Hakmarrja: Presidenti urdhëron dekorimin e Bamkë Qylollarit

January 7, 2017 09:29

Hakmarrja: Presidenti urdhëron dekorimin e Bamkë Qylollarit

 

Pas valës së reagimeve kundër dekorimeve të tij të përditshme, Bujar Nishani dje është kundërpërgjigjur sërish.

Ai urdhëroi njërin nga këshilltarët që ja kanë marrë dorën të shkruarit, të hartonte një pamflet kundër stalinistëve të sotëm, që ende nuk e kanë kuptuar se Balli Kombëtar qysh’ahere aspironte për anëtarësimin në BE dhe heqjen e vizave.

Por përveç shkrimit të fuqishëm emocional, Gojët e Liga kanë mësuar se Nishani ka vendosur ta çojë zemërimin e ligjshmë dhe kushtetonjës deri në fund:

Ai ka urdhëruar dekorimin e çdo ballisti me emër dhe që ka mbetur në kujtesën popullore, qoftë ky real apo fiksional. Një nga përfituesit është edhe Bamkë Qylollari, që edhe sot kujtohet me dashuri si xhaxha Bamka.

Shkruaj aty”, mësohet se ka urdhëruar Presidenti këshilltarin që di të shkruajë më mirë, “për merita të veçanta në zgjedhjen e dashit që prin kopenë, në strehimin e luftëtarit të lirisë Salih Ramë Protopapa, në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore me kapitenin gjerman Hans Birkhof dhe për moslejimin që Salih Protopapa ta puthte në prapanicë fshatarin para se ky të pushkatohej… për të gjitha këto, Bamkë Qylollari nderohet me titullin e lartë Bishtuk i Demokracisë”.

Bamkë Qylollari, Bishtuk i Demokracisë

Bamkë Qylollari, Bishtuk i Demokracisë

Pas një debati të shkurtër, Nishani pranoi edhe dekorimin e tregtarit Mazllëm, ndërsa për përkthyesin e  talentuar të gjermanishtes Lefter Lefteri u vendos dhënia e titullit Honoris Nausea post atentatum.

Mësohet se stafi presidencial ndërkaq po punon për hulumtimin dhe qëmtimin e emrave të përveçëm të trimave të Selfo Qorrit, në të kundërt ata do dekorohen në grup.

Në një zhvillim paralel, një grup shkencëtarësh presidencialë janë duke elaboruar tezën tashmë të njohur, se eposi i njohur shqiptar i Mujit dhe Halilit, në fakt ka ardhur i shtrembëruar deri në ditët tona.

Në variantin origjinal, thonë ekspertët nishanologë, ai quhej Eposi i Bujit dhe Salilit…

 

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Ngjarjet dhe emrat e përmendur mund të jenë edhe të vërteta.

January 7, 2017 09:29
Komento

10 Komente

  1. paci October 26, 22:48

    Jari te dekuroje edhe ballistin qe padrejtesisht e lene ne kanal automobili duke bere halene pasi e kishte zene barku nga pulat dhe meraku per atdheun . Ai ballisti ishte nacionalist anti komunist po e tradhtoj haleja e tije dhe shoferi duke e lene ne halene e tije me brakushe ne duar , se meriton dekuraten e Jarit ky tip nacionalisti qe bente sakrifica te tilla per memedhene ? . zbriste ne rruge per te bere halene .
    Kush eshte kunder eshte padyshim stalinist , enverist dhe cdo ist , kush eshte pro eshte padyshim gamur me bisht .

    Reply to this comment
    • feniks October 27, 01:27

      Burime te brendeshme prane presidences njoftojne se po pergatiten dekorime te shumta per figura te shqyera te kombit tone si Hamut Matjani,Rexhep Mitrovica dhe Xhaferr DEva si patriote te medhenj kunder ……ShqiperiseQ

      Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku October 28, 00:14

    Ju dhjefsha Enverin. Kaq.

    Reply to this comment
  3. Celo October 28, 23:16

    O xhuxhumak, kujdes kur dhjet. Se ngaqe je xhuxhumak, ate qe nxjerr e ke shume afer gojes. Kur te rritesh edhe pak, do te behesh tenxhere pa kapak

    Reply to this comment
  4. MH October 29, 00:52

    Presidenti asht percares i popullit duhet shkarkuar.

    Duhet te cohet i madh dhe i vogel ne protesta para presidences dite e nate per te largimin pa ceremoni te president ballistin Nishani nga detyra.

    Reply to this comment
  5. tomorrDR January 8, 01:44

    Per muharrem bajraktarin bine shume kembor
    Kokretisht nuke e di ne ”lume” a ka beret crime???
    Ai Si xhandar ka varure ne litare pa gjuq dy patriot bashkluftetare te Bajram Currit, ne qenndren e Krumes nenprefekture Hoxh Zogun e Gjelosh Ramen, ne malsin e gjakoves per cdo fshat duhet kete vra NgA dy vete.Bile ka Burgos e torturuare me dhjetra persona.
    Nje dit lexova qe kishte bere mascara te mdha ne mirdite,puke,terror e mascara ne shume fshatra te mercies,pukes,gjenocid,masakra etj.
    Kame degjuare se eshte dekoruare nuke e di Sa eshte e vertet.?????

    Reply to this comment
  6. eliot January 8, 11:31

    BUJAR NISHANI KA TE DREJTE ENVERI TE GJITHE QE DONIN NJE SISTEM TJETER JO KAMUNIST .. I BENTE TRADHETARE …PRANDAJ EDHE SALI PROTOPAPA ESHTE NJE DEFORMIM I KAMUNISTAVE …. THERRI DASHN QE PRIN KOPENE ….. HA HA HA PO ENVERI MEHMETI CFARE DASHI THERRTE CDO DITE ..THERRNIN NJE KOPE TE TERE …KUR POPULLI E BLENTE COPEN E MISHIN ME LETRA …KUSH ISHTE ME I NDYRE .?????

    Reply to this comment
  7. populli para 90 January 9, 15:49

    Nuk e kam kuptuar kurre keto dekorim e neqoftese do te tregohesha pak naiv.Se pari, qe te dekorosh nje Person per cfar do lloj gjeje qe ai ka bere ne jete duhet te kesh nje motiv.Kur ky MOTIV behet nga Motive politike atehere duhen harruar te gjitha, por kur ky behet per Motive shoqerore dhe njerzore atehere duhet te thriten specialistet qe te japin verdiktin e tyre.por me sa shoh une ne kemi nje President qe shkel herpashere Procedurat dhe e fundit eshte ber per Burg, sepse i ka shkaktuar deme kolosale popullit Shqiptar.

    Reply to this comment
  8. Fjalet e mira January 10, 15:37

    Me “MH”-ne komentues behuni te tere.
    Ky eshte shpetimi ! Ta nise TROPOJA per ti vene vetes NDERIN,mare “djalli saj- sa li hi.
    nga “fjalet e mira”

    Reply to this comment
  9. sopiqoti January 10, 15:38

    Lum na qe e kena ekte “..pisqoll”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*