Haki Çako mbledh krerët e Policisë: Të goditen grupet kriminale që kemi evidentuar

August 22, 2017 13:44

Haki Çako mbledh krerët e Policisë: Të goditen grupet kriminale që kemi evidentuar

Drejtori i Përgjithësim i Policisë së Shtetit Haki Çako ka zhvilluar një takim me drejtorët vendorë të Policisë, shefat e Komisariateve dhe të stacioneve policore, si dhe me drejtorët rajonalë të kufirit dhe migracionit.

Ai ka kerkuar që të gjitha grupet kriminale, të cilat janë evidentuar nga vetë Drejtoritë Vendore të Policisë, “duhet të bëhen objekt i punës për goditjen e tyre.

Gjithashtu do të bëhen objekt i punës dhe hetimi i pasurive dhe aseteve kriminale”, nje aksion qe e paralajmeroi para disa javesh edhe kryeministri Edi Rama.

Drejtori Çako theksoi se krahas punës së bërë për goditjen e paligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit ende ka disa mangësi, shqetësime nëpërmjet përcjelljes së mesazheve dhe ankesave të qytetarëve në të gjithë vendin.

Shqetësime dhe porosi të cilat vijnë direkt nga kryeministri nëpërmjet përcjelljes së mesazheve dhe ankesave të qytetarëve në të gjithë vendin.

“Krahas punës së mirë që është bërë, përsëri vihet re se në drejtim të goditjes së fenomeneve të paligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit ka mangësi dhe për këtë qëllim jemi mbledhur sot për të përcjellë disa mesazhe, porosi dhe shqetësime të cilat kanë të bëjnë me këtë fenomen.

Vihet re një neglizhencë në evidentimin, hetimin dhe goditjen e fenomenit të veprave penale që cenojnë regjimin juridik të tokës të tilla si ndërtimet e paligjshme, pushtimet e tokës, pronës si publike dhe private, ambienteve publike etj. Rasti i fundit i ditës së djeshme në Tirane tek Parku i Liqenit”, tha Drejtori.

Ai shtoi se për disa vepra penale kundër mjedisit si: prerja e paligjshme e pyjeve, drurëve frutore, peshkimi i ndaluar, shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe mjedisit, ndotja e ujërave etj., apo vjedhja e energjisë elektrike ka një neglizhencë në evidentimin, hetimin dhe goditjen e tyre.

“Duke filluar që sot për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit lufta kundër paligjshmërisë në territor, për veprat penale të mësipërme do trajtohen nga Policia e Shtetit njësoj si po parandalohet dhe goditet fenomeni i kultivimit të lëndëve narkotike.

Për këtë qëllim do të hartohet një plan masash i ngjashëm me atë të kultivimit të bimëve narkotike ku do të parashikohen një sërë detyrash si kontrolli me përgjegjësi i gjithë territorit. Për këtë kontroll përgjegjësit kryesore do të jenë punonjësit e policisë, patrulla e përgjithshme, ndihmës specialisti i policimit në komunitet, specialisti për hetimin e krimeve.

Edhe në këtë rast qëndrimi në punë do të vlerësohet nga kontrolli mbi këtë territor dhe në rastin më të keq edhe marrja në përgjegjësi penale. Kjo përgjegjësi do të jetë edhe për zinxhirin komandues.

Detyrë tjetër e rëndësishme është kryerja e hetimeve dhe vënia përpara përgjegjësisë e nëpunësve të agjencive të ndryshme shtetërore, të cilat kanë për detyrë të mbikëqyrin territorin dhe parandalojnë veprat penale të mësipërme”, deklaroi Çako.

Drejtori vlerësoi rezultatet e deritanishme kundër kultivimit si shumë të mira.

“Jemi në prag të përmbushjes së objektivit, por jemi në një periudhë që duhet shtuar shumë vëmendja. Duhet të vazhdojnë kontrollet e të gjithë territorit sidomos kontrollet e vendeve dhe ambienteve të mbyllura”, u shpreh ai.

“Kërkohet një intensifikim i masave për marrjen dhe analizimin e informacioneve si dhe fillimin e hetimeve proaktive për grupet kriminale dhe individët e përfshirë në këtë veprimtari.

Të gjitha grupet kriminale, të cilat janë evidentuar nga vetë Drejtoritë Vendore të Policisë, duhet të bëhen objekt i punës për goditjen e tyre. Gjithashtu do të bëhen objekt i punës dhe hetimi i pasurive dhe aseteve kriminale”, tha Çako.

August 22, 2017 13:44
Komento

3 Komente

  1. Fatmir August 22, 14:20

    Po behet edhe ky si Llalla dhe Veliaj. Kujt i a thote keto? Kush e pengon qe te veproje. Puna e policise nuk eshte pune e mediave, por duhet veprim konkret. Media merr vete informacion kur i duhet. Apo mos duhet te njoftohen grupet kriminale qe te maskohen?

    Reply to this comment
  2. Merqez Katunari August 22, 19:29

    Keto 4 vitet e ardhshme do jene percaktuese se sa deshire serioze dhe aftesi do kete kjo qeveri per te futur vendin ne rugen e zhvillimit dhe kthimit te shpreses. Nuk i mungojne votat as eksperienca perendimore as pasuria natyrore as njerezit e arsimuar.
    Ka ardhur koha te ndertojme ekonomine tone, boll u lodhem si argate neper bote.
    Duhet patjeter te filloj prodhimi vendas, te rriten rrogat, te shfrytezojme naften tone me cmim te lire. Deri tani kemi vetem kafe dhe lloto ne cdo cep te qyteteve.
    Duhet ngritur niveli arsimor, te mos ikin studentet jashte duke paguar qimet e kokes neper universitetet e huaja
    Te ardhura valute te huaj ky vend ka sa te duash duke menduar se rreth 500 mije punojne jashte.
    Na duhet nje qeverisje e zgjuar me njerez serioze per pune.
    Nese nuk hidhen hapat e duhura ne keto 4 vite te arta dhe te shohim ndryshime pozitive atehere zor se shqiperia do kete me shanse te behet nje vend ku ja vlen te jetosh edhe per shume vite te tjera.

    Reply to this comment
  3. Adrian Lile August 22, 20:28

    Respekt per punen dhe profesionalizmin e Z. Cako. Kjo eshte Policia qe duam per ti sherbyer popullit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*