxorren bojen disa injorante, me kulture te cunguar fshatare qe flasin shqip.
    Cfare nuk pret kur shqiptari eshte injorant si mbrenda vendit dhe jashte tij.
    Duke qene se mender ne kete gjendje injorantesh eshte edhe klasa politike shqiptare sepse nga kjo shtrese ka dale.
    Injoranca eshte me e tmerreshme se bomba atomike, prandaj eshte ne kete gjendje te mjerueshme kulturore dhe sociale nje pjese e shoqerise shqiptare dhe nuk duan te mesojne dhe te integrohen me Evropen, atje ku duam te shkojme.
    Nuk vjen Evropa tek ne, por ne duam te shkojme tek ajo.
    Duke vepruar ne keto menyra, shume shpejt do te na vendosen perseri vizat, duke ja bere qejfin konsujve te ambasadave te huaja dhe politikaneve tane qe perseri do te na rrjepin per te marre nje vize. Mezi po e presin kete çast.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*