Haki Çako apelon vendimin e Gjykatës

June 8, 2016 09:54

Haki Çako apelon vendimin e Gjykatës

Haki Çako ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës që e pezulloi nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Apelimi është bërë nga avokati i tij Maks Haxhia, i cili e kishte paralajmëruar një ditë më parë se nuk do të pajtoheshin me vendimin e Gjykatës së Tiranës.

Haki Çako u pezullua dje pas një vendimi të Gjykatës, e cila u vu në veprim nga prokuroria.

Kjo e fundit e akuzon Çakon dhe dy vartës të tij për “pengim hetimesh” lidhur me një pajisje përgjimi që ka hyrë në Shqipëri nga Italia.

Ndaj dy vartësve të Çakos u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie.

Grupi hetimor sekuestroi dje edhe kompjuterin e zyrës së Haki Çakos, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

June 8, 2016 09:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim