Hakeri holandez gjen fjalëkalimin e Trump në Twitter: Ishte kaq i lehtë!

December 19, 2020 09:11

Hakeri holandez gjen fjalëkalimin e Trump në Twitter: Ishte kaq i lehtë!

Një hakeri holandez iu deshën vetëm disa përpjekje për të hyrë në llogarinë e presidentit amerikan Donald Trump në Twitter. Madje, sipas “Business Insider”, atij iu deshën vetëm pesë përpjekje për të gjetur fjalëkalimin e saktë të Trump.

Për këtë prokurorët holandezë këtë javë konfirmuan se hakeri zbuloi fjalëkalimin e Twitter të Trump dhe krijoi qasje në llogarinë e tij në tetor.

“Pas hyrjes së suksesshme, holandezi u përpoq të kontaktojë autoritetet amerikane për të raportuar këtë mangësi. Ai e bëri të njohur veten dhe dha këshilla se si të rregullohet”, kanë shkruar prokurorët në një postim.

Mirëpo, Twitter ende nuk e ka konfirmuar hakerimin dhe Shtëpia e Bardhë e kishte mohuar një gjë të tillë në tetor.

Ndërkohë, Gevers ka postuar një fotografi në Twitter të një fletëpalosje nga një tubim i tetorit të Trump në Pensilvani. Rrjeti wifi në atë tubim u emërua “Make America Great Again” dhe përdori fjalëkalimin “MAGA2020!!”

Hakeri Victor Gevers nuk do të akuzohet për një krim, sepse ai menjëherë e raportoi atë tek autoritetet në SHBA dhe Holandë.

o.j/dita

December 19, 2020 09:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim