Beograd, hakerohen web-et qeveritare serbe me foto dhe mesazhe shqip

November 28, 2015 13:11

Beograd, hakerohen web-et qeveritare serbe me foto dhe mesazhe shqip

Një grup hakerash kanë sulmuar faqen zyrtare të Ministrisë së Minierave dhe Energjitikës në Beograd, faqen zyrtare të qeverisë si dhe disa sektorë të tjerë të veprimtarive shtetërore serbe.

Në mesazhin në faqe, grupi identifikohet si “Kosova Hackers Group” ndërsa pamja që ‘gëzojnë’ falë hakerimit, është kjo që shihni në foto.

“Luftojmë për ty që tmos humbësh kurrë, ty JETEN ta fali ma i miri FLAMURË” – është teksti që shfaqet në webfaqet e hakeruara.

Po ashtu grupi i hakerëve ka sulmuar dhe webfaqen kryesore srbija.gov.rs , e cila për momentin është e bllokuar.

Në webfaqet e sulmuara hakerët kanë paraqitur dhe tabelen e kualifikimeve për Euro 2016 me tekstin “Dont Forget”.

Sipas mediave kosovare që citojnë grupimin në fjalë, më shumë se 75% e Serbisë nuk do kenë qasje në Internet.

November 28, 2015 13:11
Komento

3 Komente

  1. INformatika s'eshte nji arm idiotesh November 28, 13:24

    Idiotesia patriotike e sharlataneve te kombit marrshojn internetit sipas riteve mesjetare

    Reply to this comment
  2. predator November 28, 13:26

    Keta patriote nese jane vertet patriote me se pari lipset te mesojne mire gjuhen e nenes.
    Shqipja e tyre ne fjaline qe kane shfaqur ne hakerim, le shume per te deshiruar.

    Reply to this comment
  3. era November 28, 13:53

    kemi nja tre ore pa energji elektrike dhe nuk kam si “Po i postoni shumë shpejt komentet. Pa uleni pak ritmin.”

    Te shkojne ne Prishtine ne prpteste aty ku tradhetarve te kombit Isa Mustafes dhe Thacit ti tregojne se nuk jane shqiptare.
    Ndersa serbet le ti lene ne egersine e tyre.dhe mos i pjerdhin fare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*