Hajdutët e tokave dhe avokatët e tyre politikë! Gjyqi i Lezhës, banditët ordinerë dhe zyrtarët shtetërorë me të njëjtin brumë moral në qytetet tona bregdetare, nga Saranda në Shkodër

September 22, 2020 01:28

Hajdutët e tokave dhe avokatët e tyre politikë! Gjyqi i Lezhës, banditët ordinerë dhe zyrtarët shtetërorë me të njëjtin brumë moral në qytetet tona bregdetare, nga Saranda në Shkodër

Nga Viktor Malaj

 

Para pak ditësh, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë dha vendimin për 20 persona të akuzuar për tjetërsimin e pronave në bregdet, konkretisht për tokat në vendin e quajtur Rana e Hedhun.

Ishte një procedim penal që zgjati rreth tre vjet dhe, fatkeqësisht, nuk ishte i vetmi por pjesë e shumë proceseve penale të zhvilluar thuajse në të gjitha qytetet bregdetare, nga Saranda në Shkodër, dhe me të njëjtin objekt: tjetërsime të tokave, pronë shtetërore apo private, nga grupe banditësh të përbërë nga ordinerë dhe zyrtarë shtetëror me të njëjtin brumë moral.

Populli është i vetëdijshëm se, krahas shumë padrejtësive dhe krimeve të kryer gjatë këtyre 30 viteve, thuajse gjithë hapësira bregdetare e Shqipërisë u tjetërsua, fillimisht nëpërmjet spekulimit shtetëror me Ligjin 7501 të vitit 1991 “Për Tokën” dhe, më vonë, nëpërmjet falsifikimeve të dokumenteve dhe abuzimit me detyrën nga zyrtarët vendor duke realizuar regjistrime të rreme të tokave në emër të disa individëve të keqpërdorur dhe pastaj kalimin “brenda natës” të këtyre pronave në emër të organizatorëve të skemave kriminale me anën e shitjeve fiktive.

Një prej këtyre skemave, të zbatuara shpesh në qarkun e Lezhës, ishte kjo për të cilën po shkruaj dhe që u përmbyll në Shkallën e Parë të gjykimit me shpalljen e 19 personave fajtorë dhe deklarimit të pafajshëm të njërit prej 20 të pandehurve.

Nga hetimi dhe gjykimi u provua se në skemën kriminale të tjetërsimit të rreth 300 mijë metra katrore tokë, kryesisht mal dhe pyll në bregdet, rolet kryesore i kishin luajtur disa matrapazë të rrugës dhe disa zyrtarë të pushtetit vendor, të kryesuar nga ish-kryetari i bashkisë Lezhë dhe ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë, përkatësisht përfaqsues të PD-së dhe LSI-së.

E thënë përmbledhtas, skema kishte funksionuar ngjashëm me raste të tjera: përgatiten dokumente shtetërore nga zyrat e bashkisë dhe të qarkut me të cilat “vërtetohet” se sipërfaqet e tokave që, prej një shekulli e tutje, figuronin si “tokë pyll” dhe “tokë ranore”, tani janë “pemëtore” dhe “tokë buke”.

Këto dokumente të rreme, pasi firmosen e vulosen nga drejtuesit respektivë, i dërgohen Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë dhe, në bashkëpunim me drejtuesit e asaj zyre dhe disa banditë të rrugës, kryhen regjistrime false sikur sipërfaqet në fjalë iu ishin dhënë në pronësi disa personave në zbatim të Ligjit nr.7501 dhe pas 3-4 ditësh realizohen shitjet tek të afërmit e ideatorëve të skemës.

Shumica e të akuzuarve u arrestuan para dy vjetësh nga gjykata Lezhë, por, pas pak ditësh, masa e sigurisë u ndryshua në “detyrim për paraqitje”. Nuk do shumë mend për të kuptuar se tjetërsimi i një sipërfaqeje kaq të madhe tokash (në të vërtetë, pavarësisht termave juridikë të përdorur, kemi të bëjmë me vjedhje), përbën një krim të rëndë për pasojat e mëdha financiare për pronarët realë të pronave në fjalë.

Mirëpo tek ne është bërë praktikë e organeve të korruptuara të drejtësisë që sa më i madh të jetë dëmi i shkaktuar apo vlera e mallit të përvetësuar, aq më e vogël është mundësia që autorët të përfundojnë në burg, ngaqë sa më i madh hajduti aq më e madhe paraja me të cilën “zbuten” gjykuesit e veprave kriminale.

Mbaj mend që, kur u arrestuan shumica e drejtuesve të pushtetit lokal, njëri nga pronarët e ligjshëm të pronave të tjetërsuara i kërkoi publikisht nëpërmjet TV politikës shqiptare, majtas dhe djathtas, që të mos ndërhynte dhe as keqpërdorte rastin në fjalë.

Mirëpo, çfarë ndodhi realisht? PD mblodhi nja 50 mitingashë të verbër, budallenj të rrugës dhe i dërgoi përpara komisariatit të policisë së Lezhës për të protestuar për “arrestimin politik” të drejtuesve të pushtetit vendor.

Një ish-Ministër Drejtësie i LSI-së u shpreh publikisht në mënyrën më vetëzvetënuese si politikan dhe jurist, se “edhe nëse ka prova se drejtuesit e pushtetit lokal janë fajtorë, arrestimi është politik”. Ndërsa drejtuesja e asaj partie e konsideroi arrestimin e falsifikatorëve të dokumenteve shtetërore dhe tjetërsuesve (hajdutëve) të pronave si “hakmarrje ndaj popullit të Lezhës”.

Me sa duket, për të ” popull i Lezhës ” janë 10 – 15 hajdutë të vendosur prej saj si ” shërbëtorë të popullit ” në pushtetin lokal.

Tani që edhe gjykata i shpalli fajtorë, meqë të gjithë zyrtarët e përfshirë në skemën kriminale ishin të binomit PD-LSI dhe meqë ky binom politik iu premton me bujë shqiptarëve se do të luftojë korrupsionin sapo “të vijë në pushtet”, ata kishin rastin ideal të distancoheshin nga zyrtarët e tyre të korruptuar dhe të viheshin në krah të organeve të drejtësisë.

Mirëpo, çfarë bënë? Nëpërmjet numrit 2, njëfarë Gazmend Bardhi, individ politik pa integritet moral dhe as intelektual, Partia Demokratike deklaroi se e konsideronte ish-Kryetarin e Bashkisë, Fran Frrokaj si njeri që “ka punuar me përkushtim e ndershmëri” dhe se “Gjykimi në shkallën e parë ka pasur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatëshme politike… Ne iu bëjmë thirrje organeve të drejtësisë t’i qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi”.

Përveçse nuk përmendi asnjërën nga “indiciet” e ndërhyrjes politike, zyrtari i lartë partiak bëri edhe autogol kur pretendoi se “ka pasur mungesë transparence” në gjykim. Për çfarë transparence flet ky zëdhënës dhe avokat i së keqes, i krimit dhe mashtrimit?

Të gjitha seancat gjyqësore janë bërë me dyer të hapura dhe të gjithë dokumentet e përdorur për tjetërsimin e pronave kanë rezultuar të falsifikuar, sipas ekspertimeve grafike të laboratorit përkatës. Asnjëri nga të akuzuarit nuk i ka vënë në dyshim përfundimet e ekspertimeve, ndërkohë që është përpjekur të luaj rolin komik sikur nuk dinte gjë, e kanë gënjyer, “ma kanë hedhur” etj. etj.

Megjithëse Gazmend Bardhin na e kanë paraqitur në shtyp si “figurë të madhe të jurisprudencës”, zotëria në fjalë jo vetëm me këtë deklaratë, por edhe shumë të tjera, e ka dëshmuar veten se është një njeri i vogël, intelektualisht mediokër dhe politikisht i pavlerë.

Duket qartë që ai nuk është thirrur në PD për të përmirësuar moralin dhe vlerat e saj, por për t’i përqafuar ato antivlera dhe atë moral të kalbur, për të siguruar vazhdimësinë e të njëjtit moral politik por me emra dhe maska të reja.

Ai, ashtu si edhe Lulzim Basha dikur, rezultojnë thjesht disa “zogj” të dalë nga vezët politike të ngrohura në furriqet e SHQUP-it. Këta na japin mundësinë të shikojmë pa vështirësi vijimësinë e të njëjtit moral, të së njëjtës sjellje politike përgjatë “tre brezave”.

Gjyshi politik, Berisha, i shkonte në shtëpi për darkë (nën vëzhgimin e kamerave të porositura televizive) zëvendësit të tij në qeveri një natë përpara se të jepej vendimi gjyqësor për korrupsion kundër tij, si mesazh mbështetjeje për të dhe kërcënim për gjykatën.

Më vonë gradoi drejtor të lartë një person të dënuar për vrasjen e Remzi Hoxhës, ndërsa zyrtarin shtetëror që kishte fshirë pamjet filmike të ngjarjes së 21 janarit 2011 e dërgoi në Presidencë me ngritje. Biri politik i gjyshit, Lulzim Basha i vajti për vizitë në shtëpi për ta mbështetur moralisht e politikisht, domethënë për të ndikuar juridikisht, ish-kryetarit të bashkisë Kamzë Xhelal Mziut vetëm disa orë pasi gjykata e shkallës së parë e kishte dënuar me burgim për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Nipi politik Gazmend Bardhi merr në mbrojtje dhe shpall të “dënuar politik” ish-kryetarin e korruptuar të bashkisë Lezhë. Madje, guxon dhe i bën thirrje drejtësisë (nënkupto Gjykatës së Apelit) që “të bëjnë drejtësi”, sepse dënimi i dhënë është i padrejtë.
Imagjinoni tani të jenë nesër në pushtet këta bij dhe trashëgimtarë besnikë të baballarëve të diskredituar politikë.

Guximi i tyre kalon çdo kufi, por edhe budallallëku i tyre arrin maja të larta. Siç thonë andej nga veriu, mos mbetsh me kaq. Nënkryetari i LSI-së, ish-ministri Petrit Vasili, një shëmbëlltyrë e përsosur e kotësisë intelektuale, të cilit budallallëkun ia turbullon edhe më shumë ligësia morale, shfaqet akoma më “trim” në reagimin e tij.

Ja çfarë thotë ai lidhur me dënimin e ish-zyrtarëve të korruptuar të Lezhës: “Reforma në Drejtësi nuk tremb asnjeri. Ramaforma në Drejtësi, që godet ish-kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, thjesht se është opozitar, po përgatit gropën e Rilindjes. Kush duartroket sot Ramaformën në Drejtësi thjesht konfirmon veten si pjesë të Rilindjes dhe konsumator i çorbës së saj të qelbur dhe mbështetës i antiligjit dhe antishtetit. Kush keqpërdoret nga Rilindja duke shkelur ligjin, duke falsifikuar dokumentet e duke shtrembëruar drejtësinë do të ketë vetëm një fund: burgun. Çdo veprim shënohet, nuk harrohet dhe do të shpaguhet”.

Ky kaposh pa bisht dhe i lagur, pjesëtar konsekuent i grupimit politik që për katër vjet me përpjekje të pandërprera ka bërë çmos ta pengojë, vonojë dhe shtrembërojë Reformën në Drejtësi, përpiqet, më kot dhe për të keqen e vet, ta konsiderojë dënimin e bashkëpunëtorëve të tij politikë, zyrtarëve të korruptuar si dënim politik, “thjesht se është opozitar”- thotë ai.

Sipas moralit dhe formimit të tij, dënimi i këtyre zyrtarëve të korruptuar duhet konsideruar akt antishtet dhe antiligj. Dhe, nuk mjaftohet me kaq, por i kërcënon organet e drejtësisë me burg për “shtrembërim të drejtësisë” dhe i paralajmëron se është “duke mbajtur shënim”. Sigurisht që shënon me lapsin e palaçollëkut të tij politik.

Eksperienca e këtyre 30 viteve na ka provuar dhe bindur se kjo skotë njerëzish pa ideale dhe pa skrupuj nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe janë ndier të mbrojtur pasi drejtësinë e kishin kapur për fyti në saje të pushtetit që kishin.

Kur, rastësisht, binin në rrjetën e drejtësisë, vraponin të vetëshpalleshin të ” përndjekur politikë “. Kur djegin Shqipërinë dhe sulmojnë institucionet me të gjithë arsenalin e armatimit pretendojnë se po luftojnë për ” demokraci “; kur vjedhin dhe shpërdorojnë paratë e buxhetit të shtetit i mbyllin gjyqet me ” procedura ” të shpikura ose ” i fitojnë ” ato ” pesë me zero ” dhe ne na tregojnë gishtin e mesit; kur vrasin njerëz të pafajshëm në bulevard pretendojnë se ” kemi zbatuar ligjin ” dhe kërcënojnë se do të vrasin disa herë më shumë dhe ” ekzekutojnë si bandit ” cilindo që ” iu afrohet zyrave të mija “; kur falsifikojnë rezultate votimesh apo mbushin kutitë e votimeve me fletë – votime false duke e shumëfishuar disa herë rezultatin zgjedhor në favor të tyre krahasuar me zgjedhjet paraardhëse, iu fryjnë borive duke pretenduar se ” pushteti aktual është produkt i blerjes së votave ” ndërsa ata janë viktimat.

Nëse e shohin se për veprat e tyre kriminale rrezikohen të ndiqen nga drejtësia e shpallin atë ” të kapur nga politika kundërshtare ” dhe veten e tyre ” të persekutuar politikë “. Këta janë ata që edhe sot na premtojnë parajsën e ardhshme nën sundimin e tyre, kuptohet parajsën e tyre dhe ferrin tonë.

Secili nga ne është i lirë të përfytyrojë një qeverisje të nesërme me ministra të tipit Bardhi dhe Vasili, se çfarë drejtësie dhe morali do t’iu sjellin shqiptarëve këta “shpëtimtarë” të së keqes që nuk të lënë të dyshosh asnjë grimë se vetë janë përfaqsuesit më të denjë të së keqes së djeshme dhe asaj që shpresojnë.

Po të kishin sadopak integritet moral dhe përgjegjshmëri qytetare e politike, Bardhi dhe Vasili do të kishin shkuar në Lezhë për të pyetur se cili është në fakt Fran Frrokaj, cilët janë në fakt zyrtarët e tjerë të dënuar në gjyqin e lartpërmendur. Nëse do të kishin shkuar në Lezhë dhe të mos pyesnin dhjetë apo njëzet militantë që kanë humbur privilegjet e tyre të dikurshme dhe prandaj skërmiteshin si qen të zgjebosur para komisariatit të policisë para dy vjetësh, por të pyesnin anëtarët e thjeshtë të PD-së në qytetin e Lezhës dhe në komunën e Shënkollit, ku Frrokaj ka drejtuar disa vjet, do të kishin mësuar të vërtetën. Dhe e vërteta, veçnanërisht në këtë rast, është shumë e hidhur.

Ata do të kishin mësuar se Fran Frrokaj nuk është zyrtari që ka punuar “me ndershmëri”, por kokrra e batakçiut i cili “gabimet” e ndëshkuara nga ky gjykim juridik i ka pasur praktikë të pandërprerë në gjithë veprimtarinë e tij shtetërore, gjatë drejtimit të komunës dhe të bashkisë.

Po të interesoheshin më shumë dhe më mirë, avokatët e krimit dhe korrupsionit, Bardhi me Vasilin dhe partitë e tyre respektive do të mësonin se janë, të paktën edhe 2 a 3 çështje të tjera që hetohen për korrupsion dhe tjetërsim pronash, procedime penale ku Fran Frrokaj është sërish protagonist. (Nuk do të ishte çudi që ta dinë faktin apo edhe po ta mësojnë tani, sërish të thërrisnin publikisht: Hajdutë të të gjitha qarqeve bashkohuni dhe ejani me ne sepse jeni të pandëshkueshëm për shkak të qënies pjesë e jona!).

Çfarë do të bëjnë kalorësit e “luftës kundër korrupsionit” dhe “dekriminalizimit të politikës”, Bardhi dhe Vasili dhe gjithë shpura e tyre e mashtruesve të pandreqshëm, kur të marrin vesh që Fran Frroku dhe frrokët e tjerë që ata ia kanë pas bërë dhuratë popullit të Lezhës kur ishin në pushtet, do të akuzohen dhe dënohen sërish pasi nuk kanë lënë kënetë dhe pellg uji në Lezhë pa e shndërruar në “tokë buke” me letra për të mundësuar regjistrimin e tyre në pronësi private?

Unë besoj fort se Frroku dhe bashkëpunëtorët e tij, ashtu si edhe avokatët e tyre juridikë e politikë, duhet t’iu jenë mirënjohës prokurorisë së korruptuar të Lezhës dhe policisë së paaftë të këtij qarku që nuk bënë hetime të thelluara dhe profesionale lidhur me rastin për të cilin u dënuan, sepse, atëherë, do të kishin zbuluar e vërtetuar se nuk ndodheshin përpara disa abuzimeve e falsifikimeve spontane e të palidhura ndërmjet autorëve, por ndodheshin përpara një grupi të strukturuar kriminal ku banditët e rrugës merrnin padrejtësisht pronat shtetërore e private, ndërsa zyrtarët e korruptuar të pushtetit lokal merrnin valixhet me para si shpërblim për mundësimin e regjistrimeve të paligjshme nëpërmjet përgatitjes së dokumenteve false.

Ajo që nuk kuptoj lehtë është fakti se si Bardhi, Vasili dhe sivëllezërit e tyre nuk kuptojnë se qëndrimet dhe deklaratat që bëjnë për rastin në fjalë kanë efekt vetëdiskreditues shumë herë më të madh se dhjetëra akte propagandistike të kundërshtarëve të tyre politikë.

 

——-

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

 

 

September 22, 2020 01:28
Komento

19 Komente

  1. USA September 22, 04:31

    Mire e the por kujt ja the, eshte populli legen qe vetem llap ne kafene shajne mbare e prape e me pas shkojne ne shtepi per te fjetur.
    Keta plehra duhen vrare ne mes te rruges pa gjyq, t’i shuash si rrace, etj etj.
    President hajdut i zgjedhur nga Ed Droga kokrra e legenit dhe burri i baxhelles Mona, na del e llap se eshte i zgjedhur nga populli i 2 Marsit.
    Ed Droga llapte para 7 vitesh se PD dhe LSI i lane shtetit shqiptar nje grope te zeze me 1 miard euro boxh, kush u ndeshkua……asnje…. Denimet para Sali serbit duhen filluar me Ed Drogem qe mbuloj cdo vjeshje dhe krim dhe mjeshtrin hajdut Ridvan Bolen e vuri ne Keshillin Mbikqyres te Bankes se Shqiperise, kriminelin Visho Ajazi (zevendes i Gazidedes dhe Shef i SHISH) e emeroj Ambasador te Shqiperise ne NATO, plehren Majlinda Bregu (Ministre e integrimit e Saliut) e emeroj Komisionere te Larte BE per Ballkanin etj etj .
    Ne Shqiperi krimet, vjedhjet etj, jane bere si mullar muti e nuk ka kush t’i pastroj.

    Reply to this comment
  2. Populli September 22, 05:59

    3cu paskw q….r. ..m…..n…

    Reply to this comment
  3. Tori September 22, 07:36

    Kurse ti je nje pjelle e keqe e komunizmit qe jo vetem qe nuk thua asnje fjale te vertete por mendon se me kete ngjarje po mashtron njerezit.Ben mire te heqesh dore nga propoganda e ndyre qe je duke bere ne prag te fushates elektorale.Je nje skuth qe nuk dihet se sa leke ke marre per keto qe shkruan . MASKARA .

    Reply to this comment
    • Gertruda September 22, 08:31

      Tori,me siguri je nje nga keta qe demaskon Viktori dhe sa per fushaten elektorale,sado krime te kete bere Rama(dhe ka bere),kurre populli nuk ju voton juve!
      Ne fakt te gjitha partite e medha e kane shkaterruar kete shtet dhe populli nuk duhet t’i votoje!
      Por meqenese edhe bota ka mbeshtetur me deshire te madhe kete rrenim te Shqiperise dhe mjerim te popullit,i bie qe populli o te marre rruget,o te votoje me pak te keqin!
      Une sa te jene keta politikane ne fuqi,kurre nuk do votoj familjarisht!
      Femijet i kam rregulluar per bukuri ne perendim dhe nuk ia kam nevojen asnje partie antishqiptare!
      Ne se antaresia socialiste e shnderruar ne rilindase do te shporrte Ramen nga PS-ja,atehere PS-ja do qendronte ne pushtet tere jeten!
      Por Rama i ka vene nen kembe keta tru shplare,qe si parim kane sloganin gebelsian “Po iku Rama do vije Basha”!

      Reply to this comment
    • Sandokani September 22, 12:23

      O ” Tori ” ! E zeme se shkruesi eshte nje ” maskara ” sic thua ti qe duhet te jesh pjese e aferes qe ai ka treguar, por na thuaj ato qe thote ai, jane apo jo te verteta ? Pastaj, autori thote se paska edhe disa procese te tjera kriminale ende ne hetim. SEdhe per keto e ka fajin autori i shkrimit ?

      Reply to this comment
  4. tom September 22, 08:13

    Jep zgjidhjen profesor.Vota zgjedh njeren nga palet e hajduteve qe jane ortak dhe mbrojne njeri tjetrin e provuar per 30 vjete.Parazitet luftohen po sperkate pemen atje nuk ka votime po e sperkate jep zgjidhje.Jep zgjidhje, keto i dime i kemi mes nesh.Pa zgjidhje nuk ke thene gje.

    Reply to this comment
  5. Labi September 22, 08:18

    Te verteten e shikon te rana hedhun or ti,gazetari jo qe ka treguar te verteten po ka lene shume pa thene,e gjithe Shqiperia eshte kthyer ne Lezhe te vogel,akoma nuk keni pare se ca do shikoni ne te ardhmen.

    Reply to this comment
  6. fati September 22, 09:04

    Une mendoj se TORI ka vdekur, por jo qenka akpma gjalle dhe i forte, jepi tori se koha e hajduteve dhe krimineleve po shkonnga fundi.

    Reply to this comment
  7. MBRETI PJETER September 22, 09:20

    FRROKAJ ESHTE PER BURG TURP NESE SHTETI E NXJERR TE PAFAJSHEM KUR TE APELOJE VENDIMIN.
    JO VETEM FRROKAJ POR TE GJITH BASHKËPUNUESIT E TIJ.
    PAS FRROUT E KA RADHEN NDREU

    Reply to this comment
  8. Ethem Lalaj September 22, 09:25

    DITA:OK per Shkrimin e V.Malaj-njesh ne DITA.Drejtesia tek ne eshte kapur qe ne 92 nga SaliKrimi dhe nuk behet me kurre.Edhe ONM do deshtoi,pasi ka 4 vjet qe nuk po nderton GjK,kur dihet se ate e pengon I.Meta,i perkrahur nga VENECIA dhe PPE.
    -Ne Lezhe hajdutet e tokave do te dalin pa lagur perseri nga presioni i IDIOTVE te PDLSI te tipit Bardhi e Vasili,etj,nen drejtimin e Sb+Im,ku atje eshte bere baderdia me pronat,per para fushate elektorale.Kjo vazhdon ne gjithe bregdetin e Shqiperise duke shperndar 1 tapi 2,3,4 personave.Kete e beri Shaban Memia(tapia)i Pd qe sot nuk dihet se ku eshte..! U tha se do vritej nga Sb ne 2013 per tja hedhur fain E.Rames si ne 1991 Shkoder-PP.
    -Dhe sa te jete Sb mbi toke drejtesia do te bej qejf me paret e popullit dhe nuk ka asgje qe e ndal.Pse:
    1-Sb ndaj rri ne politike per te mbrojtur veten,familjen dhe militantet e paguar nga vjedhjet e tjetersimin e pronave kudo ne Shqiperi,ku deri tanime jane vrare mbi 4000 njerz.Qellimi:te pengoi drejtesin e tij qe e pasuroi familjarisht e politikisht-Marramendesh..!
    2-Nuk ka gjykates te marr vendim ne kundershtim te Berishizmit,pasi e pson si Gjyqtari Konomi,Santo,etj,ose Handari,Olldashi,Remzi Hoxha,Trebicka,etj.
    3-KryeHajduti pronave Ilir Meta i cilsuar nga Sb-LikeFloriri ka shpetuar nga burgu nga Sb,ndaj keta 2 politikan duhen varur ne mes te Tiranes qe te shpetoi populli.
    4-Sb ne TV ka deklaruar se “..organizova vrasjen e 4 protestuesve ne 21 janar dhe vet do te vrisja E.Ramen..por me iku qeni..”.Dhe drejtesia e degjeneruar-heshti dhe po hesht akoma.
    -SPAK duhet te filloi operacinet e arrestimeve ne gjithe bregdetin e vendit,pasi ne Vlore,Sarande,Himare,etj,gjendja eshte katastrofike.Kjo eshte arsyeja qe opozita e rruges e Presidenciale jane hedhur ne sulme kunder SPAK,BKH dhe E.Rames …sikur ky i urdheron ato politikisht,ku ne fakt edhe Socialistet e Rames nuk do te jene pa gje,ku Rama nuk ka mbrojtur asnje prej tyre perfshi edhe S.Tahirin qe e hodhi mish per qent,ndersa Saliani Pd i dosjes Babale po ben fushate elektorale ndonse i denuar si Tahiri.Kjo eshte çudia Shqipetare.
    -FLM-DITA,FLM V.MALAJ

    Reply to this comment
  9. Gzim Kulufi September 22, 09:53

    Prokuroria po te te doje, hap defteret e te gjithe tokave te bregdetit shqiptar dhe shikon kush ka prona ketu-aty-atje, e sidomos prona te medha. I verifikon dhe do te shohi qe mashtruesit do te dallohen menjehere! jane si militante te Ps-s, ashtu edhe te PD-s, te cilet bejne sikur zihen qe te zejne toka sa me shume!
    Pervec kesaj, bregdeti, te pakten 100 metra nga bregu i detit Adriatik dhe 50 metra nga bregu i detit Jon, nuk mund ti lihet privatit, por duhet te jete toke shteterore per arsye nga me te ndryshmet madhore!
    Lere qe kot qe flas dhe une! Ketij muhabeti i eshte bere muti kala, e tani s’mund te rregullohet me dot, por vetem do te shohim vrasje dhe gjithfare filmash te rinj!

    Reply to this comment
  10. mirel September 22, 12:06

    Po per Dhermiun nuk e shkruajte nje fjale o Viktor satiriku, sikur dhe permbledhtazi!?
    Dy faqe shkrim me citime poetike per Petrit Vasilin, sikur ata qe vjedhin e grabisin ne Dhermi nuk jane te ketij lloj brumi? Ata qe vjedhin ne Lezhe jane pa integritet moral, ndersa ata qe vjedhin ne Vlore kane integritet moral te padiskutueshem.
    Ata qe vjedhin ne Lezhe duhet te kene turp, e te mos kene sy e faqe te dalin para atyre qe vjedhin ne Vlore. Se ata qe vjedhin ne Vlore e ne Dhermi jane vetvetiu te nderuar e te respektuar. Vjedhja e tokave ne Vlore ka ne vetvete natyre demokratike, ndersa ne Lezhe eshte farse kriminale.
    Me kete llogjike o Viktor kush eshte ai qe nuk do dyshoje se arrestimet ne Lezhe nuk jane politike? Arrestoni hajdutet e Lezhes. Hajdutet e Vlores i kemi nderin e Kombit.

    Reply to this comment
    • ! ! ! September 22, 19:55

      Ai (Viktori) thote , se eshte bere baterdia , qe nga Jugu ne Sarande e deri ne Veri ne Velipoje , ti kerkon oreksin tend ! Viktori nuk ia ka pertuar askujt , por ti je njeri pervers , qe kerkon me ngulm te nxjerresh veten ne pah , permes 5 apo 10 konenteve ne cdo artikull , duke i ulur vleren komenteve , lodhur e merzitur lexuesit me idjotesite e tua te shumta !

      Reply to this comment
  11. Zgalem September 22, 13:45

    Vjedhja e tokave ne Lezhe eshte modeli , qe eshte perdorur , ne te tere bregdetin . Analiza e Viktor Malaj , esghte model i nje gazete , per mbrojtjen e prones publike . ose per manovrat qe perdoren , per tjetersimin e prones bujqesore dhe bregdetare . Gjykatat e korruptuara , jane protogonistet e kesaj megavjedhje , por kjo analize u ve damken e vjedheseve , me fakte , drejtusve te PD+LSI , qe mbrojne ne menyre te hapur hajdutet e denuar , qofte dhe shume lehte nga drejtesia . Hajdutin e mbron vetem nje super hajdut dhe ky fenomen eshte analizuar me pergjegjesi nga Viktori . Mendoj , qe ky shkrim analitik , qe vlen , per te gjithe kontravajtjet e bregdetit , te mos hiqet nga gazeta , per nje kohe te gjate . Populli ta kete parasysh se ç’eshte bere me pronat e tij dhe cilet jane politikanet , ne mbrojtje te hajduteve .V. Malaj eshte per te falnderuar , per kete analize te plote dhe korrekte Zgalem

    Reply to this comment
  12. Adih September 22, 16:32

    Zgalem @……..
    Ju lutem te komentoni me me kembe ne toke .Shkrimit te zotit Viktor ,nuk i heq as edhe nje presje .
    Por i nderuar Zgalem ,une personalisht ,me gjithe se sjam gazetar , po te kishja shkruar kete teme te mprehte ,nuk do vecoja banden e PS me te LSI e PD: Jane i nderuar Zgalem njelloj . Jane te gjithe hajdute ,pa i hequr as presjen dhe as piken . Mos shkruaj te lutem si opozitar i LSI e PD ,e natyrisht me te drejte shkruan z Viktor ,si dhe ti kur komenton ,,por te dali edhe nga nahia e PS:Vellait te PD e LSI .Apo e kam gabim .Nuk ka budallenj sot ,dhe nuk me vjen mire per ipokrizira .Bregdeti ,u dhje perfundimisht ,u betonizua pa kriter, te bashkuar si nje trup i vetem nga te treja keto parti ,nga veriu ne jug te gjithe bregdaetit shqiptar ,dhe po te kesh kundershtime me mua , me kenaqesi te mirepres i nderuar .Jo ca te nenes e ca te babes .Une nuk i honeps , e nuk i votoj dhe sdo ti votoj kurre keto tre parti , por komentoj te verteten dhe me dhimbje e them dhe kujtoj se Diktatori Enver Hoxha ,jashte deshires ta lavderojme ,te pakten na i la te virgjer kete natyre , na beri nje nder ,por keta te gjithe ne kor bretkocash PS ,PD e LSI e shkateruan e vodhen brutalisht me keq si mallin e babes, kete natyre te bukur ,ku po te ishte punuar mire nga politikanet ,do ishte nje baze shume e mire e mireqenies se gjithe popullit shqiptar ,nga Vermoshi ne Konispol .Me keqeardhje eshte dhjere komplet .Dhe me qe mu kujtua ,po te permend VANGJUSH DAKON ,ne Durres .Shikoje se cka bere ne ish plazhin e Durrsit ,jane qindra mijera hektare ,ku ky hajduti DAKO ,me nje te shkelur te syrit ,natyrisht me ryshfete te majme ,ka “SHITUR ” (vjedhur ) miliarda euro ,me keq se ne mall te babes ne kete ish plazh ,bile eshte betonizuar edhe teritori i hotel Adriatikut ne ate kohe ,ish lulishte dhe fusha tenizi , e deri tek parkimet ndertuar me stiin rus rreth te viteve 50 .Jo per te qeshur ,por per te qare ,se po te vije gjithe popullsia e KINES dhe e Indise nuk i mbush dot gjithe keto shtreter ne ish plazhin e Durrsit ,prone e PS se Dakos ,dhe nuk dua te permend infeksionin qe mer ne ish plazhin e Durrsit .Pyete nje here Vangjush Dakon ,ose Ramen ,keta nuk bejne prej shume dekatash plazh ne ish plazhin e Durrsit .Prandaj keto banda te treja pa perjashtim ,per mendimin tim ,populli duhet pa tjeter ti abandonoje 100% ne zgjedhjet e ardheshme te 21 .Ose te zvarritet ,e te vrasi njeri tjetrin ,per ceshtje pronash ,me keq se deri me sot .Sinqerisht me fal qe po ju kritikoj ,por i them indirekt ose direkt edhe zotit te nderuar Viktor .

    Reply to this comment
    • mirel September 22, 23:05

      Kjo po qe eshte llogjike e drejte ne arsyetim. Viktori, apo Mero, shkruan per te nderzyer tifozerine e Rilindjes kunder PD LSI. Kohe fushate vella, marrin leket.
      Si thosh cenua, kur te vije fushata do filloni prape avazin e bythelepirjes. Tepke keshtu po ndodh

      Reply to this comment
      • Sazani September 23, 01:29

        O i pandershmi ” Mirel ” !
        per cfare ndersimi behet fjale ketu ? Ketu flitet per nje rast konkret, me emra konkrete dhe per nje vendim penal gjyqesor. Viktori trajton faktin shume domethenes se si partite ( ne kete rast PD dhe LSI, sepse Viktori nuk e ben medoemos Fran Frrokaj perfaqsues te PS-se ) marrin ne mbrojtje njeriun e tyre te korruptuar dhe i kundervihen vendimeve gjyqesore.
        Ti ” Mirel ” qe vdes per PD dhe per ” demokraci ” je i lire te votosh pikerisht hajdutet e provuar me shqyrtim gjyqesor dhe partine e tyre qe i merr ne mbrojtje. Te marresh ne mbrojtje hajdutin do te thote se pajtohesh me vjedhjen dhe krimin dhe je edhe vete i asaj kategorije. Ashtu si ata ( si puna jote ), njerez te verber, qe i dalin zot cfaredo veprimi te nenes parti, tregojne se pajtohen me krimin dhe fjalen ” demokraci ” e kane si leter higjenike ose nuk ia kane idene se cfare eshte, sepse edhe te pretendosh se je demokrat e lufton per demokraci, edhe te mbrosh hajdutet e popullit, kjo s’ka bythe ku te rrije. kete e bejne vetem ” Mirelet ” pa mend e pa karakter.

        Reply to this comment
  13. Tori September 23, 08:19

    Jo moi Gertruda dhe as ti o Sandokan ,nuk jam e nuk kam qene asnjehere pjese e asnjeres nga ata qe thoni ju por jam nje pensionist qe po te mos me ndihmojne femijet ne emigracion me pensionin qe marr ngordh per buke.Un shkruajta sepse menyra e shkrimit te Viktorit eshte thjesht nje propogande ne mbrojtje te rilindjes meqe u be ne kohe fushate dhe e njeaneshme.

    Reply to this comment
  14. emigranti September 23, 11:21

    PS+PD+LSI bija te PPSH
    ju qe spranoni kete ekuacion te thjesht, jeni pjese e mjerimit te shqiptareve.
    30 vjet abusime me leket e popullit dhe asnje denim, morali per rinin eshte amoralja.Nje klas politike qe doli nga nje dhome e kuzhin e sot jan milardier pa dallim bashkombas mos me gjykoni per perkatesi politike.
    E kan cuar rinin ne nje apati te plote qe i mungon totalisht orientimi me qendru ne kete vend te bukur qe na e ka fal zoti, por ne te kunderten marrin rruget e emigrimit e kenaqesin e riprollimit te femijeve te rraces tone ti gezojn shtetet e tjera.Ta shkaterrojm kete popullsi e ndoshta po te besh pak llogaritje se di se kujt i sherbejn.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim