Hakmarrja e Idrizit, pushohet nga puna gazetari që denoncoi dhunën në Kllogjer

Redaksia Online June 21, 2013 16:45

Hakmarrja e Idrizit, pushohet nga puna gazetari që denoncoi dhunën në Kllogjer

Pushohet nga puna gazetari që denoncoi një ditë më parë dhunën e ushtruar ndaj përfaqësuesve të medias dje në Kllogjer, nga stafi dhe truproja të kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Gazetari Telnis Skuqi u shpreh dje përmes Facebookut në lidhje me incidentin pranë varrezave të Kllogjerit, ku “trimat “ e Idrizit, siç i quan ai, dhunuan dhe ofenduan atë dhe disa përfaqësues të tjerë të mediave, të cilët po përpiqeshin të bënin fotografi. Siç duket, kjo ka ngjallur zemërimin e Idrizit, i cili nuk ka pritur gjatë, por i ka gjetur menjëherë “fijet” për t’u hakmarrë.

Shkak kanë  qenë pikërisht fotot e realizuara nga skuqi, të cilat tregojnë se në Kllogjer nuk ka varreza, pavarësisht se janë dhënë që në nëntor të 2012-s rreth 1 miliard lekë për ndërtimin e tyre.

Më shumë rreth ngjarjes mund të lexoni këtu: http://gazetadita.al/na-shpeto-nga-trimat-shpetim/

fototkllogjervarretflamuj

Redaksia Online June 21, 2013 16:45
Komento

5 Komente

  1. Era June 30, 00:08

    Personalisht e njoh gazetarin dhe fotoreporterin Telnis Skuqi. Eshte djale i shkathet dhe nuk pranon kurre te bej komprosim me profesionin. Me vjen keq qe e kane larguar kete profesioniste.

    Reply to this comment
  2. ira November 11, 01:59

    Telnisi i telendis gjerat per perfitime, eshte nje rrogetar i ekstremisteve fqinje greke
    By Saranda News. Capital
    Skandali ne zyren arsimore Sarande: Presion karrieres se zyrtarit te shtetit per deftesen e shkolles se mesme.
    Pergjegjesi i zyres arsimore Sarande Sami Alimema ka deklaruar presionin nga shtetasi Teldis Skuqi ne kembim te defteses se mesme per Skuqin. Alimema pohoi per news 24 se si fillim Telnis Skuqi i ka bere presion per emerimet e mesueseve nga qershori e deri pas zgjedhjeve ne kundershim me udhezimin e ministrit te arsimit, ndersa ne kembim te heshtjes i ka kerkuar deftesen per shkollen e mesme, te paperfunduar vite me pare. Kerkesa e tij per deftesen e shkolles se mesme eshte pasuar nga poterja ne korridorin e zyres arsimore. Sipas Sami Alimemes Telnis Skuqi, ka qene ne shtepine e femijes Sarande, ne klasen e shtate eshte derguar per riedukim ne Zejmen te Lezhes si problematik dhe vjedhes i perseritur. Ne shtepine e femijes ne numrin e tij te amzes nuk rezulton mbarim i shkolles se mesme as ne Durres 2 vjecarja per tornitor, nje mundesi kjo ne vitin 1991 per te qene rezident ne konvikt. Pas rikthimit nga emigracioni ne Greqi ne vitin ’97 Skuqi nisi Universitetin e Gjirokastres pa dorezuar deftesen e shkolles se mesme, pasi u ndihmua si jetim, dhe u pershtat me statusin e jetimit duke perfituar kredine e zbutur dhe punesimin si mbeshtetje nga bashkia. Punesimi ne shtypshkronjen e gazetarit te njohur Engjell Seriani e futi Skuqin ne boten e medias dhe pastrimit te imazhit te hajdutit.
    Konfliktin me Sami Alimemen, Telnis Skuqi e pasoi ne ekranin e news 24 duke perdorur friken se drejtori e kish kercenuar me jeten kur Skuqi i kish kujtuar Alimemes se kishte dokumenta per mosshkollimin e vet drejtorit dhe pjesmarrjene tij ne cetat e ’97 ne Tepelene.
    Presioni i Telnis Skuqit perbalti mesuesit e diplomuar nga Universiteti i Gjirokastres dhe te emeruar ne muajt e fundit nga Sami Alimema.
    Pavaresisht demeve te djegieve te arkivave te universiteteve ne ’97 dokuemntacioni eshte i ruajtur nga seksionet e dikurshme te arsimit, nga Ministria e Arsimit, nga dokumentat origjinale etj. Keto diegje te ’97 po perdoren si presion per perfitime financiare ne emer te investigimit gazetaresk.

    Reply to this comment
  3. agron November 16, 15:10

    keshtu shkruan telnisi ndersa eshte paditur thjesht per shpifje nga Ziso Lluci: Për here te dyte ne jetën time unë quhem i pandehur. Ku isha 13 vjeç u dënova nga Gjykata e Sarandës me nenin 55 (prisha aksidentalisht bustin e Enver Hoxhës). Sot me ka ardhur një tjetër akuze nga një zyrtar i Ministrisë se Arsimit për “shpifje”. Ai quhet Ziso Lluci, djali i Janit, 50 vjec, banues ne Sarande dhe nëpunës civil, specialist për koordinimin rajonal pranë Ministrisë se Arsimit.

    Hallall qeveria qe sapo ka ardhur ne pushtet, lejon këtë “rufjan”, i cili pasi ka dështuar totalisht si pedagog, deputet, krye komunar, tani kërkon te ndërtoj karriere duke tentuar te me mbylli gojën si gazetar investigativ. Ta harroj Lluci i lluceve qe me këtë tentative mund te me heq nga dora kalemin! Personalisht do te përballem me këtë njeri balle për balle dhe do te fitoj ndaj këtij nëpunësi të zakonshëm, i cili si deputet ne vitet 1997-2001, ne kohen e ku kosovaret vriteshin, takoi dhe puthi me mall ish diktatorin serbe Slobodan Miloseviçin…

    Reply to this comment
  4. deni November 17, 09:32

    ketu ne gjirokaster eshte bere rremuje nga poteret e Skuqit, ai asnjehere s eshte pushuar nga puna te cilen e perdor si i do qejfi se kur rrezikohet nga ato qe ben u kujton njerzve qe eshte jetim.
    I shkreti engjell serjani i dha buke e zanat dhe e zhyti tenisi ne balte, panajot barka e ziso lluci e ndihmuan te mbaronte shkollen e larte si me halle qe dukej, edukatoret e jetimores, ..po telnisi eshte kalova lumin ….kali behet imi..dhe keshtu dhe ju jeni perdorur me kete shkrim e keni mbrojtur zoterine ngaterrestar pa i ndodhur asgje, e keni bere hero,, ndoshta periudhe fushate dhe ka penetruar lehte.

    Reply to this comment
  5. laureta March 26, 15:14

    Me vjen keq qe keqperdor telnisi faqen tuaj duke ju dizinformuar dhe duke bere viktimen. Ne fotot personale te telnisit keni servirur nje konflikt te krijuar ne imagjinaten e skuqit, pasi si reportere e atsh/se kam raportuar per kete veprimtari me shume korrektese. Dhe nuk di qe redaksia te me sillte si ndihmes Telnisin aty..apo te jete pushuar gje nga puna per kete…me vjen keq qe ju ka keqperdorur telnisi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*